
TIRANË- Vrasjet makabër të shqiptarit Taulant Malaj në Itali, tronditën opinionin publik dhe të afërmit. Kjo ngjarje është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare dhe italiane për krimin monstruoz ku vrau vajzën, italianin dhe plagosi gruan e tij, fqinjët në Selenicë e përshkruajnë si njeri të mirë. Për 'Reporttv', fqinjët e Taulant Malajt, kanë rrëfyer se ai së bashku me familjen e tij kanë emigruar që në vitin 1997.
“Na ka ardhur shumë keq, sa herë hapim televizorin na vjen për të qarë. Ka që në 1997 që ka ikur. Familje shumë e mirë”- tha ajo.
'Vrau dhe të dashurën e qelbësirës...'- dëgjohet të thotë një tjetër.
'Më ka ardhur keq. Ata janë 5 vëllezër, di që kanë ikur që këtej, po se ku janë nuk e di"- thotë një tjetër.
45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Maj22:00
Arsyeja rënia e çmimit të karburanteve/ Inflacioni në prill zbret në 4.6%, por ushqimet mbeten të shtrenjta
Rritja e çmimeve është ngadalësuar sërish në muajin prill, dukë reflektuar bazën e lartë të një viti ...
AKTUALITET
8 Maj21:29
Vrau biznesmenin në Shëngjin, kapet në Marok portugezi Ruben Saraiva
Arrestohet autrori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ruben Saraiva është kapur në Marok falë bashkëpunimit mes Inter...
AKTUALITET
8 Maj20:41
Armët në Durrës, SPAK me pyetje për anglezët
1 muaj pas zbulimit të 8 armëve të zjarrit tip GLOCK në portin e Durrësit prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe kr...
AKTUALITET
8 Maj20:15
U futën për të notuar në kanionet e lumit Osum, rrjedha e ujit merr para çiftin holandez, gruaja shpëton, asnjë gjurmë nga burri
Rrjedha e lumit në kanionet e Osumit ka marrë para një çift turistësh nga Holanda. Gruaja ka arritur të dalë në koh&...
AKTUALITET
8 Maj19:37
E goditi me thikë dhe e la në gjak/ Pasi vrau vajzën, 45-vjeçari shqiptar i tha gruas: Nuk po të vras, duhet të
“Nuk po të vras sepse duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që më ke shkaktuar”. Këto kan&...
AKTUALITET
8 Maj16:00
Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, punonjësit e bashkive paguhen deri në 40% më pak se në administratën qendrore
Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, punonjësit në administratën e pushtetit lokal kanë paga që n&...
AKTUALITET
8 Maj15:30
Shqipëria ndër destinacionet më të lira në Europë
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur ndër gjashtë destinacionet verore më të lira për t’u vizituar në ...
AKTUALITET
8 Maj14:29
Rriten tarifat e shërbimit në portin e Durrësit
Tarifat e shërbimit portual në portin e Durrësit janë rritur lehtë krahasuar me tarifat e vitit 2021 që janë ende n&eu...