BOTA

Adoleshentja u pa për herë të fundit në shtëpinë e shoqeve të saj, pas 28 vitesh policia arreston 62-vjeçarin

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Korrik 2026, 14:06
Adoleshentja u pa për herë të fundit në shtëpinë e

Policia ka arrestuar një person të dytë në lidhje me vrasjen e një adoleshenteje, e cila u zhduk pothuajse 30 vjet më parë.

Donna Keogh ishte vetëm 17 vjeçe kur u zhduk në vitin 1998, pasi kishte vizituar një banesë në Middlesbrough, në North Yorkshire, së bashku me një shoqe. Donna u pa për herë të fundit më 28 prill 1998 dhe, sipas policisë, gjatë atij viti kishte udhëtuar edhe drejt Leeds.

Pavarësisht hetimeve që kanë zgjatur për dekada, trupi i 17-vjeçares nuk është gjetur kurrë, ndërsa autoritetet dyshojnë fort se ajo u vra pas zhdukjes.

Në muajin mars, Policia e Cleveland njoftoi arrestimin e një 64-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e saj, zhvillimi i parë i rëndësishëm në këtë çështje pas shumë vitesh.

Së fundmi, autoritetet kanë arrestuar edhe një 62-vjeçar, gjithashtu nën dyshimin për vrasjen e Donna Keogh, ndërsa hetimet mbi këtë dosje vijojnë. I dyshuari, i arrestuar në zonën e Manchesterit, pritet të merret në pyetje nga hetuesit në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, 64-vjeçari i arrestuar në muajin mars vijon të mbahet në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë. Zëvendësdrejtuesi i hetimeve, inspektori Evan Kirtley, tha se policia është e vendosur të zbardhë të vërtetën dhe t'i japë përgjigje familjes së Donna Keogh. "Ne kemi kryer një arrestim të dytë në lidhje me vrasjen e Donna Keogh", deklaroi ai.

“Familja e Donnës ka jetuar me një pasiguri të padurueshme për gati 30 vjet dhe meriton të dijë se çfarë ndodhi me të. Dikush e di të vërtetën dhe mund të na ndihmojë t'u japim familjarëve pak qetësi dhe paqe pas gjithë kësaj kohe. Nëse keni informacion, ju lutemi na kontaktoni.

Mund ta bëni drejtpërdrejt ose në mënyrë anonime", tha inspektori Evan Kirtley. Donna, për të cilën shoqja e saj kishte këmbëngulur se ishte "e sigurt" në banesën që vizitoi, u raportua e zhdukur një muaj pasi humbi kontaktet. Besohet se në të njëjtën ditë në atë banesë ndodheshin edhe katër burra.

Hetimi i parë për vrasje u hap në mars të vitit 1999, kur dy burra u arrestuan si të dyshuar. Megjithatë, pavarësisht hetimeve të gjata, askush nuk është akuzuar deri më sot për vrasjen e 17-vjeçares.

Prindërit e Donnës, Brian dhe Shirley, nuk kanë reshtur kurrë së kërkuari drejtësi për vajzën e tyre. Në 25-vjetorin e zhdukjes së saj, në vitin 2023, Shirley tha se dhimbja "nuk bëhet kurrë më e lehtë". "Nuk bëhet më e lehtë. Thonë se me kalimin e kohës dhimbja zbutet, por nuk është e vërtetë", u shpreh ajo. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan