AKTUALITET

Vrasja e Lulzim Vishës/ Gëzhojat në vendngjarje përkojnë me modelin e armës të gjetur në makinën e djegur të autorëve, do bëhet krahasimi me armën e gjetur në banesën e Ervis Lamit

n.f Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 11:13
Vrasja e Lulzim Vishës/ Gëzhojat në vendngjarje
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Lulzim Vishës. Mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina. Më tej bëhet me dije se i njëjti model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit, kushëriri i të arrestuarit në lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit.

Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e Lamit për të bërë më pas krahasimin. Gjithashtu policia po vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe me marrjen në pyetje të familjarëve të Lulzim Vishës.

Ndërkohë sot Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 37-vjeçarin, Eduart Lami i cili është vënë në pranga si i dyshuar për vrasjen e Vishës. Gjatë seancës gjyqësore ai ka deklaruar se nuk ka patur konflikt me familjen e viktimës. Ai shtoi se sipas dijenisë së tij nuk ka patur asnjë debat ose përplasje më të. 

48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë më 24 janar në makinë në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Pista paraprake e hetimit ishte hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. 

Policia njoftoi se ka arrestuar 37-vjeçarin Eduart Lami ndërsa ka shpallur në kërkim djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator. Kontrollet ndaj tyre dhe arrestimi vjen pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e raportuar dje të 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë. 

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën në rrugën 'Paqësore', Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

gezhojat e armes vrasja e lulzim vishes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan