AKTUALITET

40 organizata ndërkombëtare i kërkojnë Britanisë që të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 16:00
40 organizata ndërkombëtare i kërkojnë Britanisë

Rreth 40 organizata ndërkombëtare i kanë dërguar një letër autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ku kërkojnë që të Shqipëria të hiqet nga lista e ‘vendeve të sigurta’, pasi sipas tyre, Shqipëria ka probleme që i bëjnë njerëzit të kërkojnë azil.

Në letër renditen disa nga problematikat si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, bandat, apo diskriminimi i komunitetit të LGBTQI, romëve dhe egjiptianëve.

“Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për Amendamentin 128A dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj të paçmuar në adresimin e një çështjeje kritike brenda Projektligjit aktual të emigracionit ilegal. Ky projektligj, siç është, e klasifikon Shqipërinë në një listë të ‘vendeve të sigurta’, qytetarët e të cilës mund të kthehen shpejt në atdhe, pavarësisht nga kërkesat e tyre për azil apo të drejtat e njeriut.

Sipas mendimit tonë, përfshirja e Shqipërisë në një listë të tillë të ‘vendeve të sigurta’ është një vendim i gabuar. Shqipëria nuk i përket BE-së (Nuk është anëtarësuar) dhe as nuk i plotëson ato standardet e nevojshme për t’u klasifikuar si një “vend i sigurt”.

UNHCR-ja (Komisioneri për të drejtat e emigrantëve) ka shprehur shqetësimet e veta, duke deklaruar se “UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht vendimeve të gjykatave të MB të cilat pranojnë se grupe të caktuara shtetasish shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit”.

Përcaktimi i një shteti si ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi në atë shtet nuk ka rrezik serioz të persekutimit të shtetasve të atij shteti.”

Fatkeqësisht, Shqipëria nuk e plotëson këtë kriter. Vendi përballet me çështje të rënda si korrupsioni, trafikimi i qenieve njerëzore, dhuna e lidhur me bandat dhe diskriminimi ndaj komuniteteve duke përfshirë komunitetet LGBTQI, rome dhe egjiptiane. Shkalla e pranimit të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në MB e vërteton më tej këtë pohimi se Shqipëria nuk përmbush standardin e ‘vendit të sigurt’. Në vitin 2022, Mbretëria e Bashkuar u dha statusin e mbrojtjes më shumë se 650 shtetasve shqiptarë, përfshirë këtu mbi 60 fëmijë të pashoqëruar. Për më tepër, i njëjti vit dëshmoi një shkallë suksesi prej 57% për ankesat e bëra nga shqiptarët në gjykatën e nivelit të parë për kërkesat e tyre për azil. Ata që ofrojnë shërbime mbështetëse profesionale për azilkërkuesit shqiptarë dhe viktimat e trafikimit dëshmojnë drejtpërdrejt frikën dhe vuajtjen e komunitetit azilkërkues shqiptar. Këta individë, të cilët janë jashtëzakonisht të cenueshëm, shpesh mbeten të panjohur si të tillë nga shoqëria në përgjithësi. Pohimi se Shqipëria është një ‘shtet i sigurt’ për shtetasit e saj është, në përvojën tonë, thelbësisht i gabuar. Do të ishte një keqinterpretim të këmbëngulësh se nuk ka rrezik persekutimi për shtetasit në atë shtet. Ne rrezikojmë të shkelim drejtpërdrejt detyrimet tona ligjore ndërkombëtare dhe të brendshme duke kthyer me forcë individët për t’u përballur me persekutimin. Ne, të nënshkruarit, qëndrojmë me vendosmëri në mbështetje të këtij amendamenti për të hequr Shqipërinë nga lista e ‘vendeve të sigurta’.

I lutemi deputetëve të marrin në konsideratë rëndësinë e kësaj çështjeje, të reflektojnë mbi narrativat personale dhe të dhënat faktike të ofruara dhe të përputhen me qëndrimin tonë në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të shtetasve shqiptarë. Ne kërkojmë që të përdorni ndikimin tuaj për të parandaluar që individët vulnerabël të rikthehen për t’u përballur me persekutimin, duke refuzuar klasifikimin e Shqipërisë si një ‘vend i sigurt’ brenda projektligjit aktual të emigracionit të paligjshëm”, shkruhet në letër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë