Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...

RIAD- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbërriti (sot) të hënën në Arabinë Saudite për një sërë takimesh, përshirë bisedimet e së martës me diplomatët rus për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy i cili ndodhet në rajon në kuadër të vizitave shtetërore, tha se Ukraina nuk do jetë pjesë e bisedimeve, pasi nuk ishte njoftuar. Duke folur në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Zelenskiy tha se nuk do të njihet asnjë marrëveshje që realizohet pa përfshirjen e Ukrainës.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua të hënën me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin në Riad, në prag të bisedimeve me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Vizita e zotit Rubio në Riad ishte e planifikuar më parë. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz dhe i Dërguari për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, që mbërrijnë më vonë të hënën, do të jenë gjithashtu pjesë e bisedimeve me Rusinë. Këto janë bisidimet e para të nivelitë të lartë që zhvillohen personalisht, pas vitesh të tëra, mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë dhe synohet që t’i paraprinë një takimi mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësit rus.
Zot Trump dhe zoti Putin ranë dakord pas një bisede telefonike javën e kaluar për nisjen e menjëhershme të negociatave për paqe. Por Sekretari Rubio tha gjatë një interviste për rrjetin CBS, që u publikua të dielën, se “procesi drejt paqes nuk është çështje e një takimi të vetëm”.
“Do të shohim në ditët dhe javët në vazhdim nëse Presidenti Vladimir Putin është i interesuar në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në një udhë që është e qëndrueshme dhe e drejtë”, tha zoti Rubio.
Kremlini njoftoi se ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari për politike të jashtme i Presidentit Putin do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite të hënën, Ai tha në takime do të synohet përgatitja e nevociatave të mundshme për një marrëveshje mbi Ukrainën dhe organizimi i një takimi mes dy presidentëve.
Në rajon ndodhet edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Ai do të jetë të mërkurën në Arabinë Saudite, në kuadër të një vizitë shtetërore që ai tha se ishte planifikuar më herët dhe nuk kishte lidhje me bisedimet SHBA-Rusi. Duke folur gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Zelenskiy tha se Kievi nuk ishte njoftuar për bisedimet dhe këmbënguli që në vazhdim, Ukraina të përshihet në çdo diskutim mbi të ardhmen e vendit.
“Ukraina nuk do të marrë pjesë sepse nuk ishte në dijeni (të bisedimeve). Për Ukrainën, bisedimet pa pjesëmarrjen e saj nuk kanë rezultat dhe ne nuk njohim asnjë marrëveshje pa përfshirjen tonë”, tha Presidenti Zelenskiy.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duke folur në Moskë, në prag të bisedimeve të së martës, kritikoi Europën, e cila sipas tij, nuk do dhënien fund të konfliktit.
“Pikëpamja europiane nuk na ka çuar askund ndaj nuk e di se çfarë mund të bëjë Europa në tryezën e bisedimeve. Nëse ata kurdisin skema për ngrirjen e konfliktit, ndërsa duan vazhdimin e tij, përse t’i ftojmë në bisedime?!”, tha zoti Lavrov.
Aktualisht Rusia kontrollon rreth 20 përqind të territorit të Ukrainës, që njihet ndërkombëtarisht, përfshirë edhe Krimenë që e aneksoi në mënyrë të njëanshme në 2014./VOA
ursula von der leyen PARIS- "Siguria e Evropës është në një pikë kthese", kështu është shprehur në mesazh...
olaf scholz GJERMANI- Qeveria gjermane ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë trupa për të mbështetur një ...
foto ilustruese EVROPË- Brukseli dëshiron të bllokojë produktet bujqësore, që përmbajnë pesticide të ndaluara...
Macron, Zelensky FRANCË - Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë një grup udhëheqësish evropianë për bisedi...
RUSIA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë të hënën se me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç kanë...
Foto ilustruese SHBA - Udhëheqësit evropianë mblidhen sot në një takim urgjent për të diskutuar luftën trevje&ccedi...
Trump SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihe...
Rubio, Netanayahu SHBA - Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Uashingtoni mbështet plotësisht synimet e luftës që...
Foto ilustruese NEW YORK - Për shumë konsumatorë, produktet e çokollatës së shpejti mund të bëhen artikuj luksi. ...
Macron, Zelensky UKRAINË - Udhëheqësit e Evropës po grinden. Samiti i tyre i sigurisë i thirrur me nxitim në Paris të h&...