Eurodeputetja holandeze skeptike: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, i vështirë me Ramën kryeministër
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...

Çështja e shantazhit ndaj një punonjësi policie në Këlcyrë ka marrë një tjetër kthesë të rëndë, pas zbulimeve të reja të bëra gjatë hetimeve të Prokurorisë së Gjirokastrës. Nga dosja hetimore del se në qendër të kësaj ngjarjeje të ndërlikuar ndodhet një vajzë 16-vjeçare, e cila ka qenë në kontakt me disa prej personave të përfshirë, përfshirë edhe dy efektivë policie.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet nisën pas publikimit të një informacioni në një faqe lokale lajmesh, që solli në vëmendjen publike dyshime për ngacmim ndaj një të miture. Policia, pas verifikimeve të menjëhershme, identifikoi njërin nga efektivët e përmendur në publikim, A. A., oficer i patrullës së përgjithshme në Tepelenë. Ai u mor në pyetje, telefoni i tij u sekuestrua, por më pas ai u la i lirë, çka i dha mundësinë të largohej drejt Greqisë, duke i shmangur autoriteteve shqiptare hetimin e mëtejshëm. Aktualisht është shpallur në kërkim.
Në këtë çështje është përfshirë edhe P. B., oficer patrulle në Përmet dhe njerku i vajzës. Nga dëshmia e të miturës në polici, ai dyshohet se ka pasur sjellje të papërshtatshme ndaj saj. Ajo ka deklaruar se është ngacmuar në mënyrë të përsëritur, një fakt që ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës.
Ndërkohë, vajza ka qenë në lidhje me një person 46-vjeçar, K. P., i cili bashkë me një shok të tij I. P., dyshohet se ka ushtruar shantazh ndaj policit A.A., duke i kërkuar një shumë prej 12 milion lekësh të vjetra në këmbim të mos-publikimit të një videoje intime, të regjistruar përmes telefonit. Shuma më pas u ul në 10 milion lekë. Të dy këta persona janë arrestuar.
Raportohet se më shumë se një muaj më parë, efektivi A.A. është përpjekur ta “mbyllë” historinë përmes kontakteve me familjen e të dashurit të vajzës, por pas publikimit skandali doli në dritë.
Aktualisht, në pranga janë njerku i të miturës (P.B.), i dashuri i saj (K.P.) dhe shoku i këtij të fundit (I.P.), ndërsa efektivi A.A. është në kërkim. Policia dhe Prokuroria kanë deklaruar se hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje me përmasa shqetësuese.
Një incident është regjistruar këtë të enjte në Elbasan, ku shoferi i një prokurori të SPAK ka kërcënuar ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte prishje të vendimit të dhënë nga Apeli ...
Studentët që pritet të nisin vitin e ri akademik janë përballur me radhë të gjata dhe situata aspak të këndshme. ...
Prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Përmet, ku një 16-vjeçare ësht&eu...
Mbante armë zjarri në banesë dhe kërcënoi me jetë punonjësit e Policisë, pas thirrjeve të Policisë dhe ndë...
Bashkia Shkodër po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kësaj here, vëmendja është përqendruar pranë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kelmen, ku shtetasi M. Ç., 40 vjeç ka ndërruar jetë. Mësoh...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 11 vite burg Islam Sefën alias Xaka, duke e shpallur fajt...
Në një tjetër shfaqje arrogante të pushtetit, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca e tij kaluan sot programin qeverisës në vet&e...
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI), ka gjobitur me 3 mijë euro ish minis...