AKTUALITET

Vidhnin monedha floriri dhe sende luksi në Francë, SPAK: Grupi kriminal ka qarkulluar mbi 2.8 milionë Euro

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 19:00
Vidhnin monedha floriri dhe sende luksi në Francë, SPAK: Grupi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e 12 personave, anëtar të një grupi të strukturuar kriminal që vidhni në Francë sende luksi me vlera të larta, e më pas pastronin paratë si në territorin francez ashtu dhe në Shqipëri.

SPAK njofton se ky grup kriminal përbëhej nga 17 persona, nga të cilët deri tani Policia e Shtetit ka mundur të ekzekutojë vetëm 12 masa sigurie të caktuara nga gjykata.

Ky aktivitet që kryhej në Francë dhe Shqipëri bëhej nga dy grupe. Sipas SPAK, në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 Euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga.

Pra, një shifër kjo në total mbi 2.8 milionë Euro.

Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Në vendin tonë, policia sekuestroi 65,300 Euro, 9900 Dollarë kanadezë, 60 ora dore luksoze, bizhu, 2 monedha ari, syze dielli luksoze etj. Nga 17 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, janë ekzekutuar deri tani 12 të tilla. Në mesin e personave të arrestuar është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja e tij. Idrizaj ka qenë shofer i Veliut kur ky i fundit mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe që tani është drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Poilicore.

Ndërsa në Francë, autoritetet atje kanë sekuestrua 215 569 Euro, 115 bizhu të ndryshme, 50 orë dore luksoze. Si dhe janë arrestuar 13 persona të tjerë në Francë.

Mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr. 56/2022.

Gjithashtu, bazuar në aktet e dërguara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr. 77/2022.

Pas regjistrimit të procedimeve penale objekt hetimi, janë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim mbledhjen e provave, dhe identifikimin e autorëve të dyshuar që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. Deri në këtë fazë është konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova për konsumimin e elementëve të veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 174/2 i Kodit Penal; “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal; “Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/1 i Kodit Penal; “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 298/2-22 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, në ngarkim të personave nën hetim: A. M., A. D., F. B., S. I., El. I., Eg. I,. B. I., D. S., V. K., T. B., G.A., A. Sh., B. Mem., A. Xh., (alias U. Z.,), E. B., E. K., dhe N. B., sipas akuzave respektive.

Për kryerjen e veprimeve hetimore është bashkëpunuar ngushtësisht me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së parë të Përbashkët Hetimore me Autoritetet Franceze të Drejtësisë.

Nga hetimet paraprake të kryer në territorin francez nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi, është mundur të evidentohet veprimtaria kriminale e kryer nga shtetas me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to brenda territorit francez dhe më pas atij shqiptar.

Bazuar akteve të administruara rezulton se, grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.

Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga.

Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë PKK Port-Durrës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara për interesa të procedimit penal me nr. 56, të vitit 2022 (bashkuar me procedimin penal nr.77/2022) ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 17 persona në hetim, gjykatë e cila me vendimin e saj Nr.56, datë 12.06.2023 ka vendosur pas kërkesës tonë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 persona nën hetim, caktimin e masës të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim, dhe caktimin e masës të sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe çanta apo këpucë të firmave prestigjoze;

Autoritetet Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 12 masa sigurimi personal për personat nën hetim:
A. M., A. D., F. B., S. I., El. I., Eg. I,. B. I., D. S., V. K., T. B., G.A., A. Sh.,

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për bashkëpunëtorët e personave të arrestuar, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan