
Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ndërsa është i burgosur në burgun Sante në Paris, ka shkaktuar shqetësim në rrethin e ngushtë të tij dhe familja.
I mbetur pas hekurave që nga 21 tetori, Sarkozy ka vendosur, sipas medias franceze Le Point, të ndjekë vetë një regjim të veçantë dietik. Duke kuptuar ndjenjat armiqësore që shumë nga të burgosurit e tjerë kanë ndaj tij, ai refuzon të prekë pjatat që i serviren në qelinë e tij.
Sipas burimeve të cituara nga media, Sarkozy ka frikë se dikush i ka pështyrë ushqimin, nëse jo diçka më të keqe (madje edhe helmim).
Ajo që e bën problemin edhe më të madh është se ish-presidenti e ka “djegur” alternativën tjetër ndaj ushqyerjes së tij në burg, përkatësisht sigurimin e lëndëve të para nga mensa dhe përgatitjen e ushqimit vetë:
“Ai as nuk di të ziejë vezë!”, zbulon një person nga rrethi i tij i ngushtë. “Dhe, që nga fillimi, e refuzon”.
Kështu, që nga dita e arrestimit të tij rreth 3 javë më parë, Nicolas Sarkozy ka ngrënë ekskluzivisht kos. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky agjërim i veçantë që po mban ish-presidenti do të “ndikojë” te gjyqtari, i cili më 10 nëntor do të thirret të vendosë për lirimin e tij.
Kujtohet se Sarkozy po vuan një dënim me pesë vjet burg për financimin e supozuar të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga Libia, kryesisht nga Muamar Gaddafi. Dy oficerë policie të armatosur janë thirrur për ta mbrojtur atë brenda burgut në mënyrë 24-orëshe.
Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez tha se ky vendim u mor për shkak të një kërcënimi për jetën e Sarkozy-t, natyrën e të cilit nuk e specifikoi.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Nëntor09:49
Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë
Shefi ekzekutiv i Teslës, Elon Musk, u bë të mërkurën personi i parë në histori që arrin një pasuri neto prej pot...
BOTA
6 Nëntor07:39
"NATO është e pamposhtur"/ Rutte:Uniteti i aleancës pengon çdo sulm të mundshëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se forca kolektive e aleancës e bën atë “absoluti...
BOTA
5 Nëntor23:47
Pse ka kaq shumë sulme me thikë në Britani? Ajo e kuzhinës arma më e përdorur për vrasje
Një sulm i tmerrshëm me thikë në tren që la nëntë persona me lëndime kërcënuese për jetën gjatë...
BOTA
5 Nëntor23:27
Gazetari italian pushohet nga puna pas pyetjes për zyrtaren e BE për Izraelin (Video)
Një gazetar italian i cili e pyeti një zyrtare të Komisionit Evropian pse Izraeli nuk duhet të paguajë për rindërtimin e Gaz&...
BOTA
5 Nëntor23:12
Rrëzimi i avionit, Kentaki shpall gjendje të jashtëzakonshme
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet amerikan, pasi një avion mallrash i UPS...
BOTA
5 Nëntor22:32
Kundër-protesta/ Mijëra njerëz mblidhen në Beograd përballë mijëra të tjerëve
Më shumë se 10,000 mbështetës të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç u mblodhën në kryeqytetin Beograd të m&...
BOTA
5 Nëntor22:08
Qeni vret në shtëpi djalin 9 muajsh
“Qeni që vrau një foshnjë nëntëmuajshe në Rogiet, në juglindje të Uellsit, të dielën, ishte i racës...
BOTA
5 Nëntor19:34
Mëngjes në Berlin darkë në Athinë. Plani hekurudhor i BE për vitin 2040
Mëngjes në Berlin, drekë në Kopenhagën, me një udhëtim të shpejtë dhe të lehtë me tren për të k...
BOTA
5 Nëntor19:26
I arrestuari për grabitjen 88 milionë eurosh është yll i rrjeteve sociale
Një nga burrat e arrestuar me dyshimin për vjedhjen e xhevahireve të kurorës me vlerë 88 milionë euro nga muzeu i Luvrit ësht...
BOTA
5 Nëntor19:03
VIDEO/ Presidentja ngacmohet seksualisht më mes të rrugës dhe tentohet të puthet. Ja si reagon ajo
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum është ngacmuar seksualisht nga një burrë ndërsa përzihej me qytetarë në r...