BOTA

A shkoi diçka keq? Misteri i vdekjes së 5 zhytësve italianë në Maldive pas ekspeditës rutinë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Maj 2026, 18:27
A shkoi diçka keq? Misteri i vdekjes së 5 zhytësve

Pesë zhytës italianë, të gjithë me përvojë të avancuar në zhytje të thella, u futën në ujërat e Maldiveve për një ekspeditë që duhej të ishte rutinë për profesionistë të këtij niveli.

Por diçka shkoi keq në më shumë se 50 metra thellësi. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë minutat e fundit të zhytjes në Vaavu, ndërsa po shtohen pikëpyetjet mbi kushtet e detit, procedurat e ndjekura dhe rreziqet ekstreme të zhytjeve teknike në shpella nënujore. Mes viktimave janë biologjia detare Monica Monfalcone, pedagoge në Universitetin e Gjenovës, vajza e saj Giorgia Sommacal, studiuesja Muriel Oddenino dhe instruktorët e zhytjes Gianluca Benedetti dhe Federico Gualtieri. Të gjithë kishin eksperiencë në zhytje të thella, çka e bën edhe më misterioz aksidentin fatal që përfshiu njëkohësisht pesë profesionistë të fushës.

Një nga pistat kryesore që po hetohet lidhet me të ashtuquajturën “narkozë nga azoti”, një fenomen i njohur në zhytjet teknike dhe veçanërisht i rrezikshëm përtej 40 metrave thellësi. Në 50-60 metra, azoti i pranishëm në përzierjen e frymëmarrjes mund të ndikojë seriozisht në kthjelltësinë mendore, orientimin dhe aftësinë për të marrë vendime. Tek disa zhytës shkakton eufori, ndërsa tek të tjerë konfuzion, ngadalësim të reflekseve ose humbje orientimi.

Në një ambient të mbyllur si shpella nënujore, edhe pak sekonda çorientim mund të rezultojnë fatale. Sipas udhëzimeve të organizatave ndërkombëtare të zhytjes si PADI dhe DAN, zhytjet e thella kërkojnë trajnim teknik të specializuar, planifikim rigoroz dhe procedura emergjence të avancuara. Zhytjet në shpella konsiderohen ndër më të rrezikshmet në botën e zhytjes. Ndryshe nga zhytjet në det të hapur, në rast emergjence zhytësi nuk mund të ngjitet menjëherë në sipërfaqe. Për këtë arsye përdoret i ashtuquajturi “fili i Ariadnës”, një linjë orientimi që ndihmon në gjetjen e daljes edhe kur dukshmëria është zero.

Problemi lind kur fundi i detit turbullohet nga rrymat ose lëvizjet e pendëve, duke krijuar një re të dendur rëre që e bën ujin të padepërtueshëm për dritën. Në ato kushte, edhe llambat e zhytjes bëhen pothuajse të padobishme.

Sipas elementeve të para të hetimit, grupi mund të ketë humbur orientimin brenda shpellës, duke konsumuar gradualisht rezervat e gazit në përpjekje për të gjetur daljen.

Një tjetër pistë hetimi lidhet me mundësinë e problemeve në përzierjet e frymëmarrjes. Bombolat e përdorura në zhytjet teknike përmbajnë ajër të kompresuar ose përzierje të posaçme si Nitrox, me nivele të kontrolluara oksigjeni dhe azoti. Nëse kompresori që mbush bombolat nuk mirëmbahen siç duhet, mund të ndodhin ndotje me monoksid karboni ose substanca të tjera toksike.

Një helmim i tillë mund të shkaktojë përgjumje, humbje ndjenjash dhe paaftësi për të reaguar. Megjithatë, ekspertë të sektorit e konsiderojnë pak të mundshme që të gjithë anëtarët e grupit të jenë helmuar në të njëjtën kohë, sidomos duke pasur parasysh përvojën e instruktorëve të përfshirë. Ditën e zhytjes në Maldive ishte lëshuar alarm meteorologjik i verdhë. Rrymat në atolën Vaavu njihen si veçanërisht të rrezikshme, sidomos pranë hyrjeve të shpellave të fundosura.

Ndryshimet e baticës mund të ndryshojnë me shpejtësi sjelljen e ujit brenda zgavrave nënujore, duke krijuar vorbulla dhe flukse të papritura. Në kushte të tilla, edhe një zhytje e planifikuar me kujdes mund të kthehet në një situatë kritike. Rregulloret lokale zakonisht lejojnë zhytje rekreative deri në 30 metra thellësi. Përtej këtij kufiri hyn në fuqi zhytja teknike, e cila kërkon certifikime të avancuara dhe protokolle shumë më të rrepta sigurie.

Ekspedita e pesë italianëve kishte edhe qëllime shkencore, të lidhura me studimin e faunës dhe ekosistemeve të shpellave detare të atolit. Ky kontekst mund ta ketë shtyrë grupin drejt eksplorimit të zonave që zakonisht nuk janë të aksesueshme për turizmin tradicional të zhytjes. Aktualisht nuk ekziston ende një version përfundimtar i ngjarjes. Hetuesit do të duhet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për gabime njerëzore, probleme teknike, kushte ekstreme mjedisore apo për një kombinim faktorësh.

Në botën e zhytjes, aksidentet e rënda rrallëherë shkaktohen nga një element i vetëm. Shpesh ato janë rezultat i një zinxhiri ngjarjesh, si thellësi ekstreme, stres, rryma të forta, dukshmëri e ulët, konsum i shpejtë i gazit të frymëmarrjes dhe humbje orientimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan