BOTA

176 miliardë euro asete të ngrira shtetërore Ruse, zbardhet kërkesa e udhëheqësve të BE ndaj Komisionit Evropian

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 10:17

176 miliardë euro asete të ngrira shtetërore Ruse, zbardhet

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar 176 miliardë euro të aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, në mënyrë që ta sigurojnë një hua për Ukrainën.

Kjo hua do të mund ta mbulonte pjesën më të madhe të nevojave financiare të Kievit për tri vjetët e ardhshme.

Diplomatët evropianë, të cilët folën me Radion Evropa e Lirë (REL), besojnë se ka mundësi të arrihet pajtueshmëri për të gjithë planin deri në fund të këtij viti dhe se plani do të ndihmojë në mbulimin e boshllëkut që pritet të lihet, nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë më të gatshme ta financojnë Kievin në të njëjtën shkallë si më parë.

Synimi nuk është të konfiskohen asetet ruse - të cilat mbahen kryesisht në kompaninë financiare Euroclear në Belgjikë - por të zëvendësohen me obligacione të lëshuara nga Komisioni Evropian dhe të mbështetura nga shtetet anëtare të BE-së e, mbase, edhe nga vendet e tjera të Grupit të Shtatëshes (G7) dhe partnerë të tjerë.

Paratë do t’i jepen më pas Kievit gjatë viteve 2026-2028 si një “hua dëmshpërblimi”, të cilën Ukraina do të duhet ta shlyejë vetëm pasi Rusia të ketë paguar për dëmshpërblimet e luftës.

Por, së pari duhet të zgjidhen tri çështje të rëndësishme, të cilat do të negociohen në javët e ardhshme, si pyetjet ligjore, të ngritura kryesisht nga Belgjika, si vendi pritës i Euroclearit.

Pastaj do të ketë debate për atë se ku mund t’i shpenzojë Ukraina këto para, të nxitura kryesisht nga Franca.

Në përfundimisht, diskutimi i gjerë është se kush do të marrë pjesë, në ç’mënyrë dhe cilat rreziqe do të përfshijë kjo.

Shqetësimet e Belgjikës

Belgjika druhet se disa vende joanëtare të BE-së - si për shembull Kina - mund të fillojnë t’i tërheqin pasuritë e tyre shtetërore nga Euroclear nga frika se mund të sekuestrohen për arsye politike. Ky shqetësim është ngritur gjithashtu nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Megjithatë, Komisioni Evropian ka sqaruar në një dokument diskutimi, të cilin e ka parë REL-i, se këta hapa nuk përbëjnë konfiskim, pasi shuma kryesore do të mbetet e paprekur. Po ashtu, ajo thekson se bëhet fjalë për një masë të vetme dhe të përkohshme.

Belgjika është gjithashtu e shqetësuar se mund të detyrohet ta shlyejë vetë huan, nëse Rusia e çon çështjen në gjykatë dhe fiton, ndonëse Komisioni Evropian ka theksuar se vendimet gjyqësore ruse nuk kanë fuqi zbatimi në BE.

Më e rëndësishmja, është propozuar një sistem garancish dypalëshe nga shtetet anëtare individuale, i cili do të zëvendësohet në vitin 2028, kur të hyjë në fuqi buxheti i ri afatgjatë i BE-së.

Pastaj lind pyetja se si duhet të lejohet Ukraina t’i shpenzojë afërsisht 45 miliardë euro që do t’i merrte çdo vit.

Zbatim pa njëzëshmëri?

Franca ka qenë e zëshme në qëndrimin e saj se paratë duhet të përdoren kryesisht për blerjen e pajisjeve mbrojtëse brenda Evropës, ndërsa vende të tjera kanë kërkuar më shumë fleksibilitet.

Komisioni Evropian e ka sugjeruar një kompromis me “dy faza”, ku një pjesë e parave do të përdoret për “bazën teknologjike dhe industriale të mbrojtjes së Ukrainës dhe për integrimin e saj në industrinë evropiane të mbrojtjes, përfshirë përmes blerjes së materialeve mbrojtëse”, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për mbështetje klasike buxhetore.

Tani, çështja është nëse të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së do ta mbështesin planin.

Nuk kërkohet njëzëshmëri për miratimin e huas së dëmshpërblimeve, por sa më shumë shtete anëtare të përfshihen, aq më shumë vende do ta ndajnë rrezikun.

Brukseli dëshiron t’i ketë me vete edhe disa nga vendet e G7-ës, në mënyrë që kjo të mos shihet si një nismë vetëm e BE-së, duke qenë se ka asete të Bankës Qendrore Ruse edhe në vende të tjera.

Kjo do të ndihmonte gjithashtu në parandalimin e mundësisë që pasuritë e mbajtura në euro të tërhiqen, nëse, për shembull, Britania dhe Japonia angazhohen gjithashtu.

Një zyrtar i BE-së i tha REL-it se nëse, të themi, Hungaria dhe Sllovakia nuk bashkohen, ato mund të zëvendësohen nga disa vende të pasura që s’janë anëtare të BE-së./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan