nenad kostic
KOSOVË- Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përfaqëson iniciativën e dy vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian që përfundimisht të zgjidhet statusi i Kosovës dhe që Serbia të pajtohet sa më shumë me fqinjët e saj dhe përfundimisht “një ditë të anëtarësohet në BE“, ka thënë akademiku Nenad Kostiç. I pyetur për konfliktin e ngrirë, ai në serinë e bisedimeve për zgjidhjen e problemit të Kosovës tha se konflikti nuk është i ngrirë, por po zgjidhet.
“Një konflikt i ngrirë është një fuçi baruti që pret vetëm një fitil”, paralajmëroi Kostiç dhe shtoi se ata që e mbrojnë atë fantazojnë se gjithçka do të shkojë sipas dëshirës në të ardhmen, por se ai është kundër një konflikti të ngrirë. Ai theksoi se konfliktet duhet të zgjidhen me diplomaci dhe marrëveshje dhe përmendi shembujt e vendeve që kanë qenë në luftë dhe që sot bashkëpunojnë, si Franca dhe Gjermania dhe Amerika e Japonia.
I pyetur për mundësinë e shpërthimit të konflikteve, Kostiç vlerësoi se konfliktet janë verbale, ideologjike dhe propagandistike dhe se Serbia nuk mund të shkaktojë konflikt derisa forcat e NATO-s janë në detyrë në Kosovë dhe as nuk mendon për këtë.
“Mirë që nuk e mendon”, ka thënë Kostiç dhe ka vlerësuar se edhe Serbia edhe Kosova janë të kufizuara në veprimet e tyre.
“Ne jemi aq të kufizuar në aktivitetet tona të politikës së jashtme, saqë ambasadori amerikan, kur një bateri artilerie u zhvendos nga Nishi në Rashkë me kërkesë të Presidentit të Republikës, erdhi dhe tha se duhej të kthehej në Nish dhe “përfundoi në Nish”, ka thënë Kostiç.
Ai beson se Kosova është e dobët për të shkaktuar ndonjë konflikt serioz, i bindur se “mentorët perëndimorë” ua kanë ndaluar të shkaktojnë konflikt dhe se janë urdhëruar të “heshtin dhe të vuajnë” qoftë edhe për një incident si ai në Banjskë, me qëllim që të “pajtohen me Serbinë”.
Duke folur për Bashkimin e Komunave Serbe (ZSO), Kostiç beson se është në interes të “minoritetit serb në Kosovë” që të ketë një autonomi dhe organizim territorial. Këto, sipas tij, janë detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe nuk po i bëjnë presion as aleatëve perëndimorë.
Ai vlerësoi se Asocacioni nëse themelohet do të jetë i dobët, por edhe se çështja është se sa do ta respektojnë marrëveshjen të dyja palët. “Unë jam shumë skeptik për perspektivat për një autonomi thelbësore, të dobishme, ekzekutive të serbëve në Kosovë,” tha Kostiç.
I pyetur për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ai tha se si qytetar mund të jetë për çdo gjë, por pyetja është se çfarë duhet të bëjnë shtetarët e Kosovës dhe Serbisë. “Ata duhet të zbatojnë marrëveshjen e tyre të shkruar, ku thuhet qartë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, përkujtoi Kostiç.
I pyetur nëse zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të arrihet përmes konferencës apo dialogut ndërkombëtar, Kostiq tha se gjatë historisë konferencat ndërkombëtare dhe konferencat e paqes janë organizuar shpejt pas përfundimit të luftës dhe se tani është tepër vonë për një gjë të tillë.
“Kosova u bë de facto e pavarur 25 vjet më parë. Ajo shpalli pavarësinë 16 vjet më parë. Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është shumë i ngushtë. Nuk e shoh terrenin atje, as nevojën për një konferencë të madhe. Për këtë duhet të bien dakord pushtetarët në Prishtinë dhe Beograd, sigurisht nën kujdesin e fuqive të mëdha”, shtoi Kostiç.
