Vijon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët edhe sot në protestë
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markat”.
Bazuar në informacionet e siguruara, shkëmbimin dhe bashkëpunimin me Komisariatin e Policisë nr. 4 në Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Ll., 21 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë shkuar në Bulqizë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë ushtruar kontroll në vendin ku dyshohej se ndodhej shtetasi i kërkuar.
21-vjeçari, që pak minuta më parë kishte vjedhur një automjet Benz në fshatin Gjoricë, Bulqizë, në pronësi të shtetasit V. Xh., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi bashkë me automjetin, në drejtim të Tiranës.
Në kuadër të operacionit “Markat”, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit, si dhe kapjen e 21-vjeçarit, të cilin ia kanë dorëzuar shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 21-vjeçari ka vjedhur edhe tre automjete të tjera në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale në një automjet, po në lagjen nr. 15, Durrës.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata e...
Ndonëse në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, nëse shih...
Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashk&e...
Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.7 lekë. Nd...
Blegtorët e fshatrave në Maliq janë drejt falimentimit për shkak se nuk përfitojnë asnjë ndihmë nga shteti dhe pë...
Bregu i Liqenit të Shkodrës ofron një pamje më shumë se sa të shëmtuar. E gjithë gjatësia e këtij bregu &eum...
Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të...
Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet. Fermerë dhe përpunues po...
Burgu i Burrelit. 29 mars 1991. Ora kishte kaluar nëntën. Rregullat e regjimit të brendshëm nuk kërkoheshin më. Disa nga të...