
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe, ku siç u raportua fokusi ka qenë mundësia e një armëpushimi në luftën e Ukrainës.
Por gjatë një konference në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se Putin kishte përmendur edhe Zonjën e Parë, Melania Trump. Sipas Trump, Putin ka thënë se rusët e respektojnë dhe e pëlqejnë shumë Melanian.
“Putini sapo tha, ata rusët e respektojnë shumë gruan tënde”, u shpreh Trump.
Kur presidenti amerikan e ka pyetur “Po mua?”, ai tha se Putini ishte përgjigjur, "Ata e pëlqejnë më shumë Melanian".
Trump përmendi gjithashtu se kaloi dy orë e gjysmë duke folur me Putinin për çështje serioze. Trump vuri në dukje se ishte bërë përparim në diskutimet e tyre, megjithatë me turmën vendosi të ndante këtë moment qesharak që është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.
Nga Kopshti i Trëndafilave, presidenti amerikan firmosi Aktin “Take It Down”, për ndalimin e shpërndarjes apo përdorimit të imazheve të personave pa pëlqimin e tyre.
Donald Trump mori një moment për të falënderuar Zonjën e Parë Melania Trump për udhëheqjen e saj në çështjet kritike, duke lavdëruar përkushtimin dhe dhembshurinë e saj, raportojnë mediat. Ai theksoi përpjekjet e saj në sigurimin e 25 milionë dollarëve për të siguruar strehim dhe mbështetje për të rinjtë që po largohen nga kujdesi familjar.
donald trump melania trump vladimir putin
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
20 Maj15:45
Zakharova: Rusia nuk e ka shmangur kurrë dialogun, do të vazhdojmë kontaktet me Ukrainën!
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska deklaron gatishmërinë e saj për t&eu...
r.ll
BOTA
20 Maj14:57
Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq, Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit
foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet kosovare e kanë marrë nën kontroll të martën një ndërtesë buzë liqeni...
n.f
BOTA
20 Maj14:15
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë: Vendet që furnizojnë ushtrinë ruse me mallra do të përballen gjithashtu me kufizime!
RUSI- Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luft...
r.ll
BOTA
20 Maj14:07
Khamenei: SHBA-ja po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit
ali khamenei
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka hedhur poshtë kritikat nga Shtetet e Bashkuara për programin bërtham...
BOTA
20 Maj12:40
OKB-ja merr leje për rreth 100 kamionë që të hyjnë në Rripin e Gazës
GAZA- Zyra humanitare e OKB-së njoftoi se kishte marrë miratimin për hyrjen e rreth 100 kamionëve në Gaza të martë...
r.ll
BOTA
20 Maj11:33
"Watergate-i francez", Politico: Qeveria e Macron e përfshirë në skandalin e madh të ujit mineral Perrier
emmanuel macron
PARIS- Një skandal i cili mund të cilësohet si "Watergate-i francez", ka tronditur së fundmi qeverinë e Emmanuel M...
r.ll
BOTA
20 Maj11:33
Humbja dërrmuese në zgjedhje, koalicioni liberal-nacional i Australisë ndahet pas 80 viteve partneritet
david littleproud
AUSTRALI- Koalicioni konservator liberal-kombëtar i Australisë, partia kryesore politike opozitare e vendit, është nd...