BOTA

Adhurues i Trump dhe Giorgia Melonit/ Kush është George Simion, fituesi nacionalist në zgjedhjet e Rumanisë

E.D Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 15:36

Adhurues i Trump dhe Giorgia Melonit/ Kush është George Simion,

RUSMANI- Kandidati i djathtë George Simion doli si fitues i qartë të dielën, teksa rumunët votuan në një proces presidencial që u ndoq me vëmendje në mbarë botën. Ai do të përballet tani në një balotazh më 18 maj me kryetarin centrist të Bashkisë së Bukureshtit, Nicușor Dan, në një garë që do të vendosë nëse Rumania do të bëhet shteti i radhës i BE-së që kalon në mënyrë dramatike në të djathtën ekstreme. Por kush është ky 38-vjeçar me stil provokues, udhëheqës i partisë “Aleanca për Bashkimin e Românëve” (AUR) dhe si arriti kaq pranë presidencës?

Simion ka studiuar histori në universitet dhe është përfshirë herët në aktivizëm, duke marrë pjesë në protesta që promovonin bashkimin e Rumanisë me Moldavinë fqinje një ideologji ultranacionaliste dhe irredentiste. Ai themeloi partinë e tij AUR në vitin 2019, pas një përpjekjeje të dështuar për t’u zgjedhur në Parlamentin Europian si kandidat i pavarur.

Simion, i cili shpesh mban një kapele të kuqe flakë me emrin e Donald Trumpit, e ka përshkruar stilin e partisë së tij si “Trumpist”.  Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, AUR është tashmë forca e dytë më e madhe në parlamentin rumun. Shumë nga qëndrimet politike të AUR përputhen me ato të lëvizjes MAGA të Trumpit konservatorizëm social, që e cilëson veten si pro-kristiane dhe pro-familje, si dhe kundërshtim të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Popullariteti i partisë u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë së Covid-19, teksa AUR shfrytëzoi ndjenjat anti-shkencore, duke kundërshtuar masat e qeverisë për kufizimin e përhapjes së virusit dhe duke përhapur teori konspirative për vaksinat në rrjete sociale.

Në vitin 2024, Simion u ndalua për tre vite nga hyrja në Ukrainë, për shkak të asaj që Kievi e cilësoi si aktivitet sistematik anti-ukrainas. Ai mohon se është kundër Ukrainës apo pro-rus, duke argumentuar se është thjesht pro-rumun. Po ashtu, ai është ndaluar disa herë edhe nga Moldavia, pasi autoritetet e Kishinievit e kanë akuzuar për rrezik të sigurisë kombëtare.

Simion ka sulmuar hapur Brukselin, duke kërcënuar se do të thyejë ligjet e BE-së kur ato nuk i pëlqejnë, megjithëse ka theksuar se Rumania duhet të mbetet pjesë e Bashkimit Europian. Në një intervistë për POLITICO muajin e kaluar, ai ka mohuar etiketimin si ekstremist i djathtë.

Simion e ka përmendur kryeministren e djathtë italiane Giorgia Meloni si një prej heroinave të tij politike dhe ka bërë thirrje për “Melonizimin e Europës”.

“Besomëni, do të vijë edhe ‘Simionizimi’,” i tha ai POLITICO-s në nëntor të vitit të kaluar, pak para se të anuloheshin zgjedhjet presidenciale të mëparshme në Rumani, ku ai përfundoi i katërti.

Që nga ajo kohë, pas shfuqizimit të rezultatit të atyre zgjedhjeve ku fituesi befasues i ekstremit të djathtë Călin Georgescu u skualifikua dhe u caktua një votim i ri nga Gjykata Kushtetuese e vendit, pasi autoritetet rumune dyshuan për ndërhyrje ruse profili i Simionit ka njohur rritje të ndjeshme.

Ai denoncoi me forcë anulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke e portretizuar votimin e ri si një betejë për demokracinë, vullnetin e popullit, shtetin ligjor dhe rendin kushtetues, dhe premtoi se nëse zgjidhet, do t’i japë Călin Georgescut një post të lartë në shtet.

Në një debat televiziv të muajit të kaluar mes kandidatëve presidencialë, Simion u shfaq me një tufë me lule për Elena Lasconin, kandidatja e qendrës së majtë që doli e dyta në zgjedhjet e anuluara, përpara se të braktiste debatin në shenjë proteste për anulimin e procesit. Ky veprim teatral mishëron politikën përçarëse të George Simionit, i cili e nisi karrierën e tij duke marshuar në rrugë dhe duke shpërndarë parulla ultranacionaliste nëpër rrugët e vendit.

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës përfaqëson kulmin e ngjitjes së tij nga një aktivist i rrugës në lider i ekstremit të djathtë dhe, nëse arrin në Pallatin Cotroceni, rezidenca presidenciale në Bukuresht, mund të bëhet njeriu më i fuqishëm në Rumani./Politico/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan