AKTUALITET

Vrau gruan me çekiç në Greqi, shqiptari rrëfehet në Gjykatë: E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 16:24
Vrau gruan me çekiç në Greqi, shqiptari rrëfehet në

Shqiptari Kastriot Cenko ka rrëfyer sot në gjykatën greke, krimin makabër që kreu në familjen e tij, dy vite më parë. Gjatë procesit gjyqsor ndaj tij, ai ka treguar, se si vrau bashkëshorten Alba Cenko, nënë e dy fëmijëve, pas një sherri që po i çonte drejt ndarjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Cenko ka deklaruar para gjyqtarëve se vrau nënën 32-vjeçare të fëmijëve të tij sepse u zemërua kur ajo i tha se do t’i merrte dy fëmijët e tyre dhe do ta braktiste atë. Ai e justifikoi fshehjen e trupit të gruas në papafingo të shtëpisë së tyre sepse nuk isha normale, duke thënë se ishte një zgjidhje që e kishte menduar derisa i tregoi asaj çfarë kishte ndodhur.

Sipas të pandehurit, ata kishin shumë vite që përballeshin me probleme serioze në marrëdhënien e tyre, ndërsa, siç tha ai, viktima kishte një lidhje jashtëmartesore me shoqen e tij të fëmijërisë. Megjithatë, ai këmbënguli se e donte atë. Lidhur me krimin, 42-vjeçari tha se e goditi gruan një herë me çekiç, e cila ra menjëherë në tokë.

"Mora jorganin dhe një qese prej cope dhe e mbështolla. E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët”, tha ai. 

“E dinit që ai kishte një lidhje jashtëmartesore, e dinit me kë. A menduat të divorcoheshit? Konceptet e familjes, siç na thoni, kishin humbur…”, e ka pyetur gjyqtari.

“Jo. Nuk kam dashur kurrë që fëmijët e mi ta përjetojnë ndarjen. I kisha thënë: “Mund të bësh çfarë të duash. Dashuria ime për ty nuk do të ndryshojë. E kisha pranuar…”, tha shqiptari. 

“Ajo më tha më parë se po largohej dhe po merrte fëmijët me vete. Më tha se i vogli nuk ishte fëmija im. Në atë moment u hutova. E gjithë jeta ime ishin fëmijët e mi… Bëra CPR, por pa sukses.”

I pyetur se çfarë bëri më tej dhe pse nuk thirri ambulancën ai shpjegoi se i ka vendosur në kokë një qese, që fëmijët mos të shihnin gjakun dhe më pak e futur në dollap. Ai rrëfeu edhe arsyet se përse e vendosi trupin në papafingo, duke e argumentuar me tronditjen e madhe dhe faktin se nuk donte që trupin ta shihnin fëmijët në dollap.

“Mora një qese dhe e vura në kokë që të mos linte shenjë, që fëmijët të mos trembeshin nga gjaku. Mora jorganin dhe një çarçaf dhe e mbështolla… E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët. E vura në dollap. U ngrita në mëngjes, i çova fëmijët në shkollë. Nuk ndihesha mirë… Po përpiqesha të gjeja guximin t’u shpjegoja fëmijëve, të shihnin se çfarë do të bëja… Shkova në punë dhe më pyetën se çfarë kisha.

U thashë se gjoja kishte ikur… të shtunën në mëngjes i dërgova fëmijët te vëllai im për të lexuar. Mendova ta vendosja në papafingo. Po mendoja si t’ua tregoja të gjithëve. Fëmijëve… këtë po mendoja... Nuk isha normal. E vura në papafingo. Nuk mbaj mend… nëse doja të zhdukesha, mundesha.

Por kurrë nuk mendova ta fshihja… Por ku do ta lija trupin? Në dollap që fëmijët ta hapnin dhe t’i trembnin? Ishte një apartament i vogël…”, ka thënë Cenko.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?