Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Komandantët rusë ekzekutojnë, ose dërgojnë qëllimisht drejt vdekjes së sigurt ushtarët që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, sipas një hetimi të ri nga media e pavarur “Verstka”, i cili paraqet një pamje të zymtë të dhunës së brendshme brenda ushtrisë ruse.
Hetimi, bazuar në dëshmitë e ushtarëve në shërbim, të afërmve të viktimave, videove të rrjedhura dhe raporteve zyrtare të ankesave, identifikoi 101 ushtarakë rusë të akuzuar për vrasje, torturë ose dënim me vdekje të kolegëve të tyre.
Media ka konfirmuar të paktën 150 vdekje, megjithëse vlerëson se numri i vërtetë është shumë më i lartë.
Siç shkruan gazeta britanike The Guardian, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kanë qarkulluar gjerësisht raporte për ushtarë të vrarë nga shokët e tyre, si dhe për ekzistencën e “njësive parandaluese” që po vendosen për të parandaluar tërheqjet.
Kremlini ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për mungesë disipline midis trupave ruse, duke pretenduar se fenomene të tilla janë të përhapura vetëm midis forcave ukrainase. Megjithatë, hetimi i “Verstkës” duket të jetë më gjithëpërfshirësi deri më sot, duke dokumentuar në detaje metodat e përdorura për të imponuar bindjen dhe për të frikësuar ushtarët.
Sipas dëshmive të cituara nga media, komandantët emëruan “ekzekutues” për të qëlluar ushtarët që refuzuan të luftonin, pastaj i hodhën trupat e tyre në lumenj ose varre të cekëta dhe i regjistruan si “të vrarë në betejë”.
Të dhëna të tjera thonë se komandantët përdorën dronë dhe eksplozivë për të “vrarë” ushtarët e plagosur ose në tërheqje. Në disa raste, ata dyshohet se urdhëruan operatorët e dronëve të hidhnin granata mbi burrat e tyre, duke i paraqitur vrasjet si sulme armike.
“Verstka”, një media e pavarur ruse që tani vepron në mërgim dhe e themeluar nga gazetarë të njohur investigativë, dokumentoi gjithashtu raste të ushtarëve që u torturuan deri në vdekje. Ushtarët që nuk iu bindën urdhrave u hodhën në gropa të mbuluara me rrjetë metalike, u spërkatën me ujë dhe u rrahën për orë të tëra ose edhe ditë.
Në disa raste, ata u detyruan të luftonin me njëri-tjetrin në “duele deri në vdekje”, të cilat dëshmitarët i krahasuan me… arena romake.
Një incident i tillë është kapur në një video të publikuar në maj 2025 nga grupet ukrainase që monitorojnë forcat ruse. Pamjet, shkruan Guardian, tregojnë dy burra gjysmë të zhveshur në një gropë, ndërsa dëgjohet një zë nga jashtë ekranit duke thënë: “Komandanti Kama tha që kushdo që vret tjetrin, del nga gropa.”
Burrat fillojnë të luftojnë, ndërsa zëri i sfidon ata:
“Mbarojeni, çfarë po prisni?” – derisa njëri shembet i palëvizshëm në tokë.
Hetimi gjithashtu lidh vrasje të shumta me rrjete zhvatjeje, në të cilat komandantët kërkonin para nga ushtarët për t’i përjashtuar nga misionet vetëvrasëse. Ata që nuk paguanin ose refuzuan u “asgjësuan” – zhargon ushtarak për shfarosje. Në të njëjtën kohë, ka raste të dokumentuara të ushtarëve që dërgohen qëllimisht në misione vetëvrasëse, ku ata përdoren si “fenerë” (“mayachki”) – domethënë, detyrohen të marshojnë përpara grupeve sulmuese, të paarmatosur, për të tërhequr zjarrin e armikut.
Fillimisht, shumica e raporteve të ekzekutimeve të brendshme vinin nga batalione penale të përbëra nga mijëra ish-të burgosur të rekrutuar nga burgjet ruse. Megjithatë, baza e të dhënave e Verstka tregon se praktika është përhapur në njësitë e rregullta të ushtrisë. Kultura e pandëshkueshmërisë dhe fluksi i ish-të burgosurve, thotë ai, kanë “legjitimuar dhunën”.
Shumica e autorëve të identifikuar janë oficerë të rangut të mesëm, të moshës 30 deri në 40 vjeç, shumë prej të cilëve janë veteranë të fushatave të mëparshme ruse ose ish-oficerë të njësive penale. Pak, nëse ka, janë ndjekur penalisht.
Media raportoi se ka marrë informacion të detajuar biografik – emrin, gradën, moshën dhe njësinë – për më shumë se 60 nga 101 autorët e dyshuar. Pavarësisht provave të shumta, pothuajse askush nuk është mbajtur përgjegjës.
Përveç kësaj, “Verstka” zbuloi të dhëna zyrtare, sipas të cilave Zyra Qendrore e Prokurorit Ushtarak të Rusisë mori pothuajse 29,000 ankesa nga ushtarakët dhe familjet vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, nga të cilat më shumë se 12,000 kishin të bënin me ndëshkimin nga eprorët.
Një burim në Zyrën e Prokurorit i tha medias se ekziston një ndalim jozyrtar për hetimin e rasteve që përfshijnë komandantët që shërbejnë në zona lufte.
“Ata thonë: ‘Nëse e hapim këtë, mund të dëmtojë operacionet’. Kjo do të thotë që këta oficerë kanë imunitet të plotë”, tha ai.
Një shqiptar është dënuar me 20 muaj burg në Britaninë e Madhe pasi u kap në qendër të Londrës gjatë nj...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka bërë thirrje SHBA-së për më shumë kohë për të adresuar ç...
Një grabitje e re ka bërë bujë në Francë gjatë dy javëve të fundit, pasi një grup burrash të armatosur t&...
Një tubim masiv ultra-ortodoks hebre kundër rekrutimit ushtarak në Jerusalem të enjten, ndryshoi rrjedhë kur një djalë adoles...
Izraeli “ka ende punë për të bërë” në Gaza, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një ceremoni ...
Në mëngjesin e 1 marsit 1954, një top zjarri i tmerrshëm ndriçoi qiellin mbi atollin Bikini, në Ishujt Marshall. Me ...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin turk të Adanas, ku një burrë i panjohur sulmoi një fëmijë rreth 7 vje&...
Në Partinë Popullorë Europiane katër grupime politike kanë dërguar një letër me kritika të theksuara ndaj Ursula ...
Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë ishte i pari që njoftoi masën, duke deklaruar se SHBA kishin informuar aleatët e NATO-s. Ushtria amerikan...
Unioni CDU/CSU po kërkojnë reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizimet mbi shtetësinë e dyfishtë, me thirr...