Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHËNGJIN- Pas më shumë se 48 orë përpjekje për shuarjen e vatrave të shumta të zjarrit këtu në Shëngjin, forcat operacionale, të mbështetura nga ajri edhe nga helikoperët, kanë arritur të normalizojnë sot situatën duke shmangur rrezikun për banorët, bizneset dhe pushuesit e plazhit të Shëngjinit.
Gjatë gjithë natës, forca të shumta zjarrfikëse nga të paktën 6 bashki të Shqipërisë, së bashku me forcat e ushtrisë dhe banorët vendas punuan për shuarjen e vatrave të zjarrit duke i vënë nën kontroll në orët e paradites.
Dy helikopterët e specializuar, të ardhur nga Italia, rifilluan punën gjatë orëve të paradites për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit, me rrezikshmëri për t’u riaktivizuar për shkak të erërave të forta që vazhdojnë në bregdetin e Shëngjinit.
Shuarja e vatrave të zjarrit ka nxjerr në pah edhe dëmet që u shkaktuan në kurorën e pishave të Shëngjinit, në zonën turistike të Ranës së Hedhun, por edhe në mjediset brenda bashkisë së Shëngjinit. Autoritetet pohojnë se ka dëme të vogla në disa banesa dhe biznese dhe se dëmi më i madh është në kurorën e gjelbërt të Shëngjinit.
Gjatë paradites autoritetet vendore bënë thirrje që të rikthehen pushuesit dhe banorët, të cilët u evakuan një ditë më parë për shkak të zjarrit që arriti deri tek vija bregdetare, duke i mbuluar me tym dhe djegur çadrat e disa resorteve turistike në Shëngjin.
Pushuesi nga Gjilani i Kosovës, Besnik Çiku, thotë se situata u normalizua pas ndërhyrjes se forcave të policisë dhe ushtrisë.
“Kanë ndërhyrë mendoj në kohë dhe me mjetet që ka shteti shqiptar. Kemi parë që edhe ushtria u mobilizu me ato mundësitë e veta. Kështu që ja kanë dalë. Njerëzit u shqetësuan, dikush më shumë, dikush më pak”, thotë ai.
Ndërsa banori i Shëngjinit, Beso Bejtja, thotë se situata e një dite më parë ishte shumë e vështirë.
“Nga situata e djeshme e zjarrit ka patur shumë panik. Kanë ardhur forcat e ushtrisë dhe policisë dhe e kanë stabilizuar disi situatën. Por dje situata ka qenë shumë katastrofë”, thotë ai.
Gjatë ditës së djeshme, për shkak të situatës së rënduar, qeveria shqiptare i dërgoi një kërkesë për ndihmë Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, i cili dërgoi nga Italia dy helikopterë të specializuar për shuarjen e zjarreve, të cilët u bashkuan me një helikopter të Forcave të Armatosura të ushtrisë shqiptare.
Prej më shumë se një muaj, thuajse i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga vatra zjarri në sipërfaqet pyjore, kjo kryesisht për shkak të temperaturave të larta. Çdo ditë regjistrohen më shumë se 20 vatra zjarri, për shuarjen e të cilave angazhohen përveç forcave zjarrfikëse edhe forcat dhe mjetet e ushtrisë.
Shqipëria ka mjete të pakta të specializuara për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore. Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara, si dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë avion zjarrfikës./VOA
Foto nga vendi i ngjarjes LEZHA- Një ditë përpara nisjes së zbatimit të një marëveshjeje mes Italisë dhe Shqip...
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën Kushtetuese është publikuar i plotë vendimi për profesionet e lira, të marrë n&...
MOKËR- Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht të Mokrës. Mësohet se nga flakët ësht&eum...
Marklen Haka DUBAI- I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi" dhe njëkohësisht një emër i ...
Pirro Vengu TEPELENA- Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës me mj...
Foto ilustruese TIRANA- SPAk ka nisur për gjykim dosjen me 4 të pandehur, shtetas të huaj, që dyshohet se kanë vepruar si gru...
pamje nga vendngjarja GRAMË- Gazetari i njohur Bendi Fevziu ka postuar një video në rrejtet sociale ku tregon Gjirin e Gramës krejt&eum...
Foto ilustruese TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj, i cili kërkoi të shfuqizohet urdhri i mi...
Projekti TIRANA- Klodian Gradecia ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku flet për Portin e Porto Romanos që do ndërtoh...
TEPELENË- Vatra e zjarri në Tepelënë, vijon edhe gjatë pasdites së sotme. Gjithashtu flakët janë përhapur sh...