Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Investimet e reja të bizneseve në prona, të matura sipas vlerës së lejeve të ndërtimit, janë në rënie për të dytin vit radhazi.
Mbështetur në të dhënat e INSTAT, vlera e lejeve për ndërtime jorezidente (duke përfshirë hotelet, zyrat dhe ndërtimet tregtare apo industriale) për 6-mujorin e parë 2024 arriti në 10.1 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë, vlera e lejeve të ndërtimit të miratuara ka rënë me afërsisht 20%.
Megjithatë, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara shënoi një rritje të lehtë në 176, 5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e tregut të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit e rriti edhe interesin e bizneseve për investime të reja në prona. Rritja e investimeve në prona erdhi edhe nga rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë nga pandemia dhe me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese të bizneseve, çka ka shtuar incentivat në drejtim të investimeve të reja, përfshirë këtu edhe pasuritë e paluajtshme.
Vlera e investimeve të reja për gjysmën e parë të vitit arriti nivelin rekord të afërsisht 15 miliardë lekëve në vitin 2022, ndërsa në dy vitet e fundit ka pësuar gradualisht rënie, megjithëse ngelet në vlera të konsiderueshme.
Megjithëse vlera e projekteve të reja të ndërtimit të bizneseve po ngadalësohet, e kundërta po ndodh me vlerën e kredive të reja për pasuri të paluajtshme të bizneseve. Kjo mund të shpjegohet me afatet e zbatimit në kohë të projekteve të miratuara në vitet e mëparshme.
Kredia për pasuri të paluajtshme është bërë tashmë produkti kryesor edhe në segmentin e bizneseve. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut portofoli total i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga bizneset arriti në 172.5 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë bizneseve ka shënuar një rritje rekord me 60%.
Rritja shumë e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme në segmentin e biznesit duket të jetë arsyeja kryesore e shqetësimeve që po shfaq Banka e Shqipërisë lidhur me zgjerimin e ekspozimit të sektorit bankar në tregun e pasurive të paluajtshme.
Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025.
Nëse ritmet e kreditimit do të mbeten të larta, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar rritje të tjera të normës së shtesës kundërciklike në periudhat e ardhshme. /MONITOR
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë ...
Foto ilustruese ITALIA- Një 17-vjeçar shqiptar, Stiven Xafa, ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës nga një ak...
Parukeria, subjekti i sulmuar POGRADEC- Një person i paidentifikuar, dyshohet se në gjendje të dehur ka thyer xhamat e një salloni buku...
TIRANË- Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi Strategjinë Ndërsektoriale Kund&eum...
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se deri tani nga analizat e kryera në njerëz nuk ka raste të infektuar me inf...
SHKODRA- Detaje të rreja kanë dalë nga atentati mafioz i realizuar në 30 Tetor 2024 në zonën e Dobraçit (Shkodë...
KALAJA E LËKURËSIT- Thuajse e gjithë zona e mbetur pa ndërtime në qytetin e Sarandës do të shndërrohet në nj...
ELBASAN- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga arrestimi i 6 pedagogëve të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ...
TIRANA- Pas dy muajsh punë në një resort turistik buzë detit Jon në Orikum, Ochen*, një estetiste 30-vjeçare nga Kam...
Foto ilustruese ITALIA- Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Nga hetimet ...