Banorët e Shijakut protestojnë për rrugën, 15 familje pa akses
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme n...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. N&e...
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që r&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. P&eum...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Krakull” të Libohovës, në pronësi të familjes ...
Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të jetë ende aktive, duke...
Një adoleshent pervers, i cili detyroi 117 vajza të kryenin akte seksuale dhe të gdhendnin emrin e tij në trupat e tyre, është dënuar me burg.
Justin Swaddle, i cili në atë kohë ishte 17 vjeç, u vinte në shënjestër viktimave në mbarë botën përmes Discord, Telegram dhe Snapchat, duke përdorur emrat e përdoruesit “Epstein”, “Rugen” dhe “Moscow”.
Ai vepronte si pjesë e një grupi “Com”, komunitete të lirshme online që shpërndajnë materiale ekstremisht grafike dhe manipulojnë viktimat, me qëllim që të kryejnë abuzime seksuale dhe të dhunshme ndaj fëmijëve.
Anëtarët e këtyre grupeve janë kryesisht djem adoleshentë, të motivuar më shumë nga dëshira për status dhe famë sesa nga dëshira seksuale apo paratë. Ata kërkojnë të fitojnë famë duke shpërndarë materiale gjithnjë e më ekstreme dhe duke kryer krime gjithnjë e më të rënda.
Swaddle kishte vënë në shënjestër 117 vajza të moshës 13 deri në 17 vjeç, tetë prej të cilave ndodheshin në Britani.
Adoleshenti u kërkonte viktimave të dërgonin foto nudo, i detyronte të kryenin akte seksuale ndaj vetes dhe i nxiste të vetëlëndoheshin.
Ai gjithashtu i detyronte vajzat të gdhendnin pseudonimet e tij online në lëkurën e tyre, si pjesë e kësaj fushate abuzimi.
Swaddle, tashmë 20 vjeç, është dënuar me dy vite burg, pasi pranoi akuzat.
Ai gjithashtu u deklarua fajtor për prodhimin e një fotografie të pahijshme të një fëmije, të kategorive A, B dhe C, si dhe për posedimin e një imazhi pornografik ekstrem dhe një imazhi të ndaluar të një fëmije.
Në gjykatë u bë e ditur se Swaddle fillimisht fitonte besimin e viktimave, përpara se të mblidhte informacione personale rreth tyre.
Më pas, ai i kërcënonte se do t’i publikonte fotot intime ose do t’i denonconte te shkolla apo prindërit e tyre, me qëllim që t’i detyronte të dërgonin materiale të tjera.
Njëra prej viktimave, 17 vjeçe, tha se e kishte njohur atë në platformën sociale Discord në nëntor 2022 dhe më pas komunikimi i tyre kishte kaluar në Snapchat.
Bisedat u bënë seksuale dhe më pas u përshkallëzuan në diskutime rreth vetëlëndimit.
Swaddle i kërkoi asaj fotografi nudo dhe e detyroi të gdhendte emrin e tij të përdoruesit në trupin e saj, bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Ai siguroi emrin, adresën dhe të dhënat e shkollës së saj, si dhe regjistroi telefonata gjatë të cilave kishte ndodhur aktivitet seksual, për t’i shpërndarë më pas në një grup.
Swaddle e kërcënonte se do të përdorte të dhënat personale të vajzës nëse ajo nuk i dërgonte foto dhe video të tjera.
Mesazhe të tjera në Telegram treguan se ai ishte përpjekur të nxiste një fëmijë që të abuzonte seksualisht me një fëmijë më të vogël dhe ta regjistronte ngjarjen për të.
Ai e kërcënonte sërish viktimën se do të shpërndante imazhet e pahijshme, nëse ajo nuk i dërgonte materiale të tjera.
Swaddle u arrestua për herë të parë nga Policia e West Yorkshire në tetor 2023, për vepra penale që përfshinin posedimin, prodhimin dhe shpërndarjen e imazheve të pahijshme.
Pasi oficerët sekuestruan pajisjet e tij, ata zbuluan imazhe të pahijshme të fëmijëve të kategorive A deri në C, ku kategoria A konsiderohet më e rënda.
Hetuesit vlerësuan se fëmijët në imazhet e gjetura në pajisjet e tij ishin nga 3 deri në 17 vjeç.
NCA nisi hetimin e saj në janar 2024 dhe zbuloi qindra biseda, të gjitha me përmbajtje seksuale dhe që përfshinin vajza të mitura.
Një djalë i pamatur, i apasionuar pas shpejtësisë, është dënuar me burg pasi arriti shpejtësinë prej 191 miljesh n&...
Mbi 175 mijë viza u janë anuluar shtetasve të huaj që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Departamen...
Një grua në Florida është arrestuar pasi dyshohet se ka mashtruar qindra persona, duke i bindur se vuante nga kanceri dhe se kishte nevoj&eu...
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka dhënë një mesazh mbi gjendjen shëndetësore të Udhëheqësit Suprem të Iranit,...
Për gati katër dekada, vrasja e 20-vjeçares Melissa Taylor Ellison në Florida mbeti e pazgjidhur. Gruaja e re u gjet e vdekur në dhom...
Çmimet e hoteleve janë rritur ndjeshëm në disa prej qyteteve kryesore evropiane, ndërsa qindra mijëra turistë po udhët...
Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Radu Miruta njoftoi se zhytësit e ushtrisë rumune shkatërruan dy dronë të tipit Gerbera që l...
Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se SHBA-të kanë “kontroll të plotë” mbi paratë e Iranit, me Uashington...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka zëvendësuar Mohammad Baqer Zolqadrin si përfaqësues të tij në Kësh...
Ish-ushtarë ukrainas, të cilët kanë qenë robër lufte, si dhe zyrtarë ukrainas akuzuan sot Rusinë se ushtron në m&eu...