'Jeni kriminelë'/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, Gërvalla përplaset me deputetët e PDK-së, Musliu e lag me ujë
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar dhe rikthimin e protestave masive gjatë stinë...
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme n...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. N&e...
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që r&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. P&eum...
Një grua në Florida është arrestuar pasi dyshohet se ka mashtruar qindra persona, duke i bindur se vuante nga kanceri dhe se kishte nevojë për ndihmë financiare për trajtimin e saj. Maribeth Ellen Jones, 51 vjeçe, nga Bonita Springs, u arrestua këtë javë pas një hetimi të zhvilluar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Collier. Sipas autoriteteve, ajo dyshohet se për një periudhë rreth dyvjeçare ka mbledhur më shumë se 40 mijë dollarë nga 238 persona.
Hetuesit pretendojnë se mes viteve 2022 dhe 2024, Jones u kishte thënë banorëve të komunitetit ku punonte se ishte diagnostikuar me kancer dhe se gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej. Në atë kohë, ajo punonte si drejtuese aktivitetesh në një komunitet në zonën e Naples dhe kishte krijuar marrëdhënie të afërta me shumë prej personave që më pas e ndihmuan financiarisht. Sipas hetimit, historia e saj ishte aq bindëse sa banorët jo vetëm që dhuruan para, por u përfshinë edhe emocionalisht në atë që besonin se ishte beteja e saj me sëmundjen. Në një rast, disa prej tyre madje i prenë flokët Jones, pasi mendonin se ajo po përgatitej për të nisur kimioterapinë.
Për ta ndihmuar, u krijua edhe një fushatë në GoFundMe, e lidhur me llogarinë e saj personale bankare. Paratë dyshohet se janë mbledhur përmes platformës online, por edhe nëpërmjet pagesave me para në dorë dhe çeqeve personale. Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan edhe dy fushata të mëparshme në GoFundMe, në të cilat 51-vjeçarja dyshohet se kishte bërë pretendime të ngjashme për një diagnozë me kancer.
Por sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Collier, hetimi arriti në përfundimin se Jones nuk vuante nga kanceri. Autoritetet pretendojnë se paratë e mbledhura nga donatorët ishin përdorur në vend të kësaj për të shlyer borxhet e saj personale.
“Ky është një rast tronditës, sepse shfrytëzoi mirësinë dhe bujarinë e njerëzve që vërtet dëshironin të ndihmonin dikë që besonin se po luftonte për jetën”, deklaroi sherifi i Qarkut Collier, Kevin Rambosk.
Ai theksoi gjithashtu se raste të tilla nuk dëmtojnë vetëm financiarisht personat e mashtruar, por cenojnë edhe besimin e publikut te fushatat legjitime të mbledhjes së fondeve për njerëzit që kanë realisht nevojë për ndihmë. Pas rastit, GoFundMe konfirmoi se fushatat e organizuara në emër të Maribeth Jones janë hequr nga platforma dhe llogaria e saj është bllokuar për mbledhje fondesh në të ardhmen. Sipas kompanisë, më shumë se 41 mijë dollarë u janë rimbursuar donatorëve përmes programit “GoFundMe Giving Guarantee”.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, përpara se të kontribuojnë në një fushatë online, të përpiqen të verifikojnë pretendimet e organizatorëve, dokumentacionin e paraqitur dhe mënyrën se si do të përdoren fondet. Dyshime duhet të ngrihen veçanërisht kur ka presion për të dhuruar menjëherë ose kur informacionet e publikuara nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Jones u vetëdorëzua në Naples Jail Center pasi hetuesit siguruan një urdhër arresti ndaj saj. Ajo akuzohet për vjedhje të rëndë në shumën nga 20 mijë deri në 100 mijë dollarë, një vepër penale e shkallës së dytë sipas autoriteteve.
51-vjeçarja pritet të paraqitet sërish në gjykatë më 31 gusht. Akuzat e ngritura ndaj Maribeth Ellen Jones mbeten pretendime të autoriteteve dhe nuk janë provuar ende në gjykatë.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka dhënë një mesazh mbi gjendjen shëndetësore të Udhëheqësit Suprem të Iranit,...
Për gati katër dekada, vrasja e 20-vjeçares Melissa Taylor Ellison në Florida mbeti e pazgjidhur. Gruaja e re u gjet e vdekur në dhom...
Çmimet e hoteleve janë rritur ndjeshëm në disa prej qyteteve kryesore evropiane, ndërsa qindra mijëra turistë po udhët...
Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Radu Miruta njoftoi se zhytësit e ushtrisë rumune shkatërruan dy dronë të tipit Gerbera që l...
Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se SHBA-të kanë “kontroll të plotë” mbi paratë e Iranit, me Uashington...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka zëvendësuar Mohammad Baqer Zolqadrin si përfaqësues të tij në Kësh...
Ish-ushtarë ukrainas, të cilët kanë qenë robër lufte, si dhe zyrtarë ukrainas akuzuan sot Rusinë se ushtron në m&eu...
Komgresmenia demokrate nga Nju Jorku, Alexandria Ocasio-Cortez, ka bërë të ditur se ka vendosur të ngrijë vezët e saj, duke ndar&e...
Një re hiri nga vullkani Etna i Siçilisë u përhap mbi Maltë të martën, duke i detyruar linjat ajrore të anulojnë ...
Mediat amerikane kanë publikuar informacionin se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u largua fshehurazi nga Turqia me një fluturim ushtarak, nd&...