“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
SHKODËR- Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi e cila u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin e Bunës, ka dëshmuar sërish në prokurorinë e Shkodrës. Duke qenë personi i fundit që 39-vjeçarja ka takuar, kunata ka treguar për momentet mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj.
Ajo ka treguar se para se të ulenin për të pirë kafe Alma kishte parë bashkëshortin e saj Erdgysin në makinë me të dashurën e tij. Më tej ka treguar se kanë biseduar për marrëdhëniet e viktimës me bashkëshortin dhe mosmarëveshjet mes tyre. Në momentin që janë ndarë Alma i ka thënë se do e merrte me taksi i vëllai dhe do shkonte te familja e saj në Durrës.
Kunata tha se pas afro dy orësh kanë komunikuar me motrën e Almës dhe sipas saj ajo i ka thënë se Alma dhe fëmijët nuk kishin shkuar atje. Pas kësaj Erdgys Arrazi ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e tyre. 31-vjeçari është arrestuar për ngjarjen pasi akuzohet për dhunë në famije dhe shkaktim vetëvrasjeje.
“Dolëm për të pirë një kafe së bashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e Molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë së bashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë.
Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanin dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty. Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë.
Para një muaji Alma kishte qenë tek familja e saj në Durrës për shkak të debateve që mund të kenë pasur. Pavarësisht situatës, Alma i ka kërkuar Edgysit që të shkonte e ta merrte dhe se ia kishte falur faktin që ishte njohur me një vajzë tjetër me Shpresën se ai do ta linte atë për të vijuar me familjen e tij. Erdgysi ka shkuar dhe e ka marrë duke qenë se ajo e kishte kërkuar. Fakti që ishte larguar edhe para një muaji tek familja nuk më bëri të dyshoj për atë gjë aq të rëndë që Alma bëri. Unë po ta dija se Alma do mbytej bashkë me fëmijët do kisha bërtitur në mes të lokalit dhe nuk do ta kisha lënë kurrë por nuk e dija sepse thjeshtë më tha se do e merrte i vëllai.
Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi. Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi”. Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve”., thuhet në dëshminë e Valentina Arrazit, e zbardhur nga Top Channel.
foto ilustruese KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohen tre të tjerë në Korçë për vepra të ndrysh...
Foto ilustruese TIRANA- Hyjnë në fuqi udhëzimet me procedurat e reja të konkurrimit për punësim pranë spitaleve apo qend...
oltian bistri TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë me vlerë 3 milionë euro të ish-drejtorit të Forcave...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Ardian Kastratit, i dënuar dy vite më parë gjatë goditjes ...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsion Çela TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsion Çela prezantoi sot në Komisionin e L...
Klajdi Marku FIER- Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante pasi doli zbuluar se ...
viktima dhe autori FIER- Policia ka shoqëruar në policia disa persona lidhur me vrasjen e efektivit Novruz Cenalia në Fier. Mes të sho...
Bashkia TIRANA- Sot mbahet protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës teksa policia ka rrethuar me furgonë go...
azgan mernica FIER- Vijojnë kërkimet për kapjen e Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit, Novruz Cenalia dje n&...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Paraditen e sotme rreth orës 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, ë...