Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar këtë të martë gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme detaje nga krimet që ka qënë i implikuar.
Ai ka treguar së fundmi detaje nga vrasja e Bujar Çelës. Dumani tha se vrasjen e Bujar Çelës e ka organizuar ai vetë, ndërsa shton se Çela sipas tij ishte i fundit në listën me emrat e personave që ishin planifikuar për t’u ekzekutuar.
Dumani thotë se Bujar Çelën e vranë sepse ai ishte vëllai i Tao Çelës. Ai deklaron se në vrasjen e Bujar Çelës u përdorën dy makina, në njërën ndodhej vetë ai ndërsa në tjetrën Enver Diva dhe Besiani Xhixha. Ai thotë se njërën nga makinat e përdorura në atentat një tip "Renault" e ka marrë nga njerëzit e Ervis Martinajt.
Dumani tha se fillimisht Bujar Çelën e qëlloi Enver Diva me një automatik Scorpions dhe se ai donte të siguroheshe që Çela vra, e për këtë arsye ai shkoi dhe e qëlloi në kokë me pistoletë. Dumani tregon se në momentin e vrasjes ka qënë i veshur e kostum sportiv, kapele adidas, maskë covid dhe jelek antiplumb. Ai thotë se pasi kanë vrarë Çelën kanë djegur makinën në një vend ku e kishim planifikuar me herët dhe pasi makina është djegur kanë udhëtuar drejt Fushë Krujës.
Pjesë nga biseda në seancën gjyqësore:
Av: Çfarë flisnit me Enver Divën?
D: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.
Av: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.
D: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela.
Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.
Av: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?
D: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.
Av: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?
D: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.
Bujar Çela ishte llogaritur edhe më parë për ta vrarë. Unë personalisht doja të hakmerresha për Kapllanin.
Av: Po pse angazhove dy të tjerë?
D: Po sepse ishin paguar për atë punë.
Av: Po derisa e kishe personale, pse i pagove?
Av: Po pse paguante Alibeaj për hakmarrjet e tua personale?
D: Sepse e kishte ne listë. Unë si Nuredin Dumani nuk kam kërkuar pagesë. Atë ditë, ne kishim Dine Çamin si plan. Unë e spostova, thashë do vrasim Bujarin, pasi vranë Klevis Kapllanin. Donim ta merrnin vesh dhe kundërshtarët tanë që ne reagonim nëse na qëllonin.
Av: A e diskutove me Erionin se si do ndikonte vrasja e Bujar Celës në marrëdhënien me Talon?
D: I kam thënë Talos, unë dua të vras vetem ty. Unë e dija që ai i kishte dhënë urdhër Altin Ndocit të vriste vëllain tim.
Av: Si u organizua vrasja e Bujar Çelës?
D: Organizimin e bëra unë. Kishim 2 automjete. Unë kam qenë shofer tek një benz. Enver Diva dhe Besiani Xhixha ishin në makinën tjetër. Fillimisht e qëlloi Diva me një automatik Scorpions. Unë doja të sigurohesha që u vra dhe shkova e qëllova në kokë me pistoletë. E qëlloi Kisha 2 pistoleta. Një në dorë një në marsup. Unë zbrita rreth 15 m larg lokalit dhe zbrita me pistoletë në dorë. Kur panë këtë Diva dhe Xhixha parkuan para lokalit.
Makinën “renault” e kam marrë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër per nje makinë për atentat ndaj Preng Gjinit.
Nuk e kishin përdorur dot më makinë për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën.
Dumani: Diva, Xhixha dhe një Berti, s’me kujtohet mbiemri, vepronin bashkë.
Av: Cfarë kishe veshur ti momentin e vrasjes?
D: Unë kostum sportiv, kapele adidas, maskë covid dhe jelek antiplumb. Makina është djegur në një vend ku e kishim planifikuar me herët. Pasi u dogj makina ne kemi udhëtuar drejt Fushë Krujës.
Foto ilustruese SARANDË - Dy persona janë arretsuar këtë të martë nga policia në Sarandë, pasi akuzohen pë...
TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani , tregoi sot gjatë seancës në GJKKO njohjen e tij me Enver Divën, i akuzuar ...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni i brendshëm në ekonominë shqiptare u ngadalësua në tremujorin e fundit të kaluar, nd...
TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kruj&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës që lidh Kosovën me Serbinë Policia e Kosovës tha s...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident është regjistruar mesditën e somte në Korçë. Aksidenti i trefishtë...
Foto ilustruese TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancë...
KUKËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me plagosjen e 29-vjeçarit Elvis Halilaj në Kuk...
LEZHË- Dy vëllezër janë vënë në pranga në Lezhë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi në banesat e tyre u gjet&nb...
KAVAJË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas operacioni të koduar "Seven" në Kavaj&eu...