Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
KOSOVË- Deri në gjysmën e pagës, apo mbi 600 euro në muaj, mund të humbin deputetët e Kuvendit të Kosovës, nëse gjatë seancave plenare dhe në mbledhjet e trupave punues të Kuvendit përdorin gjuhë joparlamentare apo dhunë fizike.
Ndëshkimet e tilla parashihen në draftin e ri të Kodit të Sjelljes për deputetët e Kuvendit, të miratuar në muajin prill të këtij viti nga Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Përgatitja e këtij draft-Kodi është përpjekje për të parandaluar përdorimin e fyerjeve, sharjeve dhe dhunës fizike nga deputetët, tha Adnan Rrustemi, kryetar i këtij komisioni.
“Përmes këtij projekt-Kodi po bëjmë përpjekje ta lartësojmë modelin e deputetit, në kuptimin e një deputeti të përgjegjshëm llogaridhënës, që të sillet me përgjegjësi në raport me funksionin dhe qytetarin”, tha Rrustemi për Radion Evropa e Lirë.
Miratimin e një Kodi të tillë e vlerësojnë të domosdoshëm disa nga organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e Kuvendit, të tjera dyshojnë se Kodi do të ndikojë në përmirësimin e sjelljes së deputetëve.
Në këtë dokument që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thuhet se Kodi do të adresojë sjelljen e deputetëve në seanca dhe komisione, gjuhën joparlamentare, përdorimin e telefonave, veshjet e zyrtarëve dhe veprimet tjera të ndaluara gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.
Sipas Kodit, deputetët duhet të përmbahen nga përdorimi i gjuhës së pahijshme, urrejtëse, fyese ose kërcënuese. Për të gjitha veprimet joadekuate, sipas Kodit, parashihen dënime me gjobë, varësisht a janë shkelje të rënda apo të lehta.
Shkelje të lehta konsiderohen, pengimi i mbarëvajtjes, pasthirrma, zhurmimi dhe ndërprerja e fjalës, përdorimi i celularit ose i laptopit dhe mosrespektimi i Kodit të veshjes.
Kurse, shkelje të rënda janë, përdorimi i dhunës fizike, përdorimi i fjalëve, frazave ose sinonimeve që poshtërojnë ose cenojnë dinjitetin e tjetrit, shpërdorimi i pozitës për përfitim të interesave personale, nxitja e urrejtjes, jotoleranca, dhuna apo ngacmimi seksual.
Në rast të shkeljes së Kodit të Sjelljes, ndaj deputetëve zbatohen masat ndëshkuese duke filluar nga vërejtja me shkrim, më pas suspendimi nga pjesëmarrja në tri seanca plenare dhe tri mbledhje të komisioneve, e deri te sanksionet financiare që arrijnë në 50 për qind të pagës bazë.
Paga bazë e një deputeti në Kosovë është 1.804 euro.
Për pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve dhe grupeve punuese, ata përfitojnë shtesa: 20 për qind të pagës bazë apo mbi 360 euro.
Rrustemi tha se draft-Kodi është proceduar për një nga seancat plenare të Kuvendit.
Zyrtarë nga Kuvendi i Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se kryesia e Kuvendit do të përcaktojë se kur do të vendoset në rend dite për shqyrtim projekt-Kodi. Por, data për shqyrtimin e këtij dokumenti ende nuk është caktuar.
Organi kompetent për zbatimin dhe shqiptimin e masave të këtij Kodi është Këshilli për Etikë.
Këshilli përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve katër anëtarë do t’i përkasin shumicës parlamentare, tre opozitës dhe dy anëtarë të tjerë do t’u përkasin komuniteteve jo shumicë.
Kryetari i Komisionit për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit, mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në Kuvendin e Kosovës, Adnan Rrustemi tha se Këshilli i Etikës synon të përbëhet nga deputetë me integritet të lartë moral dhe profesional.
“Dhe, në mënyrë të paanshme të trajtojë secilin rast që denoncohet nga ana e deputetëve”, thekson Rrustemi.
Sipas Kodit, Këshilli duhet të ketë një kryetar dhe një zëvendëskryetar, si dhe në përbërjen e tij duhet të reflektojë barazia gjinore.
Kryetari i Këshillit propozohet nga grupi më i madh parlamentar i shumicës, kurse zëvendëskryetari propozohet nga grupi më i madh parlamentar i opozitës. Anëtarët e Këshillit, së bashku me kryetarin dhe zëvendëskryetarin zgjedhën në votim të hapur nga Kuvendi, me propozimin e Kryesisë së Kuvendit.
Vendimet për ndëshkime merren me “miratimin e shumicës së anëtarëve”.
