Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

ITALIA- Përpjekja e kryeministres italiane Giorgia Meloni, për të frenuar emigracionin e paligjshëm drejt vendit të saj, përmes marrëveshjes së arritur me qeverinë shqiptare, mori një tjetër goditje mbrëmjen e së premtes pasi Gjykata e Apelit në Romë, kundërshtoi mbajtjen në kampin e Gjadrit, të grupit të tretë të migrantëve të dërguar në Shqipëri tre ditë më parë. Brenda 24 orësh ata do të transferohen në Itali.
Ashtu si dhe në dy rastet e mëparshme, në tetor dhe nëntor, Gjykata ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta”, duke kërkuar që të pritet interpretimi për çështjen, nga Gjykata europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt. Sipas gjykatësve, që një vend të konsiderohet “i sigurt” duhet që “kushtet thelbësore për një përcaktim të tillë, të mund të plotësohen për të gjitha kategoritë e personave”. Prejardhja nga një “vend i sigurt” është parakusht për zbatimin e procedurës së përshpejtuar në kufi, që i lejon autoritetet italiane ta dërgojnë një emigrant në kamin e ngritur në Shqipëri.
Të martën, 49 emigrantë të gjetur në ujërat ndërkombëtare u transportuan fillimisht në Shëngjin e më pas në kampin e Gjadrit. Të paktën 6 prej tyre u dërguan menjëherë në Itali, pasi nga verifikimet rezultoi se një pjesë ishin minorenë, ndërsa të tjerët me probleme shëndetësore. Të 43 emigrantët e mbetur, përmes videokonferencave, iu nënshtruan të premten, procesit me gjykatësit e Apelit, të cilët duhet të vlerësonin ligjshmërinë e ndalimit dhe mbajtjes së tyre në Shqipëri.
Vendimi ishte i njejtë për të gjithë. Ndonëse Egjipti dhe Bangladeshi janë përfshirë nga qeveria italiane në listën e “vendeve të sigurta”, për gjykatësit e Apelit të Romës, akti i qeverisë rezulton të mos ketë mbajtur në konsideratë faktin që ka interpretime të ndryshme mbi respektimin e të drejtave të njeriut ndaj disa kategorive, përfshirë komunitetin Lgbtqi+, apo viktimave me bazë gjinore dhe pakicat etnike e fetare. Sipas Gjykatës, duke qenë se për çështjen, ka intepretime kundërthënëse mes të drejtës europiane dhe asaj italiane, rasti i është lënë gjykimit përfundimtar nga Gjykata europiane e Drejtësisë.
Edhe në dy episodet e mëparshme, seksioni për emigracionin në Gjykatën e Shkallës së parë në Romë urdhëroi transferimin në Itali të grupeve të emigrantëve të dërguar në Shqipëri, duke e bllokuar marrëveshjen Meloni-Rama të nëntorit të vitit 2023. Vendimet e gjykatave u shoqëruan me polemika të forta. Qeveria italiane ndërhyri duke bërë një ndryshim të listës së “vendeve të sigurta” shoqëruar dhe me një ndryshim ligjor, i cili e kalonte vendimmarrjen për rastet në Gjykatën e Apelit. Por edhe kjo lëvizje, duket se nuk ka sjellë rezultatin e pritur./ VOA
TIRANA- Në vitet e fundit, Shqipëria ka parë një transformim të rëndësishëm në tregun e punës, ku gjithnj&eu...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë...
Foto ilustruese TIRANË - Banka Qendrore ka rritur për të dytën herë në gjashtë muaj shtesën kundëciklike t&eum...
Protestues TIRANË - Disa aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar pasditen e kësaj të premte përpara Kryeministrisë p...
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për grupin e akuzuar për kontraban...
ITALIA- Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur për herë të tretë të mos konfirmojë ndalimin e 43 migrantëve të...
Asmirald Abazi LONDËR - Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Asmirald Abazi është dënuar me 30 muaj burg në L...
Pamje nga makina e djegur GJIROKASTËR - Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët pasditen e k&e...
Takimi TIRANË - Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Tiranës, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian publikuan sot pro...
TIRANA- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë një reagim lidhur me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të RTSH-s&e...