Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
GAZA- Ndërsa Rusia ka ndërmarrtë një ofensivë të re në veri të Ukrainës këtë javë, gara presidenciale e Shteteve të Bashkuara midis Presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump u përqëndrua në një krizë tjetër të politikës së jashtme - luftën në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, mbajtja e vëmendjes amerikane mbi Ukrainën mund të jetë e vështirë.
Banorët e Vovchanskit, në skajin verior të Ukrainës janë evakuuar vetëm disa orë përpara se Rusia të njoftonte se e kishte marrë nën kontroll qytetin.
Ukraina po lufton duke shfrytëzuar mbi 50 miliardë dollarë ndihmë nga Uashingtoni, e miratuar muajin e kaluar. Presidenti Biden për muaj të tërë tha se ndihma për Ukrainën është pjesë qendrore e politikës të sigurisë kombëtare të Amerikës.
“Nëse Shtetet e Bashkuara heqin dorë tani, kjo do ta rrezikojë Ukrainën. Evropa është në rrezik. Bota e lirë do të jetë në rrezik dhe do të nxisë të tjerët që dëshirojnë të na bëjnë dëm. Mesazhi im për Presidentin [Vladimir] Putin është i thjeshtë: Ne nuk do të heqim dorë”, tha Presidenti Biden.
Por analistët thonë se zgjedhjet presidenciale rrallë kanë të bëjnë me politikën e jashtme.
“Çështja e Ukrainës shumë pak përmendet në sondazhe dhe më pak se 5% e njerëzve mendojnë se politika e jashtme është e rëndësishme. Kur flasim për politikë të jashtme, fjala është për marrëdhëniet që kemi me Kinën, përballjen me Putinin dhe atë që po ndodh në Gazë”, thotë James Thurber, profesor në Universitetin Amerikan.
Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dërgojnë shumë ndihma jashtë vendit. Në fillim të këtij viti, ish-presidenti tha se nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s nëse Rusia i sulmonte.
“Nuk do t'i mbroja. Në fakt, do t'i inkurajoja (Rusinë) të bëjnë çfarë të duan”, tha Trump.
Ky mesazh u drejtohej votuesve të shqetësuar për përfshirjen amerikane jashtë vendit.
“20 vitet e luftës kundër terrorizmit dhe ato që quhen ‘luftra pafund’ me gjasë ndryshuan qëndrimin e shumë amerikanëve për ndërhyrjet jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse Donald Trumpi ishte i suksesshëm në vitin 2016. Për këtë arsye ai e ka të garantuar emërimin e partisë për zgjedhjet e këtij viti”, thotë Barbara Perry nga Universiteti i Virxhinias.
Trysnia kundër miratimit të ndihmave ushtarake për Ukrainën i vuri disa republikanë në pozitë të vështirë këtë vit zgjedhor. Por pas muajsh vonese, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, një mbështetës i zotit Trump, lejoi votimin e ndihmës ushtarake.
“Më mirë të dërgojmë plumba në Ukrainë sesa ushtarë amerikanë”, tha Johnson.
Me protestat kundër luftës në Gazë që po zhvillohen në universitetet amerikane, analistët thonë se ka një diskutim më të madh për mënyrën se si shpenzohet ndihma amerikane jashtë vendit.
“Unë njoh votues të rinj që janë të shqetësuar nga kreditë studentore. Ata habiten pse po i shpenzojmë këto miliarda dollarë, duke dërguar armatime në Ukrainë dhe Izrael? Pse nuk i përdorim ato brenda vendit për çështje që kërkojnë kujdes këtu?”, thotë analistja Barbara Perry.
Ndihma për Ukrainën e miratuar nga Kongresi në prill ka të ngjarë të jetë e fundit e këtij viti përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit./VOA
Antony Blinken KIEV- Antony Blinken u tha zyratëve gjatë një dreke pune në Kiev se Ukraina duhet të zhvillojë demokracin...
pamje nga vendngjarja FLORIDA- Një akedent tragjik ka ndodhur në florida, ku të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 45 jan&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike që pë...
foto ilustruese IRLANDA- Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një...
foto ilustruese GJEORGJI- Punëtorët e ndërtimit duke rinovuar një ndërtesë të vjetër në qytetin amerikan t&eum...
Foto nga sulmi SHBA - Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar negociatat për armëpushim, por siç njofton korrespondentja ...
Foto ilustruese KOSOVË- Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike që pë...
foto ilustruese BOLTON- Një burrë, nëna e të cilit u zhduk 50 vjet më parë, tha se misteri i trupit të një gruaje t...
Foto ilustruese KOSOVË - Një punonjëse e policisë është gjetur pa shenja jete këtë të martë në ...
foto ilustruese GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Mini...