Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
KOSOVË- Gjatë vitit 2023 sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë shënuan rritje, sipas raportit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Aty analizohet korniza ligjore, pozita e gazetarëve në punë, si edhe sigurinë e tyre.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), prezantoi raportin vjetor me titull "Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve dhe Indeksin e sigurisë së gazetarëve”, ku konstatohet, se viti 2023 shënoi rënie të sigurisë dhe rritje të sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë. Sipas gjetjeve të këtij raporti, Kosova ka përjetuar një rënie të paparë më herët, sa i përket lirisë së medies dhe sigurisë së gazetarëve. Krahasuar me vitin 2022, ku janë raportuar 33 raste, numri i sulmeve ndaj gazetarëve është rritur në 41, duke e bërë vitin 2023 vitin me numrin më të lartë të shkeljeve të lirisë së medies dhe sulmeve ndaj gazetarëve, thuhet në raport.
Sulme verbale, fizike, autocensurë
"Gazetarët që raportuan në komunat veriore janë përballur me kërcënime për jetën, sulme verbale dhe fizike, si dhe dëmtim të pronave personale dhe profesionale. Gjithashtu, në qershor, qeveria ndërmori hapa për të revokuar licencën e operimit të një prej televizioneve më të mëdha kombëtare, Klan Kosova. Rishikimi i licencës erdhi si pasojë e gjetjeve në dokumentacionin e korporatës pronare nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë. Organizatat e shoqërisë civile vendore, në bashkëpunim me praninë ndërkombëtare në Kosovë, arritën ta parandalojnë këtë vendim nga zbatimi; megjithatë, kjo paraqet një kërcënim të paprecedent për lirinë e medies në Kosovë”, thuhet në raport. Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se autocensura vazhdon të jetë e përhapur, mirëpo pluralizmi mediatik i lejon gazetarët që të gjejnë vende të reja pune. Sipas saj, ashpërsia e kërcënimeve ndaj gazetarëve është rritur megjithëse rastet e raportuara mund të mos përfshijnë plotësisht shtrirjen e kërcënimeve jofizike, ngacmimeve posaçërisht atyre në internet.
Mundësi më të mira për gazetaret femra, por ende sfida
"Gazetarët gra konsiderojnë se kushtet e tyre dhe pozita në dhomën e lajmeve është përmirësuar dhe kanë mundësi të barabarta në role menaxheriale për dallim me vitet e kaluara, mirëpo ato vazhdojnë ende të përballen me sfida në vendet e punës dhe një nga sfidat e identifikuara gjatë vitit 2023 kanë qenë edhe ngacmimet e shpeshta seksuale”, tha Mulliqi.
Në raport theksohet, se gazetarët përballen me kushte të vështira të punës, përveç kërcënimeve, sulmeve dhe linçimeve, thekson Leonita Morina, një ndër hulumtueset për përgatitjen e raportit të AGK-së. "Paga të ulta, mungesa e kontratave, mungesa e mbulimit të sigurimit shëndetësor janë disa nga sfidat që gazetarët janë përballur edhe viteve të kaluara por kanë vazhduar të përballen edhe gjatë vitit 2023. Rreth 25 për qind të gazetarëve kanë kontrata me afat të caktuar dhe shumica e gazetarëve punojnë me kontrata të përkohshme apo punojnë pa kontrata fare”, shton Morina.
Reagime pas publikimit të raportit
Në rekomandimet e raportit të AGK-së, u theksua nevoja që "gazetarët t'i raportojnë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të tyre, bashkëpunim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës me mediet, si dhe të krijohet sa më shpejt Sistemi i Menaxhimit të Lëndëve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) për rastet e gazetarëve.
Ambasada gjermane në Prishtinë, pas publikimit të raportit të AGK-së, tha se “siguria e gazetarëve është jetike për çdo demokraci”, duke e vlerësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës që bën monitorimin nga afër të zhvillimeve në Kosovë. “Ndërkohë që i afrohemi zgjedhjeve të ardhshme, është më e rëndësishme se kurrë të sigurohemi që mediet dhe gazetarët të mund të operojnë lirshëm, pa asnjë ndërhyrje apo presion. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është një gur themeli i demokracisë, dhe ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për ta mbrojtur atë”, shkroi ambasada gjermane në profilin e saj social.
Organizata ndërkombëtare siç janë, "Reporterët Pa Kufij”, në raportin e vitit të shkuar e renditi Kosovën 19 vende me poshtë sa i përket lirisë së medieve, indeks ky që shënon kthim prapa dhe përkeqësimin më të rëndë të lirisë së medies në vitet e fundit. Ndërsa, organizata tjetër "Freedom House” në raportin e saj, konstatoi se "pavarësisht që Kosova ka një mjedis të larmishëm mediatik, në përgjithësi liria e fjalës dhe shprehjes ka qenë disi e kufizuar, ndërsa, shumë media sipas raportit "hezitojnë të përfshihen në mbulim kritik për qeverinë”./ DW
evakuimet LIBAN- Të paktën 492 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,645 janë plagosur në sulmet ajrore izraelit...
Afrim Bunjaku KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rikujtuar sulmin në Banjskë ndërsa sjot shënohet një vit ng...
Afrim Bunjaku KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Ditën e sotme bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga nj&e...
Radoicic SERBI- Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy her...
Foto ilustruese SHBA- Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në...
Foto ilustruese KOSOVË- Zyrtarë të lartë gjermanë kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat...
pat ryder SHBA- Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme pas një i...
Brad Pitt SPANJË- Policia spanjolle ka arrestuar pesë persona të akuzuar për mashtrimin e dy grave duke u marrë një shumë...
SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar gjatë vizitës së saj në SHBA ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-Sekreta...