Zgjedhjen mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian ai e sheh si një dikotomi të rrejshme dhe thekson se nuk duhet bërë tepër, në aspektin që njerëzit të besojnë se Serbia po zgjedh diçka, sepse Serbia nuk po zgjedh asgjë.
“Askush nuk ia ofron Serbisë atë zgjedhje. Ka kaluar koha kur një diplomaci e aftë, eksperte, profesionale do të arrinte të merrte diçka në këmbim. Fatkeqësisht, Serbia humbet në të gjitha forumet diplomatike dhe nuk merr pothuajse asgjë, përveç disa premtimeve të vakëta për të ardhmen”, pohon Kostiç.
Ai shtoi se do të ishte mirë që Serbia të anëtarësohej në BE, sepse do të ishte mirë për shoqërinë dhe qytetarët, por se kjo mundësi dhe zgjedhje “varet shumë nga pajtimi me Kosovën”./Danas
nenad kostic
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
13 Korrik19:48
Përleshje mes tifozëve dhe të shtëna jashtë një stadiumi në Greqi/ Tre persona mbeten të plagosur, 70 vihen në pranga, PAMJE nga vendngjarja
foto nga vendngjarja
GREQI- Një incident i përgjakshëm me të shtëna mes tifozëve ka ndodhur pasditen e sotme jashtë stad...
r.ll
BOTA
13 Korrik19:13
NATO mbyll takimin në Uashington me garanci sigurie për Ukrainën
samiti i nato
SHBA- NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe ...
r.ll
BOTA
13 Korrik19:13
Tajvani në gatishmëri mbi një "valë" provash me raketa të Kinës
foto ilustruese
TAJVAN- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi të shtunën se po monitoronte një "valë" provash me raketa që po n...
r.ll
BOTA
13 Korrik18:48
E prezantoi si "President Putin", Zelenskyy flet për gafën e Biden: Ishte një gabim, mendoj se mund ta harroj
joe biden dhe volodymyr zelenskyy
IRLANDË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar pas gafës që bëri xhiron e rrjet...
r.ll
BOTA
13 Korrik18:32
Kremlini paralajmëron: Dislokimi i armëve të SHBA-së mund t’i bëjë kryeqytet evropiane caqe të Rusisë
dmitry peskov
RUSI- Kremlini paralajmëroi se dislokimi në Gjermani i raketave të Shteteve të Bashkuara do t’i bëjë krye...
r.ll
BOTA
13 Korrik15:48
Ish-presidenti i Malit të Zi: Jam lajmëruar nga një zyrtar ushtarak nga Kosova se një grup kriminal po përgatit atentat ndaj meje
milo gjukanovic
MAL I ZI- Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informaci...
r.ll
BOTA
13 Korrik15:47
Kodi i ri i Sjelljes i prek deputetët e Kuvendit të Kosovës në xhep
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Deri në gjysmën e pagës, apo mbi 600 euro në muaj, mund të humbin deputetët e Kuvendit të...
n.f
BOTA
13 Korrik13:11
Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta detare
Foto ilustruese
KINA- Dy luftanije ruse kanë mbërritur në qytet-portin Zhanjiang në jug të Kinës për të marrë ...
n.f
BOTA
13 Korrik12:29
Shefi i ri i diplomacisë maqedonase rishikon vendimet e Bujar Osmanit
Bujar Osmani dhe Timço Mucunski
MAQEDONI E VERIUT- Vendi i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) n&eum...
n.f
BOTA
13 Korrik12:28
"Nuk i përulemi asnjë presioni" /Presidenti i ri i Iranit i gatshëm për dialog me Evropën, njofton se Teherani nuk do të marrë armë bërthamore
Presidenti i Iranit
IRAN- Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian në një deklaratë të lëshuar sot është shprehur se ...