Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet amerikan, pasi një avion mallrash i UPS-it u rrëzua pak pasi u nis nga aeroporti në Luisvill, duke vrarë të paktën nëntë persona.
Pak pas nisjes nga aeroporti, avioni u përfshi nga flakët dhe më pas u rrëzua, duke shkatërruar dy biznese që gjendeshin afër aeroportit dhe duke shkaktuar vonesa në operacionet e kësaj kompanie të transportimit të mallrave.
Beshear u tha gazetarëve se pret që numri i viktimave të rritet, pas aksidentit që ndodhi të martën. Avioni u rrëzua pranë një zone industriale, duke goditur një kompani të naftës.
Beshear tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmojë në përgjigjen e shtetit për aksidentin, duke lejuar që në vendngjarje të dërgohen “më shpejt burime”.
Avioni i mallrave i llojit MD-11, i prodhuar para 34 vjetësh u përfshi nga flakët dhe hetuesit nga Bordi Kombëtar amerikan për Sigurinë e Transportit pritet që të japin detaje pse ndodhi ky aksident.
Fluturakja, sipas kompanisë UPS, kishte tre anëtarë të ekuipazhit dhe sipas zyrtarëve amerikanë asnjëri nga ta nuk i mbijetoi aksidentit.
Rreth 200 zjarrfikës dhe personel të emergjencës, si dhe 50 kamionë, u thirrën të martën për të luftuar flakët e shkaktuara nga rrëzimi i avionit. Megjithatë, guvernatori Beshear tha se një qendër e konventave që ndodhet afër, një restorant dhe një fabrikë e Ford Motor Co nuk janë prekur nga zjarri.
Zyrtarët thanë se 11 persona u dërguan nëpër spitale të martën, ndërsa një zyrtar qeveritar i tha agjencisë Reuters se të paktën 10 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur. Beshear tha se dy persona janë në gjendje kritike.
Aeroporti ndërkombëtar i Luisvillit u rihap për trafik ajror të mërkurën, megjithatë pista ku ndodhi aksidenti pritet të mbetet e mbyllur për edhe 10 ditë, sipas zyrtarëve, shkruan Rel.
UPS tha se ka ndaluar disa operacione pas kësaj ngjarjeje. Prodhimi i avionit MD-11 u ndal në vitin 2000 dhe shërbimi për pasagjerë zyrtarisht përfundoi më 2014. Për operacionet për transportin e mallrave, rreth 50 avionë MD-11 operohen nga FedEx dhe UPS në mbarë botën, ndërkaq edhe dy avionë të tjerë të këtij lloji vazhdojnë të përdoren.
GE Aerospace, që prodhon motorët e avionit, tha se ka ofruar mbështetje për UPS dhe për autoritetet amerikane.
Fluturakja me tre motorë ishte mbushur me karburant që do t’i zgjaste për fluturimin e planifikuar prej tetë orësh e gjysmë për në Honolulu.
Ky ishte avioni i parë i mallrave i UPS-it që është rrëzuar që nga gushti i vitit 2013, kur një avion Airbus u përplas teksa po tentonte të ateronte në aeroportin ndërkombëtar të Birmingham, Alabama, duke vrarë të gjithë anëtarët e ekuipazhit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Nëntor22:32
Kundër-protesta/ Mijëra njerëz mblidhen në Beograd përballë mijëra të tjerëve
Më shumë se 10,000 mbështetës të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç u mblodhën në kryeqytetin Beograd të m&...
BOTA
5 Nëntor22:08
Qeni vret në shtëpi djalin 9 muajsh
“Qeni që vrau një foshnjë nëntëmuajshe në Rogiet, në juglindje të Uellsit, të dielën, ishte i racës...
BOTA
5 Nëntor19:34
Mëngjes në Berlin darkë në Athinë. Plani hekurudhor i BE për vitin 2040
Mëngjes në Berlin, drekë në Kopenhagën, me një udhëtim të shpejtë dhe të lehtë me tren për të k...
BOTA
5 Nëntor19:26
I arrestuari për grabitjen 88 milionë eurosh është yll i rrjeteve sociale
Një nga burrat e arrestuar me dyshimin për vjedhjen e xhevahireve të kurorës me vlerë 88 milionë euro nga muzeu i Luvrit ësht...
BOTA
5 Nëntor19:03
VIDEO/ Presidentja ngacmohet seksualisht më mes të rrugës dhe tentohet të puthet. Ja si reagon ajo
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum është ngacmuar seksualisht nga një burrë ndërsa përzihej me qytetarë në r...
BOTA
5 Nëntor18:22
Trump tërhoqi trupat amerikane, kreu i NATO-s “qetëson” Rumaninë: Mbrojtje të plotë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e siguroi Rumaninë të mërkurën (5 nëntor) se aleanca do ta mbronte vendin me kapacitetin e ...
BOTA
5 Nëntor17:14
Pronari qëllon me armë drejt hajdutëve, por nuk hetohet nga policia
Rasti i një tentative grabitjeje në Grignano Polesine (Rovigo) ka rindezur debatin mbi vetëmbrojtjen.
Një burrë 68-vjeçar q&eum...
BOTA
5 Nëntor15:55
Trump reagon pas humbjes në zgjedhjet e djeshme: Mbyllja e qeverisë është një nga arsyet
Rezultatet e pafavorshme të zgjedhjeve të djeshme në SHBA për republikanët u pranuan nga Donald Trump, i cili hëngri mëngje...
BOTA
5 Nëntor15:02
Demokratët fitojnë zgjedhjet për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhersi
Kandidatët demokratë fituan zgjedhjet për guvernator në shtetet amerikane të Nju Xhersit dhe Virxhinias.
Sipas komisionit t&eu...
BOTA
5 Nëntor14:08
“Ministri gjerman trondit me deklaratën për Sirinë: ‘Më keq se Gjermania e 1945’”
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul ka shkaktuar trazira brenda bllokut të tij konservator pas një deklarate të fundit në lidhj...