
Aldo Buzhani, vëllai i viktimës Mondi Mëhalla, është marrë në pyetje për herë të dytë nga autoritetet hetimore në lidhje me vrasjen e ndodhur më 30 nëntor 2025 në qytetin e Elbasanit.
Gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, Buzhani ka dhënë sqarime mbi konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur vëllai i tij para ngjarjes. Ai ka theksuar se Mondi Mëhalla nuk ka pasur asnjë konflikt me ortakun e tij, Xhino Ago, i cili aktualisht ndodhet në burg, duke përjashtuar kategorikisht përfshirjen e këtij të fundit në vrasje.
Për të përforcuar këtë qëndrim, Aldo Buzhani dhe motra e tij kanë depozituar edhe deklarata noteriale në Prokurorinë e Elbasanit, ku sqarojnë marrëdhënien e familjes me Xhino Agon dhe rolin e tij në biznesin e viktimës.
Në deklaratën e tij noteriale, Buzhani shprehet: “Deklaroj me përgjegjësi morale dhe para autoriteteve se marrëdhënia me Xhino Agon ka qenë dhe mbetet shumë e mirë. Ne e konsiderojmë si vëllain tonë. Kisha dy vëllezër, tani kam një vëlla: Xhinon.”
Edhe motra e viktimës, Brunilda Mëhalla, ka konfirmuar të njëjtën gjë, duke deklaruar se Xhino Ago nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se marrëdhëniet familjare me të kanë qenë gjithmonë shumë të mira.
Ndërkohë, Aldo Buzhani ka folur edhe për konfliktet që Mondi Mëhalla ka pasur me shtetasin Marselo Arani, të lidhura fillimisht me dhënien me qira të disa automjeteve. Sipas tij, më pas kanë pasuar edhe diskutime për marrjen e dy vilave në Tiranë, të cilat rezultuan problematike.
Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, me ripyetjen e disa personave të tjerë. Aktualisht, Prokuroria e Elbasanit mban në arrest Nevzat alias Nevi Spahon nga Prenjasi, punonjësin e karburantit Kujtim Pisha, si dhe Xhino Agon, ortak i viktimës.
Në kërkim policor vijojnë të jenë Marselo Arani, banues në Elbasan, si dhe shoku i tij nga Laçi, Armando Kola.
Sa i përket Nevzat Spahos, i dyshuar si një nga autorët e drejtpërdrejtë të vrasjes së Mondi Mëhallës, ai nuk e ka pranuar në asnjë moment akuzën, duke pretenduar rrethana të tjera për ngjarjen.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Shkurt08:27
Human Rights Watch kritikon Italinë për refugjatët në Gjadër: Model represiv!
Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të imigracionit, i cili përfshin ndalimin e migrantëve në Shqipëri n...
AKTUALITET
4 Shkurt08:21
BIRN: Ndotja e ajrit, një vrasës i heshtur në qytetet shqiptare
Qytetet më të mëdha të vendit përballen me nivele të larta ndotjeje të ajrit, por mbeten pa sisteme funksionale për ma...
AKTUALITET
4 Shkurt08:06
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
Sot, 4 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.5 lekë.
Euro blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.
Franga zv...
AKTUALITET
4 Shkurt08:02
Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar
Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqet...
AKTUALITET
4 Shkurt07:56
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon...
Nga DASHNOR KALOÇI
AKTUALITET
4 Shkurt07:24
Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut
Mbetjet e rrezikshme me origjinë nga furrnaltat e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit – për të cilat Prokuroria e Rrethit Durrë...
AKTUALITET
4 Shkurt07:00
Vranësira dhe reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjelli...
AKTUALITET
3 Shkurt22:06
“Tenderat i bëja me porosi të Mirlindës”/ Si Daniel Shima e bëri nënën rrobaqepëse me prona miliona euro!
Në muajin gusht të vitit 2025, një denoncim i pazakontë mbërriti në Policinë e Tiranës, për “zhdukjen&rdquo...
AKTUALITET
3 Shkurt21:51
Shtyrja e vendimit për Ballukun, Lala: Disa gjyqtarë në Kushtetuese i janë nënshtruar presionit të Ramës
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, tha se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda Ballukut, ka ardhur si pas...
AKTUALITET
3 Shkurt21:33
Skandali/ Vjedhje 1.2 mln euro, përmbaruesit shitën skrapin e shtetit për borxhet private të Bankers
Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompa...