Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump iu drejtua Gjykatës së Lartë për të ndërhyrë në përpjekjet e saj për të shkarkuar drejtuesin e një agjencie të pavarur amerikane që mbron sinjalizuesit e qeverisë, duke sjell para gjykatës më të lartë të vendit betejën e parë ligjore mbi veprimet e zotit Trump që kur filloi mandatin në muajin janar.
Departamenti i Drejtësisë kërkoi nga gjykata që të shfuqizojë menjëherë urdhrin e një gjykatësi federal të lëshuar me 12 shkurt, që bllokon përkohësisht shkarkimin e shefit të Zyrës së Kryeinsepktorit Ligjor, Hampton Dellinger, ndërkohë që vazhdon procesi për këtë çështje, sipas një shkrese të analizuar agjencia e lajmeve Reuters. Gjykata ende nuk e ka marr rastin në shqyrtim.
Veprimi i gjykatësit federal për të bllokuar shkarkimin është një “sulm i pashembullt ndaj pushteteve të ndara”, shprehet në shkresë zyrtarja e Departamentit të Drejtësisë, Sarah Harris.
“Kjo gjykatë nuk duhet t’i lejojë gjykatat më të ulëta që të bllokojnë fuqinë e ekzekutivit duke diktuar mbi vullnetin e presidentit se për sa kohë duhet të vazhdojë ta mbajë në detyrë një drejtues agjencie”, shkruhet në ankesën e depozituar nga zonja Harris.
I emëruar nga ish Presidenti Joe Biden, mandati pesë-vjeçar i zotit Dellinger përfundon në vitin 2029. Ai ka ngritur padi pasi mori një email më 7 shkurt që e njoftonte se Presidenti Trump e kishte shkarkuar atë “menjëherë” nga posti.
Në padinë e Dellinger thuhet se Presidenti Trump i ka tejkaluar kompetencat e tij në përpjekjen për ta shkarkuar atë, duke patur parasysh që ligji federal lejon shkarkimin vetëm në bazë të “mos efikasitetit, neglizhencës në kryerjen e detyrave apo keqpërdorimit të postit”.
“Kompetencat e kryeinspektorit ligjor për të mbrojtur shërbimin civil dhe për të hetuar keqpërdorimet e dyshuara tani janë më të nevojshme se kurrë”, thuhet në aktpadinë e zotit Dellinger. “Gjatë javëve të fundit një numër i pashembullt i punonjësve federalë, që gëzojnë mbrojtjen e shërbimit civil, janë shkarkuar pa ndonjë arsye”.
Gjykatësja amerikane Amy Berman Jackson lëshoi një urdhër të përkohshëm ndalimi më 12 shkurt, duke e rikthyer zotin Dellinger në postin e tij deri në pritje të një vendimi tjetër.
Gjykatësja Jackson tha se zoti Dellinger ka gjasa të fitojë padinë për shkak të përpjekjes për ta pushuar atë nga puna pa identifikuar një arsye “bie ndesh qartazi” me mbrojtjen që i ofron ligji federal postit të prokurorit të posaçëm.
“Kjo gjuhë shpreh synimin e qartë të Kongresit për të siguruar pavarësinë e Kryeinspektorit ligjor dhe të mbrojë punën e tij nga ndryshimet politike”, shkroi gjykatësja Jackson në vendimin e saj.
Gjykata e Apelit në Uashington hodhi poshtë apelimin e administratës për vendimin përmes një votimi 2-1 të shtunën, duke thënë se apeli është i parakohshëm ngaqë urdhri i gjykatëses Jackson është i përkohshëm.
Zyra e Kryeinspektorit Ligjor u mundëson sinjalizuesve të bëjnë ankesa për keqpërdorime të dyshuara brenda agjencive federale dhe heton ankesat për hakmarrje ndaj punonjësve nga eprorët e tyre. Ajo gjithashtu mbikëqyrë zbatimin e “Ligjit Hatch” që kufizon angazhimin në politikë të punonjësve të qeverisë federale.
Përpjekja për të shkarkuar zotin Dellinger është e fundit në një sërë veprimesh të ndërmarra nga administrata e Presidentit Trump për të shkarkuar zyrtarët që hetojnë keqpërdorimet përbrenda qeverisë federale. Presidenti Trump, gjatë muajit të fundit, shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm që shërbejnë si mbikëqyrës të pavarur brenda agjencive të tyre, pa dhënë ndonjë arsye./ VOA
KOSOVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar ditën e sotme presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësis&eum...
KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka nisur një letër kryediplomates s&eum...
volodymyr zelenskyy KIEV- Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arab...
SHBA- Kalifornia qendrore ndodhet aktualisht në sezonin e mbledhjes së luleshtrydheve dhe agrumeve. Por disa punëtorë fermash, imigrant&eu...
KOSOVË- Flamuri i Kosovës i ngritur sot në ceremoninë shtetërore me rastin e shënimit të 17-vjetorit të pavarësis...
FERIZAJ- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Ferizaj rreth orës 01:30. Mësohet se aksidenti ka qenë i q&eu...
RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vuri në pikëpyetje rolin e Evropës në negociatat e paqes për Ukrain&eu...
RIAD- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbërriti (sot) të hënën në Arabinë Saudite për një sërë taki...
ursula von der leyen PARIS- "Siguria e Evropës është në një pikë kthese", kështu është shprehur në mesazh...
olaf scholz GJERMANI- Qeveria gjermane ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë trupa për të mbështetur një ...