Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Lufta në Ukrainë e ka rikthyer çështjen e zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian. Ndërsa Brukseli po jep sinjale se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i ardhshëm, brenda bllokut mbeten përçarje të thella. Disa vende këmbëngulin që BE-ja së pari duhet të reformojë veten. Propozime të shumta janë në tryezë.
“Zgjerimi është një përparësi për Bashkimin Evropian dhe nëse kandidatët tanë përmbushin atë që kërkohet prej tyre, atëherë edhe ne duhet ta përmbushim premtimin tonë”, tha Komisionerja e Zgjerimit Marta Koss përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
Si provë se BE-ja po kalon nga fjalët në veprime, Koss tha se për herë të parë në 17 vjet, BE-ja ka formuar një grup pune për të hartuar një traktat pranimi – këtë herë me Malin e Zi.
“Nuk ka sinjal më të qartë se ky që BE-ja e sheh Malin e Zi si anëtarin e saj të ardhshëm”, tha për DW Strahinja Subotiq, një studiuese në Qendrën për Politika Evropiane (CEP) në Beograd. “Shembulli i Malit të Zi ka treguar se zgjerimi nuk është vetëm retorikë”.
Reformat së pari, pastaj zgjerimi?
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka rikthyer zgjerimin në qendër të politikës evropiane. Për shumë shtete anëtare, çështja e integrimit evropian është bërë një çështje kyçe në diskutimet rreth sigurisë dhe pozicionit ndërkombëtar të BE-së.
“Nevoja gjeopolitike për zgjerim njihet nga të gjitha shtetet anëtare”, tha për DW Steven Blokmans, një studiues në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), një organizatë me ndikim me seli në Bruksel.
Por, shton ai, debati mbi zgjerimin është bërë i pandashëm nga diskutimet rreth reformimit të vetë Bashkimit Evropian. Çështja vazhdon të ndajë shtetet anëtare. Blokmans thekson se disa vende tradicionalisht kanë qenë më skeptike ndaj zgjerimit, veçanërisht Franca, e cila ka këmbëngulur prej kohësh që BE duhet së pari të reformojë sistemet e veta të qeverisjes dhe vendimmarrjes përpara se të pranojë anëtarë të rinj.
Nga ana tjetër, vendet në krahun lindor të BE-së po angazhohen për anëtarësim të përshpejtuar për Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa mbështetësit e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor besojnë se rajoni ka pritur tepër gjatë për anëtarësim në BE.
Ndërsa BE përpiqet të balancojë urgjencën gjeopolitike me skepticizmin e brendshëm, në Bruksel po rritet debati nëse modeli tradicional i zgjerimit është ende i zbatueshëm.
Komisionerja Kos pranoi se BE-ja ende po përdor një metodologji të zhvilluar katër dekada më parë dhe se propozimet për reforma janë në tryezë. “Ajo që po diskutojmë tani me shtetet anëtare është nëse parimet e integrimit gradual, të cilat aktualisht i përdorim kryesisht në fushën e tregut të përbashkët, mund të zgjerohen në fusha të tjera, veçanërisht në siguri”, tha Koss.
Ideja e “pranimit me faza” ose “integrimit gradual” nënkupton që vendet kandidate gradualisht fitojnë akses në politikat, fondet dhe institucionet e BE-së para anëtarësimit të plotë. “Ideja lindi nga frustrimi me mungesën e përparimit në procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, tha Steven Blokmans, një nga autorët e propozimit.
“Propozimet bazohen në idenë që vendet marrin përfitime konkrete më herët në proces, në këmbim të reformave”, tha ai.
Këto ide tashmë janë bërë të përhapura, megjithëse ndonjëherë ato lihen në hije nga ide shumë më ambicioze, na kujton Blokmans. Midis tyre është propozimi për një të ashtuquajtur “zgjerim të kundërt”, i mbështetur nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe pjesë të Komisionit Evropian, sipas të cilit vende si Ukraina do të bashkoheshin fillimisht zyrtarisht me BE-në dhe më pas do të përfundonin reformat. Megjithatë, shtetet anëtare e hodhën poshtë shpejt idenë.
Ndër propozimet më të diskutueshme që qarkullojnë aktualisht në Bruksel është ideja e kufizimit të përkohshëm të të drejtave të vetos së anëtarëve të rinj pas pranimit. Propozimi, i zhvilluar nga Qendra për Politika Evropiane me seli në Beograd, u kritikua menjëherë për këto modele.
