BOTA

Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq, Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit

r.ll Përditësimi i fundit 20 Maj 2025, 14:57
Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq, Kosova merr nën
foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet kosovare e kanë marrë nën kontroll të martën një ndërtesë buzë liqenit të Ujmanit në veri të vendit, duke nxitur reagime nga Serbia, e cila tha se ndërtesa përdorej nga Kryqi i Kuq. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se policia ka asistuar në aksionin për marrjen nën kontroll të këtij objekti.

Vendimi i së martës është më i fundit në një sërë veprimesh të autoriteteve të Kosovës për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në territorin kosovar. Ditë më parë, ato morën nën kontroll objektin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Mitrovicën e Veriut, si dhe mbyllën edhe hapësirat e palestrës sportive, muzeut të qytetit, Institutit për Kulturë, Rini, Sport dhe Shërbime të Specializuara, si dhe të Shoqatës Kulturore-Artistike Kosovski Bozhur.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e dënuan vendimin e autoriteteve kosovare, duke thënë se kanë ndërprerë punën e “njërës prej organizatave humanitare më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë”.

Petkoviq tha se ky është një objekt që është përdorur “ekskluzivisht për trajnimin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve në kurset e Kryqit të Kuq, trajnime në fushën e ndihmës së parë dhe shpëtimit, gara të ndryshme sportive, trajnime dhe ligjërata, akomodimin e turistëve dhe sportistëve që qëndronin në këtë pjesë të Kosovës”.

“Ndërhyrja brutale e njësive të policisë së Kosovës në objektin në liqenin e Gazivodës, i cili i përket Kryqit të Kuq të Kosovës dhe Metohisë, me urdhër të Albin Kurtit... përbën një shkelje të rëndë të të gjitha konventave ndërkombëtare përkatëse”, tha Lista Serbe në një reagim.

Ajo tha se në këtë objekt, “Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Metohisë... gjatë viteve të veprimtarisë së tij ka bashkuar të gjitha komunitetet dhe ka ofruar ndihmë pa përjashtim anëtarëve të të gjitha komuniteteve – serb, shqiptar, rom, boshnjak dhe të tjerëve”. Ditë më parë, Bashkimi Evropian reagoi duke vlerësuar se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë ngritjen e tensioneve në terren dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë