Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen në Varshavë, këtë javë, për një takim joformal këshilli, dhe më pas do të nisen drejt Lvivit në shenjë solidarizimi me Ukrainën para festimeve të mëdha për Ditën e Fitores në Rusi. Pak hapa konkretë priten të ndërmerren qoftë në Poloni, më 7 dhe 8 maj, qoftë një ditë më vonë në qytetin perëndimor të Ukrainës, pasi këta nuk janë këshilla zyrtarë të BE-së.
“Në përputhje me natyrën joformale të takimit, dhe duke pasur parasysh natyrën më intime [vetëm ministra] të tubimit, inkurajojmë kontributin e të gjithëve për një diskutim vërtet të hapur dhe të paplanifikuar”, thuhet në një letër mirëseardhjeje për takimin e Varshavës, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.
“Në këtë frymë, rekomandojmë që sesionet tona të punës të zhvillohen pa përkthim dhe pa pajisje elektronike. Jini, po ashtu, të lirë të zgjidhni veshje gjysmëformale gjatë takimit”, thekson letra.
Por, natyra joformale nuk do të thotë që takimeve do t’ju mungojnë zyrtarët e nivelit të lartë. Ato do të mbahen në një kohë kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon të tërheqë vëmendjen e botës me një paradë masive ushtarake, para dhjetëra udhëheqësve nga e mbarë bota. Gjatë ditës së parë të takimit të Varshavës, sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, do t’i bashkohet diskutimeve për sigurinë evropiane, ndërsa dita e dytë i dedikohet marrëdhënieve mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe situatës në Ukrainë.
Sa i përket çështjes së dytë, letra e mirëseardhjes, e nënshkruar nga shefja e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, dhe mikpritësi, ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorsi, propozon një “diskutim të thelluar” mbi rolin e BE-së në forcimin e pozicionit negociues të Ukrainës për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Zyrtarët do të përpiqen ta arrijnë këtë, thotë letra, duke “shfrytëzuar përparësitë tona unike kolektive – mbështetjen e gjerë për Ukrainën, në veçanti atë financiare dhe ushtarake, trysninë për të kufizuar financat e Rusisë për luftën, rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE, dhe punën e vazhdueshme drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse evropiane”.
Ndonëse nuk priten vendime konkrete, janë tri zhvillime që lidhen me Ukrainën të cilat, sipas analistëve, do të përcillen me interesim. BE-ja po synon të ndajë më shumë para për industrinë e mbrojtjes të Ukrainës, ndonëse për shifrën ende nuk është arritur pajtim. Blloku pritet, po ashtu, të përshpejtojë sanksionet ndaj Rusisë, pas sulmeve të shumta me raketa dhe me dronë ndaj qyteteve ukrainase në javët e fundit.
Sipas diplomatëve të BE-së, pritet një pako më e vogël sanksionesh, të cilat do të përfshijnë kryesisht futjen e më shumë zyrtarëve dhe politikanëve rusë në listë të zezë, si dhe ndalimin e anijeve të tjera të lidhura me Rusinë për marrjen e shërbimeve në portet evropiane. Takimi në Lviv pritet të zhvillohet teksa ministrat do të marrin pjesë në themelimin e një tribunali special, që ka për qëllim ndjekjen penale të udhëheqësve rusë dhe bjellorusë në lidhje me pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022.
Tribunali është menduar si plotësim për hetimin e vazhdueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, i cili nisi tre vjet më parë. Ai do të mbushë boshllëqet, teksa GJNP-ja nuk po heton ato që njihen ligjërisht si “krime agresioni” – si okupimi ushtarak, ankesimet dhe bombardimet.
Një i ashtuquajtur grup kyç i vendeve, përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovakisë, si dhe G7-tën, pa Shtetet e Bashkuara, kanë hartuar tri dokumente për një marrëveshje me Ukrainën për themelimin e tribunalit. Por, tribunali nuk do të themelohet derisa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të votojë për të në qershor. BE-ja dhe Kievi po mbledhin dëshmi për krimet e agresionit që nga viti 2023./REL
foto nga kuvendi KOSOVË- Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje n&eum...
kuvendi PRISHTINË- Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 11-të. Seanca e radh&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre i ka kërkuar kryetarit të Lidhjes...
VATIKAN- Një nga veprimet e para të çdo Pape është të bëjë të njohur emrin me të cilin do të...
RUSI- Moska përgatitet për Ditën e Fitores më 9 maj ndërsa dy politikanët e vetëm evropianë kryeministri sllovak Rober...
IRAN- Irani mohoi se u ka ofruar ndihmë ushtarake rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët morën përgjegjësinë pë...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi dje, të dielën, për gazetarët që e shoqëronin në Air Force One se i kisht...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 11-të për konstituimin e legjislaturës së...
RUMANI- Ultranacionalisti George Simion siguroi një fitore solide në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, por ai nuk ...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e trajtoi edhe një herë çështjen e aneksimit të Groenlandës nga SHBA-të n&eu...