Një nga autorët e propozimit, Strahinja Subotiq, i tha DW se qëllimi i propozimit është të qetësojë shtetet anëtare skeptike që kanë frikë se zgjerimi mund ta paralizojë BE-në. “Kishim frikë se lodhja nga zgjerimi mund të çonte në një situatë në të cilën BE nuk do të ishte më gati të pranonte më shumë se një ose dy kandidatë,” tha Subotiq për DW.
“Skenari më i keq do të ishte që një vend të zbatonte të gjitha reformat e tij dhe prapë t’i kishte dyert e BE-së të mbyllura për të”, tha ai, i cili beson se kufizimet mund të jenë të kufizuara në kohë dhe përmbajtje.
“Mund të zbatohet vetëm për një ose dy fusha, dhe jo domosdoshmërisht në të njëjtën mënyrë ose për të njëjtën kohëzgjatje për secilin vend kandidat,” tha Subotiq.
Blokmans beson se ligjërisht një mekanizëm i tillë mund të integrohet në traktatet e pranimit. Megjithatë, politikisht, çështja mbetet shumë e ndjeshme sepse ka të bëjë me sovranitetin dhe të drejtat e barabarta të shteteve anëtare, shton ai.
Megjithatë, disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë sinjalizuar tashmë gatishmërinë e tyre për një model të tillë. Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia kanë thënë se do të pranonin kufizime të përkohshme në të drejtën e vetos nëse kjo do të përshpejtonte anëtarësimin.
Megjithatë, Mali i Zi nuk dëshiron vonesa ose marrëveshje kalimtare. Analistët besojnë se ndoshta do të jetë vendi që do të bashkohet me BE-në sipas rregullave aktuale, përpara reformave më serioze institucionale të BE-së.
Në të njëjtën kohë, si Steven Blokmans ashtu edhe Strahinja Subotiq besojnë se pranimi i Malit të Zi mund të shërbejë si një provë për mekanizmat e rinj të zgjerimit që po diskutohen sot në Bruksel.
Subotiq pret që BE-ja të prezantojë mekanizma më të fortë monitorimi pas anëtarësimit përmes traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi sesa në raundet e mëparshme të zgjerimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe regresin demokratik.
“Mund të pritet që Mali i Zi të bëhet një model për testimin e kufijve të marrëveshjeve kalimtare dhe klauzolave mbrojtëse”, beson Blokmans.
Ai shton se traktati i pranimit që po përgatitet aktualisht mund të bëhet një model për zgjerimet e ardhshme. Sepse, ndërsa Brukseli po shkruan rregullat për pranimin e Malit të Zi, në fakt po përgatitet për një sfidë shumë më të madhe.
“Debati kryesor sot është në fakt për pranimin e Ukrainës”, shpjegon Blokmans. “Është një vend në luftë dhe një shtet i madh që do të kishte një ndikim të madh në mënyrën se si qeveriset BE-ja, shpërndarjen e parave evropiane, por edhe në pozicionin e të gjitha vendeve të tjera kandidate.”/ DW
Maroku po avancon me një nga projektet sportive më ambicioze në botë, ndërsa po ndërton Grand Stade Hassan II, stadiumin gjigant...
Pas lokalizimit të vendndodhjes, 3 zhytës nga Finlanda pritet të nxjerrin sot trupat e zhytësve italianë që u gjetën pajet&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në El Ejido, ku dy persona humbën jetën ...
Dhjetë vjet pasi epidemia e Ebolës nxori në pah dobësi të rrezikshme në përgatitjen globale dhe gjashtë vjet...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se vendi i tij do të mbrojë interesat kombëtare “edhe me çmimin e jetës&rdqu...
Administrata e Donald Trump po shqyrton seriozisht mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ushtarake ndaj Kubës, ndërsa tensionet mes...
Autoritetet iraniane kanë kryer më shumë se 4,000 arrestime të lidhura me konfliktin me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, sipas një r...
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia dhe Kina janë të gatshme të mbështesin njëra-tjetrë...
Tre persona humbën jetën pasi dy adoleshentë të armatosur hapën zjarr pranë një xhamie në San Diego, në një ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka pezulluar një sulm ushtarak ndaj Iranit që ishte planifikuar për ditën e mart&...