Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një ngjarje rëndë është shënuar në 13 prill në Durrës, me pasojë humbjen e jetës së Sajmir Markjas, 59 vjeç. Ajo që e bën më të rëndë këtë rast, është fakti se për katër ditë, ngjarja është trajtuar nga institucionet dhe dëshmitarët, si një humbje jete për shkak të një arresti kardiak.
Vëllai i viktimës, Mentor Markja, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ka rrëfyer gjithë dinamikën, të cilën ata si familje e kanë zbuluar në datë 17 prill, nga një rastësi ose “shenjë nga Zoti”, siç e quan ai.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në një garazh që funksiononte si servis, në një pallat ku viktima banonte. Ky i fundit ka shkuar në këtë vend për të takuar një tjetër banor, dhe për të diskutuar për blerjen e një pompe uji për pallatin, për të cilën administrator u kishte thënë se kishte një vlerë mbi 2 milionë lekë të vjetra, dhe viktima ishte ofruar që ta blinte ai, pasi e kishte gjetur për më pak se 200 mijë lekë të vjetra.
Në momentin që ka shkuar në servis, ku prezentë kanë qenë disa persona, ka nisur një debat me fjalë, e në këto çaste ai ka zgjedhur që të largohet.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, viktima dëgjohet duke iu drejtuar vrasësit të dyshuar, se “nuk e shau” dhe vijon rrugën për t’u larguar. Në momentin që ka dalë jashtë këtij ambienti, Gentjan Kraja i cili kishte dalë para tij, është kthyer dhe e ka goditur duke e hedhur në tokë, dhe duke vijuar ta grushtojë edhe pse ai ishte pa ndjenja.
Viktima është transportuar më pas në spital, nga ku janë njoftuar familjarët duke iu thënë nga institucionet se shkaku i vdekjes është arresti kardiak. Vëllai i tij thotë se pasi shkoi dhe e pa në morg, dalloi një shenjë në cepin e buzës, dhe një të çarë në pjesën e kokës. E ndërsa pikëpyetjet vijonin, u kryen procedurat e përcjelljes në banesën e fundit. Dy orë para varrimit, bashkëshortja e viktimës i ka thënë vëllait të tij se duhej t’i gjenin orën, pasi e ka pasur shumë përzemër.
Këtu nis kthesa për të zbuluar të vërtetën, se nuk ishte një vdekje natyrale, por vrasje.
Vëllai i viktimës nis të kërkojë orën, dhe persona që mund të kishin qenë dëshmitarë, e ‘përcillnin’ në vende të ndryshme kur ai i pyeste se ku kishte rënë pa ndjenja dhe se ku i kishte sendet personale. Pas varrimit, familjarët kanë vijuar kërkimet për ngjarjen, derisa në datën 17 prill, u kanë rënë në dorë pamjet e sigurisë që zbërthenin të vërtetën tragjike.
“Më 13 prill na erdhi lajmi se vëllai Sajmiri është në urgjencë, mendova se ka diçka me tensionin, marr në telefon bashkëshorten, më del punonjësja e policisë dhe më tha se është pa qejf, ja po presim… e pyeta nëse ka vdekur dhe më tha po.
Shkoj te morgu, i ishte bërë autopsia, ndërkohë që duhej bërë pas 12 orësh. Pashë shenjë te buza, pashë shenjë te koka, më tha mos e prek, më thanë është gërvisht. Unë e pashë që ishte e çarë te koka. Ishte një goditje vertikale, ishte çarje nga brenda, goditje e fortë”, rrëfen ai.
“Bëmë gati përgatitjet për funeralin… në 14 në orën 14:00, bashkëshortja e Sajmirit tha se e ka fiksim orën, dhe marr OPGJ se mendova se e kanë ata orën e tij.
Ata më thanë që atë orën janë dy çuna që e kanë sjellë në urgjencë dhe e kanë çuar te servisi. Shkova dhe i pyeta ku është rrëzuar, më thanë pyet atje përpara. Dyshova. Nuk e dija ku është rrëzuar. Doja ndihmë nga njerëzit që t’i merrja orën. Në servis më thanë që i ‘hodhëm, dhe xhupin’…
Shkova te rajoni i policisë, dhe erdhi ora e varrimit dhe orën se mora dot. Por kisha shumë pikëpyetje. U bë varrimi dhe me shokët po thonim kush ishte personi i fundit që kontaktoi.
Kishte qenë një diskutim për një pompë në pallat, dhe vëllai tha se do e gjente ai sepse mund ta gjente më lirë. Ai kishte lënë takim me Lelin. Vëllai shkon futet te biznesi që është një servis, shkon aty ku ishte Mario dhe personi tjetër që kishin parkuar motorët.
Dalin pastaj, vëllai dëgjohet duke i thënë që ‘nuk fola fjalë të pista’ dhe ikën. Kur del nga servisi ai kthehet dhe e godet, pasi e shtrinë në tokë e godet me grushte dhe i shqyen nofullën.
Këtë video ne e kemi zbuluar në datë 17. Aty kanë qenë disa persona që e kanë parë”, tha ai.
Një konflikt i çastit në një mobileri në zonën e Niklës në Fushë-Krujë ka degraduar me përdorimin e thi...
Të gjithë me origjinë shqiptare, njëri banues në Padovë, tjetri në Selvazzano. Korrieri nga Milano ishte pa precedentë p...
Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë u paraqitën me simptoma helmimi pas konsumimit të vaktit t&eum...
Një operacion i gjerë i Policisë italiane në Salerno ka çuar në arrestimin e dy të rinjve shqiptarë, të dyshuar s...
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte n...
Mjaftoi të ndiqeshin hapat e tij, ose më saktë, ato të gruas së tij, për të arritur deri tek ai. Pas më shumë se ka...
Një incident i rëndë është regjistruar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë...
Banorë të Durrësit të Ri kanë denoncuar në redaksinë e “PiranjatNews” gjendjen problematike të një rrug...
Emri i Elvis Demce del në aktet hetimore për rrëmbimin me qëllim zhvatjeje të Alfredo Le Donne në Romë, në një dosj...
Banorë të pallatit “Ambassador 3”, Tiranë kanë denoncuar rojën e kompleksit "Vertical Forest", pasi ky i fundit ushtron p...