Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...

KOSOVA- Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të që të mos e përdorë ngjyrën matrikuluese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Kjo agjenci nisi hetime në fund të gushtit rreth vendimit të KQZ-së që t’i shënjojë votuesit e ngjyrë të dukshme, apo matrikuluese, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, pasi Radio Evropa e Lirë e pyeti nëse përdorimi i kësaj ngjyre përbënte shkelje të privatësisë së votuesve. Kjo agjenci e pranoi interesimin e REL-it për këtë çështje si sinjalizim për të nisur shqyrtimin e përdorimit të ngjyrës matrikuluese.
“Lidhur me përdorimin e ngjyrës matrikuluese, ne kemi këshilluar KQZ-në se indirekt identifikon personin, veçanërisht kur merren parasysh rrethanat në komunitete të vogla, familje apo punë. Derisa, vet informacioni mbi të dhënat personale çon deri te baza për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, duke u bazuar në këto parime të ligjit dhe në kompetencat tona, Agjencia i ka rekomanduar KQZ-së që ngjyrën matrikuluese të mos e përdorë”, tha për Radion Evropa e Lirë më 11 shtator komisionarja për Informim dhe Privatësi e Kosovës, Krenare Sogojeva-Dermaku.
Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka dërguar rekomandim me shkrim KQZ-së për këtë çështje, ku thuhet se me përdorimin e ngjyrës matrikuluese zbulohet fakti se një person ka votuar.
“Megjithatë, marrë parasysh faktorët shtesë, si njohja e këtij personi brenda rrethit familjar, në punë apo në komunitet, në rrethin ku jeton dhe vepron personi, ngjyra matrikuluese mundëson që personi të identifikohet me emër dhe përmes këtij identifikimi, indirekt të zbulohet informacioni se i njëjti ka votuar ose jo”.
Aty shtohet se shënjimi i gishtërinjve të votuesve me ngjyrë matrikuluese “në mënyrë të pavullnetshme bënë ekspozimin e të dhënave personale”.
“Rrjedhimisht, nga ky ekspozim zbulohen edhe veprime të identifikueshme të personit lidhur me aktivitetin e tij qytetar. Tutje, pavarësisht se ngjyrosja e gishtit me ngjyrë matrikuluese nuk përbën identifikim automatik, megjithatë krijon mundësinë për profilizim, pasi mund të përdoret për të nxjerrë përfundime mbi sjelljen e një personi të identifikueshëm që ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar ose jo”, thuhet në rekomandimin dërguar KQZ-së, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.
Komisionarja Sogojeva-Dermaku tha për Radion Evropa e Lirë se ngjyrosja e gishtit të madh të dorës së majtë me ngjyrë matrikuluese nuk praktikohet në shtetet evropiane. Madje, ajo përmendin edhe rastin e Gjeorgjisë, kur Komisioni i Venecias kishte dhënë mendim për këtë çështje. Ndërkaq, në shkresën dërguar KQZ-së, AIP tha se ngjyra matrikuluese përdoret në vende sikurse Afganistani, Algjeria, Egjipti, Kamboxhia, Nigeria, Iraku, Siria, Turqia, Venezuela e të tjera.
Me rregulloren e miratuar më 21 qershor të vitit 2024, KQZ-ja ka vendosur që, për herë të parë, në zgjedhjet e reja të përdoret kjo ngjyrë, e cila nuk largohet së paku 48 orë. Në zgjedhjet e deritashme është përdorur sprej i padukshëm, i cili ka mundur të verifikohet vetëm me dritë ultravjollcë. Në Kosovë, e drejta për të votuar është private.
Grupe të shoqërisë civile i thanë më herët Radios Evropa e Lirë se janë të shqetësuara se praktika e re, për të cilën vendosi KQZ-ja, mund t’i ekspozojë publikisht votuesit, duke çuar potencialisht në stigmatizimin e tyre. Ndërkaq, nga KQZ-ja ende nuk janë deklaruar rreth rekomandimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me ngjyrën matrikuluese./ REL
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden është bërë sërish viral pas gafave të njëpasnjëshme të cilat po përs&eu...
PALESTINË- Sulmet ajrore izraelite në territoret palestineze vranë të paktën 20 palestinezë në Gazë dhe pesë n&eu...
ITALI- Pacientët dhe të afërmit e tyre raportohet se vetëm në vitin 2023 kanë sulmuar verbalisht ose fizikisht më shumë...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga mb...
SHBA- Elon Musk tha se ish-presidenti Donald Trump do të bënte një punë më të mirë si lideri i ardhshëm i SHBA-së...
RUSI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan i bëri thirrje Rusisë që t’i kthejë Krimenë Ukrainës, të cil&eu...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill KOSOVA- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës t&e...
SHBA- Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit pritet të ketë implikime të mëdha për sigurinë dhe ekonomin&eum...
RUSI- Kremlini tha sot se nuk i pëlqente mënyra se si u përdor emri i Vladimir Putinit në debatin e parë midis Kamala Harris dhe Dona...
SHBA- Qytetarët amerikanë ditën e sotme kanë kujtuar 23-vjetorin e sulmeve terroriste në New York. Të peanishëm në eve...