Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa në 11 prej tyre nivelet mbetën mbi normë edhe gjatë natës. Vetëm Lezha dhe Përmeti regjistruan mesatare nate nën kufirin prej 45 decibelësh, duke treguar se ndotja akustike është kthyer në një problem të përhapur në qendrat urbane dhe jo vetëm në qytetet më të mëdha.
Tirana kishte nivelin mesatar më të lartë gjatë ditës, me 63.07 dB, kundrejt normës prej 55 dB të përdorur në raport. Vlora u rendit menjëherë pas saj me 63 dB, ndërsa natën ishte qyteti më i zhurmshëm, me një mesatare prej 53.56 dB, ose 8.56 dB mbi kufirin prej 45 dB. Në Tiranë, mesatarja e natës arriti në 53.05 dB. Kjo do të thotë se dy qytetet kryesore rezultojnë mbi normë jo vetëm gjatë orareve të aktivitetit ekonomik dhe trafikut të rënduar, por edhe në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 06:00, kur niveli i lejuar është më i ulët.
Monitorimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është kryer për një periudhë matjeje 24-orëshe. Niveli i ditës është përllogaritur për intervalin 06:00–23:00, ndërsa ai i natës për intervalin 23:00–06:00. Raporti identifikon trafikun rrugor si burimin kryesor të zhurmës në vend, ndërsa lokalet kontribuojnë në ndotjen akustike si ditën, ashtu edhe natën.
Vlora më e zhurmshmja natën
Në Vlorë, të katër stacionet e monitoruara rezultuan mbi normë si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës. Niveli më i lartë gjatë ditës u regjistrua në Ujin e Ftohtë, me 64.51 dB, ndërsa pika më problematike natën ishte “Xhamia”, me 55.37 dB. Kjo pikë rezultoi 10.37 dB mbi kufirin e natës. Raporti e shpreh tejkalimin në masën 23.04%. Edhe te Hotel Bolonja, Hyrja e Qytetit dhe Uji i Ftohtë, nivelet gjatë natës lëvizën nga 53.43 në 53.85 dB, duke mbetur dukshëm mbi normë. Mesatarja e Vlorës arriti në 63 dB gjatë ditës dhe 53.56 dB natën. Qyteti rezultoi i dyti pas Tiranës gjatë ditës, por i pari për nivelin mesatar të zhurmës gjatë natës.
Në Tiranë nuk kishte asnjë stacion brenda normës
Situata paraqitet veçanërisht problematike në Tiranë, ku të 15 stacionet e monitoruara e tejkaluan normën si ditën, ashtu edhe natën.
Niveli më i lartë u regjistrua te Farmacia 10, me 64.73 dB gjatë ditës dhe 56.23 dB gjatë natës. Sipas raportit, tejkalimi në këtë pikë ishte 17.69% ditën dhe 24.9% natën. Edhe stacioni me nivelin më të ulët gjatë ditës, Stadiumi Dinamo, regjistroi 61.66 dB, ose 6.66 dB mbi kufirin. Natën, vlerat më të ulëta u matën te Selvia dhe Pallati i Kongreseve, me nga 50.1 dB, por edhe këto pika qëndruan 5.1 dB mbi normë.Nivele të larta u regjistruan gjithashtu pranë Stacionit të Trenit, Laprakës, Drejtorisë së Policisë dhe Shkollës “Edit Durham”. Kjo tregon se tejkalimet në kryeqytet nuk përqendrohen vetëm në një kryqëzim apo zonë të veçantë, por shtrihen në të gjithë rrjetin e pikave të monitoruara.
Saranda dhe Fieri pranë niveleve të Tiranës dhe Vlorës
Pas Tiranës dhe Vlorës, nivelet më të larta mesatare gjatë ditës u regjistruan në Sarandë, me 62.87 dB, dhe në Fier, me 61.67 dB. Natën, Saranda arriti në 52.94 dB dhe Fieri në 52.31 dB.
Në Sarandë, të katër stacionet e monitoruara ishin mbi normë në të dyja periudhat. Pika pranë Bashkisë regjistroi 63.71 dB ditën dhe 55.13 dB natën. Raporti e vlerëson nivelin e natës në këtë pikë 22.5% mbi normën.Edhe Gjirokastra, Korça, Berati dhe Pogradeci rezultuan dukshëm mbi kufijtë referues. Mesatarja e natës ishte 49.98 dB në Gjirokastër, 49.5 dB në Berat, 48.9 dB në Korçë dhe 47.64 dB në Pogradec.
Shkodra mbi normë vetëm me 0.32 dB natën
Në pjesën e poshtme të renditjes, Shkodra regjistroi një mesatare prej 45.32 dB natën, vetëm 0.32 dB mbi kufirin. Lushnja rezultoi me 46.23 dB, Kukësi me 47.1 dB dhe Pogradeci me 47.64 dB. Vetëm Lezha, me 44.16 dB, dhe Përmeti, me 44.29 dB, qëndruan brenda normës mesatare të natës. Megjithatë, edhe këto dy qytete e tejkaluan kufirin gjatë ditës. Lezha regjistroi 56.24 dB dhe Përmeti 55.15 dB, vetëm 0.15 dB mbi normë. Në Përmet, tejkalimi gjatë ditës nuk u evidentua në të dyja pikat. Stacioni pranë urës në hyrje të qytetit regjistroi 54.07 dB, ndërsa pika pranë Bashkisë arriti në 56.23 dB. Natën, të dyja pikat qëndruan nën kufi, përkatësisht me 43.89 dhe 44.69 dB.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit e lidh nivelin e lartë të zhurmave kryesisht me trafikun rrugor. Varësia e lartë nga transporti automobilistik, në kushtet kur sistemi hekurudhor është pak i zhvilluar, e përqendron lëvizjen e udhëtarëve dhe mallrave në rrugët urbane./ekofin.al
Dhjetë vjet pas fillimit të zbatimit të ligjit për investimet strategjike, (që nisi në vitin 2016), të dhënat zyrtare tr...
Portofoli i investimeve strategjike në Shqipëri është prezantuar ndër vite si një instrument për të tërhequr kapita...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërk...
Shqipëria do të jetë këtë të shtunë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të ...
Ka përfunduar protesta e 55-të radhazi e rezistencës qytetare, e cila nisi para godinës së Kryeministrisë dhe vijoi me një ma...
Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u kapën me kokainë dhe një armë zjarri gjysmëautomatike. Mësoh...
Një incident i rëndë është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku raportohet për të shtën...
Stuhia e fuqishme që përfshiu juglindjen e vendit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Elbasanit, Korç&eum...
Një tjetër mesazh simbolik është shfaqur gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë, ku protestuesit kanë ...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...