AKTUALITET

Vritet 35-vjeçari shqiptar në Itali, gjendet i lidhur në një makinë të fundosur në ujë. Dyshimet e policisë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shtator 2026, 14:15
Vritet 35-vjeçari shqiptar në Itali, gjendet i lidhur në

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur në ujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Padovës, ndërsa hetimet e autoriteteve italiane janë përqendruar te pista e një larjeje hesapesh në ambientet kriminale që lidhen me trafikun e drogës.

Personi i gjetur i pajetë brenda një Fiat Bravo, e cila u nxor nga uji mëngjesin e 9 shtatorit në rrugën Via del Santo, ndërsa sot është identifikuar si një 35-vjeçar shqiptar, pa vendbanim të përhershëm.

Lajmi për vrasjen është konfirmuar nga Prokuroria e Padovës, e cila ka bërë të ditur se viktima nuk ka humbur jetën aksidentalisht, por është vrarë.

Nga verifikimet e para mjeko-ligjore dyshohet se ndaj 35-vjeçarit është përdorur armë zjarri. Një tjetër element i rëndësishëm për hetimin është fakti se viktima është gjetur me duart e lidhura.

Makina ishte fundosur në ujë dhe, sipas të dhënave të para të hetimit, ende nuk është e qartë nëse shqiptari është vrarë brenda automjetit apo është vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i tij është transportuar dhe vendosur në makinë.

Dyshimi për larje hesapesh për drogën

Pista kryesore e hetuesve lidhet me një larje hesapesh në botën kriminale, konkretisht në ambientet që merren me shitjen e drogës.

Megjithatë, kjo mbetet një hipotezë hetimore dhe autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur motivin e saktë të vrasjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë qenë të përfshirë.

Karabinierët kanë nisur të analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku u gjet automjeti.

Në veçanti, është marrë dhe shqyrtuar një kamera e vendosur në pjesën e jashtme të një zdrukthëtarie që ndodhet përballë vendit ku u nxor nga uji Fiat Bravo.

Kamera ka një kënd relativisht të ngushtë, por mund të fiksojë një pjesë të trafikut rrugor. Hetuesit kanë shqyrtuar pamjet jo vetëm të ditës së ngjarjes, por janë kthyer edhe në ditët e mëparshme, me shpresën për të gjetur lëvizje të dyshimta të automjetit ose të personave të përfshirë.

Megjithatë, nga këto pamje nuk është marrë deri tani një element vendimtar që t’u japë hetuesve një drejtim të qartë për zbardhjen e krimit.

Fiat Bravo do t’i nënshtrohet ekspertizës

Ekspertët pritet të kryejnë kontrolle të hollësishme në kabinën e Fiat Bravo-s për të kërkuar gjurmë gjaku dhe prova të tjera biologjike.

Hetuesit duan të përcaktojnë nëse ka prova që tregojnë se 35-vjeçari është qëlluar brenda makinës apo në një vend tjetër.

Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që viktima të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas të jetë futur në bagazhin e makinës. Nga ana tjetër, po shqyrtohet edhe mundësia që vrasja të ketë ndodhur pasi viktima ndodhej brenda automjetit.

Fakti që sediljet e pasme të makinës ishin të ulura është një tjetër detaj që po analizohet nga hetuesit, pasi mund të ndihmojë në rindërtimin e mënyrës se si trupi është transportuar dhe vendosur brenda automjetit./ IL GAZZETTINO

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve