Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë angazhime afatgjata për ta mbështetur ushtarakisht Ukrainën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jeff Custer, aleanca perëndimore premtoi se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, ndërsa akuzoi Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut se po e mundësojnë agresionin rus.
Takimi vjetor i NATO-s, i mbajtur në kryeqytetin amerikan, e përqendroi vëmendjen tek lufta në Ukrainë, çka u reflektua edhe në komunikatën përfundimtare.
Vendet aleate thanë se pushtimi rus i Ukrainës, më shumë se dy vjet më parë, “dëmtoi paqen dhe stabilitetin në zonën euro-atlantike” dhe se “Rusia mbetet kërcënimi më domethënës dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve”.
Organizata perëndimore ndërmori hapa për t’u siguruar që Ukraina të triumfojë në mbrojtjen kundër agresionit rus.
Aleanca u pajtua për një ndihmë afatgjatë sigurie për Ukrainën dhe krijimin e një programi për të koordinuar sigurimin e pajisjeve ushtarake dhe trajnimin për Ukrainën nga vendet aleate dhe partnere.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli rreth programit gjatë një konference shtypi të enjten.
“Me komandën në Gjermani, qendrat logjistike në pjesën lindore të aleancës dhe një personel prej 700 individësh, NATO-ja do të koordinojë trajnimin e forcave ukrainase në objektet e vendeve aleate, do të planifikojë dhe koordinojë dhënien e donacioneve, do të menaxhojë transferimin dhe riparimin e pajisjeve dhe të sigurojë mbështetje për zhvillimin afatgjatë të forcave ukrainase”.
Shefi i NATO-s tha se vendet anëtare ranë dakord që vitin e ardhshëm të ofrojnë rreth 43 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën. Në takim pati premtime për ndihmë të menjëhershme ushtarake për Ukrainën, përfshirë armët kritike për mbrojtjen ajrore dhe sistemet e raketave Patriot.
Zoti Stoltenberg tha se aleatët e cilësuan Kinën si “një mundësues vendimtar të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.
Ndërsa nuk i dërgon ndihmë ushtarake në rrugë direkt, Kina e fuqizon Rusinë duke e furnizuar me materiale me përdorim të dyfishtë, si komponentë armësh, pajisje dhe lëndë të para për sektorin e mbrojtjes.
Analistët thonë se takimi i NATO-s ishte i suksesshëm. Në një intervistë për shërbimin korean të Zërit të Amerikës, ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller, tha se për të kishte shumë rëndësi pjesëmarrja e Japonisë dhe Koresë së Jugut në takimin e NATO-s dhe se mbështetja e fortë për Ukrainën dërgon një mesazh të qartë.
“Mendoj se mesazhi vërtet i fortë nuk vjen vetëm nga NATO-ja por edhe partnerët dhe aleatët në mbarë botën, të cilët janë të shqetësuar nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe me të vërtetë të përkushtuar për t’u siguruar që kjo të mos kthehet në shembull për autokratët në pjesë të tjera të botës, përfshirë Azinë”.
Edhe pse jo aq entuziast, ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker, vuri në dukje rezultatet pozitive.
“Dëgjuam për dërgimin e raketave Patriot dhe disa sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Po ashtu, lajm i mirë është edhe koordinimi i ndihmës për Ukrainën përmes NATO-s, që kryhej vetëm përmes Amerikës”.
Takimi i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Holandë në qershor të vitit të ardhshëm./VOA
foto ilustruese TAJVAN- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi të shtunën se po monitoronte një "valë" provash me raketa që po n...
joe biden dhe volodymyr zelenskyy IRLANDË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar pas gafës që bëri xhiron e rrjet...
dmitry peskov RUSI- Kremlini paralajmëroi se dislokimi në Gjermani i raketave të Shteteve të Bashkuara do t’i bëjë krye...
milo gjukanovic MAL I ZI- Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informaci...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Deri në gjysmën e pagës, apo mbi 600 euro në muaj, mund të humbin deputetët e Kuvendit të...
Foto ilustruese KINA- Dy luftanije ruse kanë mbërritur në qytet-portin Zhanjiang në jug të Kinës për të marrë ...
Bujar Osmani dhe Timço Mucunski MAQEDONI E VERIUT- Vendi i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) n&eum...
Presidenti i Iranit IRAN- Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian në një deklaratë të lëshuar sot është shprehur se ...
Kate Middleton ANGLI- Kensington Palace konfirmoi së fundmi se Princesha e Uellsit, Kate Middleton do të marrë pjesë...
Foto ilustruese UKRAINË- Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një...