Duke vlerësuar volumin e sjelljeve joparlamentare të ligjvënësve, draftimi i Kodit të kësaj natyre, që zgjeron praktikat ndëshkuese, është i domosdoshëm, thotë Arbër Thaçi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Sipas tij, jo rrallëherë në seancat e Kuvendit të Kosovës debatet nga deputetët dalin jashtë kontrollit, duke përfshirë përdorimin e gjuhës së ashpër, ofendimet, fyerjet por edhe përleshjet fizike.
Kjo zakonisht ndodh ndërmjet deputetëve në pushtet dhe atyre në opozitë, varësisht se cila parti udhëheq Qeverinë.
Përveç gjuhës së ashpër, fyerjeve, sharjeve dhe ofendimeve, më 13 korrik të vitit të kaluar, pati edhe përleshje fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike dhe pjesëtarëve të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht mes Mërgim Lushtakut dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Në raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023, Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka vërejtur se është përdorur gjuhë seksiste, mizogjene, raciste dhe homofobe.
Kjo gjuhë është kritikuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.
Në këtë raport thuhet se “për përveç tensionimit në Kuvend, disa deputetë përdorën gjuhë nxitëse kundër kundërshtarëve politikë, duke përfshirë stereotipizimin dhe gjuhë jo të përshtatshme në aspektin gjinor.
Liridon Salihi, koordinator i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), shprehet se ndëshkimi me gjoba mund të përmirësojë sjelljen e deputetëve nëpër seanca.
Ai sqaron se edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, ndalohet përdorimi i gjuhës joparlamentare dhe përdorimi i dhunës, por masat ndëshkuese janë të lehta.
“ ‘Prekja në xhep’ e deputetëve do të ketë efekt dhe do të ketë më pak përdorim të gjuhës jo të përshtatshme, qoftë në seanca qoftë në komisione”, vlerëson Salihi.
Arbër Thaçi nga KDI-ja dyshon se ky dokument garanton përmirësim të situatës.
“Pa një zbatim më të prerë të rregullave ndëshkuese, Kodi mund të shndërrohet në një dokument që nuk gjen zbatim në praktikë”, konsideron ai.
Por, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, (IKD) konsiderojnë se dënimet financiare mund të mos jenë pengesë efektive për deputetët e pasur ose ata me të ardhura të konsiderueshme jashtë Kuvendit.
Në një analizë të publikuar në fillim të muajit qershor, të quajtur Kodi i Sjelljes së Deputetëve, thuhet se “përqendrimi në dënimet financiare zhvendos fokusin nga parimet e sjelljes së mirë dhe shërbimit publik në një sistem ndëshkimi thjesht monetar”.
Në këtë analizë, ndërkaq, thuhet se draft-Kodi përmban dispozita që janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
Sipas Rregullores aktuale, llojet e masave në rast të pengimit të zhvillimit të seancës janë: tërheqja dhe ndërprerja e fjalës, vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca plenare dhe largimi nga seanca që shoqërohet me sanksione financiare me kompensimin e një seance plenare.
“Por, jo deri në 50 për qind të pagës bazë”, thuhet në analizën e IKD-së
Ndryshe, një kod të tillë, Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar para gjashtë vjetësh, më 2018. Njëjtë si në Kosovë, edhe në Shqipëri Kodi i Sjelljes zbatohet për të gjitha aspektet e jetës publike të deputetit. Në vitin 2019 Kodi i Sjelljes është miratuar edhe nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut./REL
Foto ilustruese KINA- Dy luftanije ruse kanë mbërritur në qytet-portin Zhanjiang në jug të Kinës për të marrë ...
Bujar Osmani dhe Timço Mucunski MAQEDONI E VERIUT- Vendi i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) n&eum...
Presidenti i Iranit IRAN- Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian në një deklaratë të lëshuar sot është shprehur se ...
Kate Middleton ANGLI- Kensington Palace konfirmoi së fundmi se Princesha e Uellsit, Kate Middleton do të marrë pjesë...
Foto ilustruese UKRAINË- Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një...
DASH SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Per&e...
Autori dhe viktima GREQI- Një krim i tmerrshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Amfiloki në Greqi. Një 43-vjeçar v...
Babai dhe vajza SHBA- Një burrë nga Arizona është arrestuar dhe akuzuar për vrasje pasi dyshohet se ka lënë va...
Biden SHBA- Samiti i NATO-s në Uashington duhej të ishte festa e madhe e 75-vjetorit të aleancës. Por shqetësimet për shë...
Aktori SHBA- Një gjykatëse në Nju Meksiko pushoi të premten çështjen ndaj aktorit Alec Baldwin. Vendimi u mor ndërsa v...