
Zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.
Seanca nis në orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.
Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.
Panorama Online ka siguruar video nga momenti i ekzekutimit me dy plumba në kokë të biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka në karburantin e tij “Xhaxhi Oil” sapo u fut në makinën tip “Range Rover”, në Elbasan.
Pamjet tregojnë momentin kur autorët shkojnë në vendngjarje dhe më pas një prej tyre del nga makina tip Audi duke ecur në këmbë drejt Range Rover ku ndodhej viktima.
Në video, duket qartë personi i armatosur, i veshur me kapuç për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë, i cili qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës nga ana e derës së shoferit dhe më pas kthehet qetësisht në Audi.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, drejt fshatit Mirakë, ku dhe u gjet mjeti i tyre i shkrumbuar nga flakët.
Sipas informacioneve, ortakëria e prishur mes Mondi Mëhallës alias Edmond Hyka me 32-vjeçarin Xhino Ago, dyshohet si shkaku i ekzekutimit mafioz të biznesmenit.
Mes 43-vjeçarit dhe Xhino Agos, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, sipas burimeve ka pasur mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit në biznes dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur incidente lidhur me këtë çështje.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët, 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Makina është marrë një ditë para krimit, kur siç shihet në këto pamje, Arani futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet.
Blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.
Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.
Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; Kujtim Pishën, 52-vjeç, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).
Në pranga ka rënë edhe Nevzat Spaho 29 vjeç, një person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje. 29-vjeçarit iu sekuestrua 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Ndërkohë, në kërkim u shpallën Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Më 4 Dhjetor 2024, ai u arrestua nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.
Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar më 1 dhjetor 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, u bë sekuestrimi i 1 apartamenti në Durrës dhe 3 automjeteve, me vlerë rreth 136 000 euro, të cilat dyshohej se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 32-vjeçarit.
I riu ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.
“Si rezultat i operacionit “Resource”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale””, informoi policia në atë kohë.
Duke shtuar se: “Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.”
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Dhjetor10:21
Kryebashkiaku i Mirditës akuza qeverisë: Në Veri prej 2 vitesh e gjysmë asnjë investim, qeveria po na diskriminon!
Kreu i Bashkisë së Mirditës, Albert Mlyshi, akuzoi ndaj qeverinë qendrore, se prej dy vitesh e gjysmë, bashkia që ai drejton nuk...
AKTUALITET
5 Dhjetor10:14
Gjendet një person i pajetë në Shijak, ja çfarë dyshohet
Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Shijak në fshatin Çizmeli. Burime zyrtare nga po...
AKTUALITET
5 Dhjetor10:08
Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj
Gjashtë persona të cilët konsiderohen si anëtarët e grupit kriminal që rëndom njihen me emërtimin klani “Duka&rd...
AKTUALITET
5 Dhjetor09:43
Eksperti i ekonomisë: Qeveria po fal borxhet e bizneseve të mëdha, ndërsa penalizon të vegjlit
Qeveria ka rikthyer nismën e debatueshme të “paqes fiskale”, e cila përmes faljes së borxheve të vjetra dhe rishikimit t&...
AKTUALITET
5 Dhjetor09:27
Dosja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Abule është në g...
AKTUALITET
5 Dhjetor09:19
VIDEO/ Sekuestrohen armë zjarri e municion luftarak, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Hunter”, për goditjen e vep...
AKTUALITET
5 Dhjetor09:09
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për të plagosur
Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grev&eu...
AKTUALITET
5 Dhjetor09:01
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit/ Begaj: Nderim për të gjithë ata që shërbejnë pa kushte për komunitetin
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, presidenti Begaj ka përcjellë një mesazh në rrjetet...
AKTUALITET
5 Dhjetor08:25
Veliaj kërkoi heqjen nga ‘kafazi’, sot do të zhvillohet seanca në GJKKO
Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e kaluar, ku Veliaj ish...
AKTUALITET
5 Dhjetor08:17
Rama kthen Shqipërinë në ‘kamp’ emigrantësh: Do të ngrihen qendra pritje në këto qytete
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, ...