Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
FIER- Emisioni investigativ "Piranjat" ka denoncuar më 27 shtator një rast ku tregohej vjedhja e mbetjeve të riciklueshme nga landfilli i Fierit. Kjo vjedhje bëhej nga një person i quajtur Soni Hoxha i cili administronte një godinë private, që ishte vetëm 50 m larg nga stacioni i transferimit të mbeturinave të Bashkisë Fier.
Në investigimin e Piranjave u bë gjithashtu me dije se ky person kishte lidhje të ngushtë miqësore me drejtorin e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Fier, Fatjon Elezaj person që i bie të jetë përgjegjës direkt për menaxhimin e mbetjeve.
Vendosja e objektit privat në një distancë aq të afërt, edhe angazhimi i punetorëve privatë në mbledhjen dhe seleksionimin e mbetjeve, ishte një strategji për të fshehur gjurmët, dhe për të krijuar idenë se ata, punojnë për veten e tyre, ashtu si qindra të ngjashëm në të gjithë vendin.
Lidhur me ketë shkeje të ligjit, burime për "Piranjat" bëjnë me dije se drejtori i pastrimit-gjelbërimit Fatjon Elezaj është hequr nga puna, ndërsa në vendin e tij është vendosur Emiljano Skendaj. Pas largimit të Elezajt nga puna, i ngelet prokurorisë së Fierit që të nisë me hetimet për shkeljet ligjore të tij.
ARTIKULLI I PLOTË INVESTIGUES:
Skandali i inceneratorëve mund të konsiderohet pa frikë si afera më e madhe korruptive në historinë e Shqipërisë, e cila i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë qindra miliona euro. Një skemë e mirëmenduar e shtrirë në tre qytete, përfshi edhe Fierin, ku djegësi aq i reklamuar, nuk është vënë asnjëherë në punë, duke bërë që malet me mbetje të pushtojnë periferinë, dhe të krijojnë një vendgrumbullim që shërben si stacion transferimi drejt landfillit të qytetit. Dhe kur gjërat marrin për keq, gjendet gjithmonë dikush që me pretekstin se do zgjidhë punë, përfiton nga kaosi. Në rastin e Fierit, personi që zgjidh punët, quhet Soni Hoxha.
Ai administron një godinë private, e cila është vetëm 50 m larg nga stacioni i transferimit të mbeturinave të Bashkisë Fier. Çdo ditë, ai dërgon punëtorët e tij romë te godina shtetërore, ku bëjnë selektimin e mbetjeve urbane dhe më pas, nga aty me anë të një kamioni të vogël këto mbetje transportohen te objekti i tij privat.
Përpara se të vazhdojmë historinë me Sonin dhe betejën e tij për çlirimin e Fierit nga mbeturinat, duhet të bëjmë një sqarim të nevojshëm. Ai ka lidhje të ngushtë miqësore me drejtorin e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Fier, person që i bie të jetë përgjegjës direkt për menaxhimin e mbetjeve.
Për ta bërë të qartë edhe për ju, edhe vendosja e objektit privat në një distancë aq të afërt, edhe angazhimi i punetorëve privatë në mbledhjen dhe seleksionimin e mbetjeve, është një strategji për të fshehur gjurmët, dhe për të krijuar idenë se këta hallexhinj, punojnë për veten e tyre, ashtu si qindra të ngjashëm në të gjithë vendin.
Lidhur me ketë shkeje te ligjit drejtori i pastrimit, Fatjon Elezaj mundohet gjatë gjithë kohës të na mbushë mendjen se me ketë që po bëjmë, po i heqim bukën disa hallexhinjve që mbledhin kanaçe dhe plastika në pikën e grumbullimit të mbetjeve. Por e vërteta është ndryshe. Asnjëri nga këta persona në nevojë nuk lejohet të punojë për veten. Është Soni padroni i tyre.
Pasi kemi mbyllur bisedën përpara kameras, drejtori pohon disa gjëra që sapo na i kishte mohuar. Problemi është se për dreq, kamera ishte harruar e ndezur.
“E pashë kamionin, e pashë edhe kur kishit vajtur ju, edhe kur kishit marrë kthesën.Video plehrash janë, ca të bëj vëllai?”
Ndërsa Soni, përfituesi më i madh nga kjo histori mohon edhe punëtorët e tij duke u justifikuar, se janë romët që ia shesin atij dhe njësoj si drejtori mundohet ta devijojë gjithë diskutimin tek pengesa që ne po i bëjmë disa hallexhinjve romë për të mbledhur mbetje të riciklueshme. Gjë, që siç ju a shpjeguam është e gjitha një manipulim, për të fshehur të vërtetën.
Kjo është e vërteta e kësaj historie, e cila ka brenda shkeljen e ligjit dhe shfrytëzimin pa mëshirë të njerëëzve në nevojë, sepse uria nuk njeh kompromis dhe të çon në çdo derë.
pamje nga arrestimi TIRANË- Një person i dënuar për vrasje në Gjermani është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi...
aksidenti LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezh&e...
foto ilustruese TIRANË- Diaspora do të ketë peshën e saj në zgjedhjet e 11 majit, pasi për herë të parë emigr...
amf TIRANË- Konsolidimi i mëtejshëm i tregjeve financiare dhe thellimi i inovacionit do të jenë ndër sfidat kryesore të ...
ekaterina solovova TIRANË- Shqipëria po kalon në një proces transformimi ekonomik gjatë viteve të fundit, teksa rënd&eum...
banka e shqiperise TIRANË- Rritja e produktivitetit është një kusht i domosdoshëm për të mbështetur një rritje...
foto ilustruese TIRANË- Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjell&eu...
Zjarrfikësit GJIROKASTËR- Shëtitorja kryesore në Gjirokastër është ndotur mbrëmjen e sotme nga një rrjedhje e ...
Droga ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar shqiptar për trafik kokaine. Ka...
pamje nga kisha TIRANË- Komuniteti Orthodoks në Tiranë ka kryer lutje mbrëmjen e sotme në Kishën e Ungjillëzimit n...