Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar të mërkurën se qëndronte pas incidenteve që kishin në shënjestër emigrantët turq në Mal të Zi dhe shtoi se “nuk kishte idenë se kjo po ndodhte”.
Duke iu përgjigjur akuzave nga Podgorica se Mali i Zi po hakmerret ndaj Turqisë për shkak se Ankaraja e furnizoi Kosovën me dronë, Vuçiç tha se “një gjë e tillë nuk i kishte shkuar kurrë në mendje”.
“Ata duhet të bëjnë një agjendë të re, sepse nuk dinë çfarë të ofrojnë përveç urrejtjes ndaj çdo gjeje serbe”, tha Vuçiç.
Incidentet në Mal të Zi filluan më 26 tetor, pas një përleshjeje në të cilën u plagos një banor i Podgoricës, dhe për të cilën dyshohen dy shtetas të huaj. Përleshja nxiti protesta në rrugët e Podgoricës me mesazhin se “turqit duhet të dëbohen nga Mali i Zi”. Çfarë pasoi pastaj ishin edhe sulme ndaj shtetasve turq dhe pronës së tyre.
Si pasojë – Qeveria malazeze, e cila në përbërje ka edhe parti të afërta me Vuciçin – reagoi duke vendosur regjim vizash për shtetasit turq. Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, Ivan Vujoviç, vlerësoi në rrjetet sociale se Vuçiçi po ndërmerrte veprime kundër Turqisë përmes Malit të Zi, sepse Ankaraja dërgoi dronë në Kosovë.
Vuçiç deklaroi se Vujoviçi është “një djalë që kryen porosi për (ish-presidentin malazez) Milo Gjukanoviç”, dhe se e njëjta gjë vlen edhe për shkrimtarin Andrej Nikolaidis, i cili tha se trazirat në Podgoricë “mbajnë firmën e qartë autoriale” të presidentit serb. Vujoviç dhe Nikolaidis nuk ishin të vetmit që i akuzuan autoritetet në Beograd.
Duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Malit të Zi për të hequr regjimin pa viza për qytetarët turq, Lidhja Evropiane në opozitë vlerësoi se ky ishte “akt ksenofobik” dhe i rrezikshëm nga ana e Qeverisë, dhe se e gjithë kjo po “ndodhte me urdhër të shefit që i shërben në Beograd”.
“Menjëherë pas lajmit se Turqia kishte dërguar dronë në Kosovë. Kjo ishte arsye e mjaftueshme që Qeveria e Spajiçit dhe partnerët e saj ekstremistë të fillonin një valë të re histerie ndaj të gjithë popullit turk”, tha kjo parti më 28 tetor.
Më 27 tetor, kur filluan tubimet antiturke, kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, komentoi ngjarjen në kontekstin e ftohjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Ankarasë.
“Pas më pak se 20 ditësh, a po e ndëshkon Beogradi Turqinë përmes Malit të Zi?”, shkroi Fejziç në rrjetin X, duke postuar një fotografi të tekstit me titullin “Vuçiç sulmoi Turqinë: Ne e dimë se çfarë po planifikoni…”.
Një pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, kryesisht partitë e Frontit Demokratik, kanë lidhje të ngushta me Beogradin dhe serb Vuçiç./ REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi kufirin e pranimit të refugjatëve në 7,500 për vitin fiskal 2026, kufiri më i ulë...
Producenti i Hollivudit David Pearce është dënuar për përdhunim dhe vrasje me një dënim që zgjat deri në vitin 2171...
Komandantët rusë ekzekutojnë, ose dërgojnë qëllimisht drejt vdekjes së sigurt ushtarët që refuzojnë të lu...
Një shqiptar është dënuar me 20 muaj burg në Britaninë e Madhe pasi u kap në qendër të Londrës gjatë nj...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka bërë thirrje SHBA-së për më shumë kohë për të adresuar ç...
Një grabitje e re ka bërë bujë në Francë gjatë dy javëve të fundit, pasi një grup burrash të armatosur t&...
Një tubim masiv ultra-ortodoks hebre kundër rekrutimit ushtarak në Jerusalem të enjten, ndryshoi rrjedhë kur një djalë adoles...
Izraeli “ka ende punë për të bërë” në Gaza, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një ceremoni ...
Në mëngjesin e 1 marsit 1954, një top zjarri i tmerrshëm ndriçoi qiellin mbi atollin Bikini, në Ishujt Marshall. Me ...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin turk të Adanas, ku një burrë i panjohur sulmoi një fëmijë rreth 7 vje&...