AKTUALITET

Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

Nga DASHNOR KALOÇI Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 07:24

Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6

Mbetjet e rrezikshme me origjinë nga furrnaltat e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit – për të cilat Prokuroria e Rrethit Durrës kërkoi mbrëmjen e djeshme (3 shkurt 2026) 33 masa sigurie, duke e konsideruar këtë si krimin më të rëndë mjedisor të dekadave të fundit në Shqipëri – nuk janë një “muzikë” e panjohur për shqiptarët. Ky “mallkim” është i njohur kryesisht për banorët e qyteteve ku regjimi komunist ndërtoi dhe vuri në punë industrinë e rëndë kimiko-metalurgjike. Kombinati “Çeliku i Partisë” në Elbasan, ai Kimiko-Metalurgjik në Laç, Uzina e Ferro-Kromit në Burrel apo ato të Bakrit në Rubik e Kukës, që nga vitet ’60–’70, veç metaleve, kanë “prodhuar” edhe dhjetëra viktima.

Duke parë zhvillimet e dy viteve të fundit, ky trashëgimi industriale duket se do të mbetet një plagë e hapur për ne shqiptarët edhe për shumë kohë. Pothuajse në të gjitha këto uzina, të ndërtuara me “ndihmën vëllazërore kineze”, krahas ndotjes permanente, avaritë teknologjike kanë kushtuar jetë njerëzish. Një nga ngjarjet më tragjike është ajo e 9 qershorit 1979 në Metalurgjikun e Elbasanit, i cili asokohe drejtohej nga Hajredin Çeliku (më vonë anëtar i Byrosë Politike dhe ministër). Në atë “aksident teknologjik”, brenda pak minutash humbën jetën 6 persona dhe u toksikuan shumë të tjerë.

Po si ndodhi kjo ngjarje në këtë vepër që Enver Hoxha e quante “çlirimi i dytë i Shqipërisë”? Kush ishin viktimat e kësaj krenarie të rreme industrial të Shqipërisë komuniste? Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, na njohin dokumentet sekrete të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat publikohen për herë të parë (bashkë me faksimilet përkatëse) nga Memorie.al

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 11 QERSHOR 1979, PËR NGJARJEN E RËNDË NË KOMBINATIN METALURGJIK TË ELBASANIT, KU HUMBËN JETËN NGA HELMIMI 6 PUNËTORË E INXHINIERË DHE U TOKSIKUAN SHUMË TË TJERË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                   S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                 Tiranë, më 11.6.1979

                                                 KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 136

Më 9.6.1979, rreth orës 9.30 – 11.00, Në Uzinën Nr. 12 të Kombinatit Metalurgjik “Çeliku i Partisë”, brigadier Shkëlqim Ali Gripshi, vjeç 34, lindur e banues në Elbasan, u tha punëtorëve të brigadës së turnit të tij, se do të shkonte të punonte tek rezervuari për pastrimin e tij, prandaj ata duhet ta prisnin atje.

Në fakt, ai ka shkuar më përpara për të kontrolluar gjendjen e rezervuarit Nr. 1 të qarkullimit në repartin e gazit, pasi aty do të punonte brigada për të bërë pastrimin e mbeturinave të squfurit. Brigada shkoi në vend dhe meqenëse brigadieri nuk erdhi, sipas fjalës së tij, ata u larguan.

Më 10.6.1979, rreth orës 9.00, kur shkoi turni tjetër tek rezervuari për të filluar punën, në fund të rezervuarit panë Shkëlqimin dhe tentuan për ta nxjerrë, por sa zbrisnin në të helmoheshin. Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë të tjerë.

Më në fund ata u nxorën dhe veç Shkëlqimit, vdiqën edhe Edmond Xhevdet Hodo, vjeç 22, Ferdinand Kurt Manaj, vjeç 24, Hiqmet Gani Kanaçi, vjeç 20, Bukurosh Mehmet Muça, vjeç 24 dhe Musa Riza Paja, vjeç 45.

Gjithashtu ndodhen në Spital, Vladimir Hajdar Skilja, vjeç 24, teknolog, Petrit Liman Qosja, vjeç 29, shofer, Mark Rrushit Simoni, vjeç 30, kimist, Vilson Shefqet Agolli, vjeç 25, metalurg, dhe Roland Ali Spaho, vjeç 23, punëtor.

Grupi Operativ konstatoi se rezervuari ka rreth një muaj që ka dalë jashtë pune, pasi ka qenë i bllokuar, prandaj ka pasur nevojë për riparim.

Nga ana e asaj brigade, janë shkelur rregullat e sigurimit teknik, pasi kanë neglizhuar dhe nuk kanë bërë matjet e nevojshme mbi gjendjen e ngopshmërisë së rezervuarit me gaz, duke menduar se në të nuk ka gjë, meqenëse rezervuari ka një muaj që nuk ndodhet në punë. Helmimi është bërë nga gazi karbonik H2 S.

U ndaluan Bujar Shefqet Gripshi, vjeç 30, lindur dhe banues në Peqin, përgjegjës i repartit të gazit të Uzinës Nr. 12 dhe Xhevahir Vahip Komani, vjeç 26, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, shef i sigurisë teknike të kësaj uzine, të cilët duke qenë në detyrat përkatëse, nuk kanë marrë masa për sigurimin e mbrojtjen e punëtorëve në punë, e për rrjedhim shkaktuan vdekjen e 6 punëtorëve të sipërm./ Memorie.al

                                   KRYETARI

                                 PILO SHANTO

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë