Skandal në Lushnjë/ Këngë dhe duartrokitje për Enver Hoxhën në ambientet e Muzeut, e pranishme edhe kryebashkiakja
Një aktivitet i organizuar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit të Lushnjës, ka shkaktuar r...
Një aktivitet i organizuar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit të Lushnjës, ka shkaktuar r...
Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u eliminua mëngjesin e sotëm në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencis...
Ka 3 muaj që Komisioni i Prokurimit Publik mban në sirtar një procedurë jetike për institucione strategjike. Që në 23 qersh...
Deputeti i PL, Tedi Blushi ka kërkuar interpelancë me kryeminsitrin Edi Rama, pas dënimit t ëish krerëve të UÇK në H...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 58-vjecares Lumturi Patushi nga bashkëshorti i saj. Nipi 14-vjecar i gruas njoftoi policinë pas vrasje dhe...
Një 39-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se punësohej përkohësisht në biznese të ndrys...
Një qytetar, i cili kishte zgjedhur të kalonte të dielën pranë Liqenit të Kombinatit së bashku me familjen dhe fëmij&e...
Pas atentatit në Sarandë, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj dhe u plagos një kalimtar, autoritetet ligjzbatuese janë vënë n&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj komentoi edhe çështjen e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar...
Është nisur me helikopter drejt Tiranës Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, që u plagos sot në 20 shtator në atentatin në...

Deputeti i PL, Tedi Blushi ka kërkuar interpelancë me kryeminsitrin Edi Rama, pas dënimit t ëish krerëve të UÇK në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët luftuan për të mbrojtur luftën e UÇK.
Sipas Blushit pas deklaratës unanime të Kuvendit, Shqipëria nuk mund të mjaftohet më me reagimin politik.
Ligjvënësi i PL, thekson ndër të tjera se qëndrimi i Kuvendit duhet të përkthehet në një strategji konkrete shtetërore, juridike dhe diplomatike.
Blushi shton se nga ana e qeverisë shqiptare duhet të ndërmerren veprime konkrete, ligjore, diplomatike, institucionale dhe e mirëkoordinuar me Republikën e Kosovës.
‘Republika e Shqipërisë duhet të përdorë të gjitha instrumentet që i njeh e drejta ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e saj, për të mbështetur institucionet e Kosovës dhe për të garantuar që çdo çështje që prek drejtpërdrejt Shqipërinë dhe interesin kombëtar, të trajtohet me seriozitetin, ekspertizën dhe përgjegjësinë që kërkon një çështje e kësaj rëndësie’, thekson ndër të tjera deputeti i PL, Tedi Blushi në kërkesën për zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin.
KËRKESA:
Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë
Nr. _____ Prot. Tiranë, më 20.09.2026
KËRKUES: Z. Tedi Blushi
Deputet, Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë
OBJEKTI: Kërkesë për interpelancë me Kryeministrin, Z. Edi Rama mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe masat që duhet të ndërmarrë Qeveria e Republikës së Shqipërisë
BAZA LIGJORE: Neni 80 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
Neni 96 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.
DREJTUAR: Z. Niko Peleshi
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë lidhur me qëndrimin dhe masat konkrete që Qeveria shqiptare do të ndërmarrë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky zhvillim nuk mund të trajtohet nga Republika e Shqipërisë si një çështje që u përket vetëm të dënuarve, familjeve të tyre apo institucioneve të Kosovës. Ai ka një dimension të drejtpërdrejtë historik, juridik, politik dhe ndërkombëtar për Kosovën dhe prek edhe interesat e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht për shkak të përfshirjes së papranueshme në proces të ngjarjeve dhe vendndodhjeve në territorin shqiptar.
Kuvendi i Shqipërisë e ka përcaktuar tashmë, me deklaratë të miratuar unanimisht, qëndrimin politik dhe institucional të Shqipërisë. Kuvendi ka shprehur indinjatën dhe mosdakordësinë e plotë me aktgjykimin, ka qëndruar në solidaritet të plotë me Kosovën dhe me katër të dënuarit e familjet e tyre dhe ka ritheksuar se lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, në përgjigje të represionit, dhunës dhe spastrimit etnik të ushtruar ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës nga regjimi kriminal i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milošević.
Mbi të gjitha, Kuvendi ka bërë një përcaktim të qartë institucional se ky aktgjykim nuk është fjala e fundit dhe të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit duhet të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të procesit të rregullt ligjor. Njëkohësisht, Kuvendi u ka bërë thirrje dy qeverive tona të koordinojnë veprimet me qëllim korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale.
Pikërisht këtu qëndron sot përgjegjësia e Qeverisë shqiptare.
Pas deklaratës unanime të Kuvendit, Shqipëria nuk mund të mjaftohet më me reagimin politik. Qëndrimi i Kuvendit duhet të përkthehet në një strategji konkrete shtetërore, juridike dhe diplomatike.
Për këtë arsye, kërkoj që Kryeministri të japë përgjigje konkrete për këto pesë prioritete:
1. VEPRIMI JURIDIK DHE MBËSHTETJA E MJETEVE TË MËTEJSHME LIGJORE
Cilat janë masat dhe veprimet konkrete që Qeveria e Republikës së Shqipërisë synon të ndërmarrë, për të mbështetur ndjekjen e të gjitha mjeteve juridike dhe procedurave të mëtejshme të parashikuara ndaj aktgjykimit të 16 shtatorit 2026, në koordinim me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit?
A do të angazhojë Qeveria, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe ekipet mbrojtëse, ekspertizë të posaçme juridike shqiptare dhe ndërkombëtare për shqyrtimin e aktgjykimit, vlerësimin e arsyetimit juridik dhe të vlerësimit të provave, si dhe për identifikimin e çdo mjeti juridik dhe procedural që parashikohet nga e drejta ndërkombëtare me qëllim rrëzimin e tij?
2. MBROJTJA E INTERESIT TË DREJTPËRDREJTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Çfarë masash konkrete do të ndërmarrë Qeveria për të garantuar mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, në çdo aspekt të çështjes, që lidhet me territorin, institucionet, shtetasit, autoritetet apo veprimtarinë e Republikës së Shqipërisë?
A do të ndërmarrë Qeveria një nisëm të posaçme institucionale për evidentimin, verifikimin dhe dokumentimin e plotë të çdo reference që lidhet me territorin ose institucionet shqiptare në aktgjykim dhe në materialet e çështjes, si dhe për vlerësimin e nevojës për paraqitjen, nëpërmjet kanaleve dhe procedurave të përshtatshme, të dokumenteve, të dhënave ose materialeve arkivore që mund të jenë relevante për sqarimin e fakteve të pretenduara?
3. MEKANIZMI I PËRHERSHËM I KOORDINIMIT SHQIPËRI–KOSOVË
A do të propozojë dhe krijojë Qeveria një mekanizëm të posaçëm dhe të qëndrueshëm koordinimi ndërmjet institucioneve kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me përfshirjen e ekspertëve juridikë, diplomatikë dhe institucionalë, për ndjekjen e zhvillimeve të çështjes dhe koordinimin e veprimeve në planin juridik, diplomatik dhe institucional?
Si do ta konkretizojë Qeveria angazhimin e shprehur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për të kontribuar në “korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale” dhe cilat institucione do të ngarkohen me përgjegjësinë për zbatimin e këtij angazhimi?
4. VEPRIMI DIPLOMATIK DHE MBROJTJA E INTERESAVE TË KOSOVËS
Çfarë nisme dhe veprimesh diplomatike do të ndërmarrë Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës, në të gjitha institucionet ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare, përfshirë NATO-n, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillin e Evropës?
A do të vijojë Qeveria, në përputhje me deklaratën unanime të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të kërkojë në forumet ndërkombëtare përkatëse hetimin, dokumentimin dhe vendosjen e plotë të drejtësisë për krimet e kryera gjatë regjimit të Slobodan Miloševićit, përfshirë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, si dhe të kërkojë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi penale sipas së drejtës ndërkombëtare?
Çfarë veprimesh diplomatike dhe institucionale do të ndërmarrë Qeveria për të kundërshtuar çdo përpjekje të Serbisë për instrumentalizimin politik të këtij procesi, për relativizimin e krimeve të kryera gjatë regjimit të Miloševićit ose për cenimin e pozitës ndërkombëtare, legjitimitetit dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës?
5. PLAN VEPRIMI, BURIME FINANCIARE DHE LLOGARIDHËNIE PARA KUVENDIT
A do të hartojë Qeveria një plan të posaçëm veprimi ndërinstitucional për ndjekjen e pasojave dhe zhvillimeve të mëtejshme të çështjes, ku të përcaktohen qartë masat juridike, diplomatike dhe institucionale, institucionet përgjegjëse, afatet e zbatimit dhe mënyrat e koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe a do t’ia paraqesë këtë plan për miratim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë?
A do të ndërmarrë Qeveria, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat buxhetore, nismat e nevojshme për parashikimin e një zëri ose fondi të posaçëm në Buxhetin e Shtetit për mbështetjen financiare të veprimeve dhe procedurave ligjore që mund të ndërmerren në vijim të aktgjykimit, përfshirë mbështetjen e ndjekjes së mjeteve juridike dhe të mbrojtjes ligjore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në koordinim me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ekipet e tyre mbrojtëse?
A do t’i paraqesë Qeveria Kuvendit një raport të plotë mbi masat e ndërmarra, burimet e angazhuara, rezultatet e veprimeve juridike dhe diplomatike dhe mekanizmat e koordinimit me Republikën e Kosovës, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie parlamentare për zbatimin e këtij angazhimi?
Kjo interpelancë kërkon të qartësojë nëse pas qëndrimit unanim të Kuvendit do të ketë edhe një veprim konkret të shtetit shqiptar.
Kuvendi e ka shprehur qartë qëndrimin e tij se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës; një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli; krimet e regjimit të kasapit të Ballkanit, Milošević, nuk mund të relativizohen; dhe mjetet juridike duhet të ndiqen deri në fund.
Tashmë kërkohet që këto qëndrime të mos mbeten vetëm në nivel deklarativ.
Kërkohet veprim konkret, ligjor, diplomatik, institucional dhe i mirëkoordinuar me Republikën e Kosovës.
Republika e Shqipërisë duhet të përdorë të gjitha instrumentet që i njeh e drejta ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e saj, për të mbështetur institucionet e Kosovës dhe për të garantuar që çdo çështje që prek drejtpërdrejt Shqipërinë dhe interesin kombëtar, të trajtohet me seriozitetin, ekspertizën dhe përgjegjësinë që kërkon një çështje e kësaj rëndësie.
Për këto arsye, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj komentoi edhe çështjen e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar...
Qytetarët do të mblidhen pasditen e kësaj të diele sërish përpara Kryeministrisë, ndërsa shënohet dita e 113-t&eu...
Eurodeputeti i Demokracisë së Re Fredi Beleri, është vendosur orët e fundit në qendër të debatit politik në Greqi. ...
Edi Rama ka deklaruar nga Nju Jorku se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian de...
Ish-deputeti socialist, Halit Valteri ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, këtë herë përmes një rr...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me audiopërgjimet e publikuara në lidhje me izraelitin Ron Yeffet,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikim në rrjetin social këtë të shtunë me qytetarë, k...
Kreu demokrat e quajti pozitive ndërtimin e një muzeu hebraik në Vlorë. “PD është parti e tolerancës fetare dhe nuk ...
Duke komentuar largimin e Ministrit të Brendëshm, kreu i opozitës tha se ministri i ri, “Demo është i gatuar me bandat me t&eum...
Tenderi 43 milionë lekësh i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike nuk duket më si një ep...