Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Krateri” në Malësi të Madhe, ku u zbuluan 27 sera me kanabis, ndërsa në pranga ka rënë një 52-vjeçar, i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Megaoperacioni, nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale.
Gjatë kontrollit masiv të territorit, me mbështetjen e inteligjencës informative, u zbuluan 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Fidanët në kubikë, gati për t’u shpërndarë, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Vihet në pranga një 52-vjeçar, i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje.
Procedohen penalisht, për shpërdorim detyre, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe (Drejtori i Shërbimit Pyjor, specialisti i Ujësjellësit dhe hidrauliku i Ujësjellësit).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vazhdën e megaoperacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara muajt e fundit, në të gjithë vendin, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe falë inteligjencës informative, se në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik, qendër, në një krater që ka shërbyer për marrje inertesh, mund të kultivoheshin bimë narkotike në sera, kanë organizuar dhe zhvilluar megaoperacionin policor antikanabis të koduar “Krateri”.
Si rezultat i këtij megaoperacioni, 20 metra në thellësi të këtij krateri, janë evidentuar 27 sera, brenda të cilave janë gjetur të kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në proces për t’u kultivuar në tokë.
Grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka sekuestruar prova të vlefshme që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu, vijon puna në vendngjarje me qëllim përcaktimin e saktë të numrit të fidanëve, sekuestrimin e një sasie fidanësh në cilësinë e provës materiale, asgjësimin e pjesës tjetër të fidanëve dhe agjësimin e bazës materiale që ka shërbyer për kultivimin e fidanëve narkotikë në kubikë, proces i cili do të pasqyrohet përmes pamjeve filmike dhe fotografike.
Në vijim të veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi N. D. alias E. V., 52 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si organizator i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.
Po në vijim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Gj., 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; R. Gj., 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe A. H., 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe 5 armë të ftohta (thika), të cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe ato të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin N. D., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa për shtetasit Gj. Gj., R. Gj. dhe A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Policia e Shkodrës iu bën thirrje fermerëve dhe banorëve të zonave rurale, që mos të bien pre e individëve apo grupeve kriminale që merren me kultivimin e bimëve narkotike, pasi Policia e Shkodrës është shumë e vendosur për të goditur me forcën e ligjit, cilindo që tentoj të kryejë këtë veprimtari kriminale. /lapsi.al
Në muajin nëntor “Piranjat” publikuan denoncimin policëve të komisariatit të Himarës që nuk përfitonin die...
TIRANË- Dalin pamjet e para nga aksioni i koduar "Shqiponja". Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Altin Morina, 43-vjeç, me detyr&eu...
TEPELENË- Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë kur ka folur për aeroportin e Vlorës. Në fjalën që mbajti g...
TIRANË- Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha kanë apeluar në Gjykatën e Posaçme Kund&...
Për herë të tretë ka dështuar seanca për inceneratorin e Fierit në në Gjykatën e Posaçme kundër Korrups...
7 Marsi është festa e mësuesit. Një ditë ku mësimdhënes, nxënës dhe prindër përveçse të fes...
Kishat Kisha e Shën Kollit është një monument kulture me rëndësi të veçantë kombëtare për vlerat ...
Rritja e përgjithshme e çmimeve ishte 7.1 për qind në muajin janar sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e Eurostat që ...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”. Mësohet se një kamion ka dal&eu...
Viti 2022 shënoi rritje alarmantë të shifrave të të miturve të përfshirë në ngjarje kriminalë. 1470 ka qen&e...