BOTA

Akt penal apo shprehje e lirë e mendimit?/ Blogeri turko-shqiptar ndez debat në Turqi për sheriatin

n.f Përditësimi i fundit 28 Qershor 2024, 13:29
Akt penal apo shprehje e lirë e mendimit?/ Blogeri turko-shqiptar ndez
Debati Diamond Tema dhe Asrin Tok

TURQI- Një video për sheriatin ka ndezur diskutimet në Turqi. YouTuber-i Diamond Tema është tani në shënjestër për shkak të deklaratave të tij mbi Profetin Mohamed. Ndaj tij ka kërcënime me vrasje dhe një urdhër-arrest.

A është sheriati një rend i mirë juridik? Dy YouTuber-a diskutuan për këtë përpara dhjetë ditësh dhe qysh atëherë kjo çështje po preokupon mbarë Turqinë. Në qendër të diskutimit është çështja, nëse YouTuber-i Diamond Tema me deklaratat e tij për Profetin Mohamed ka cënuar ndjenjat religjoze të popullsisë.

I këtij mendimi është presidenca dhe Ministria turke e Drejtësisë. Ato deklaruan, se ndaj Diamond Temas po hetohet ndër të tjera për "nënçmim të ndjenjave religjoze" dhe se është lëshuar urdhër-arrest kundër 30 vjeçarit.

Akt penal apo shprehje e lirë e mendimit?

YouTuber-i turk me origjinë shqiptare përpiqet përmes disa videove të shpjegojë, se nuk ka kryer vepër penale dhe se vetëm ka lexuar nga rrëfimet për Profetin nga koleksionet e pranuara në përgjithësi. "As juridikisht dhe aq moralisht këtu nuk ka problem", përsërit ai. "Ta paraqesësh situatën të transformuar, sikur një i pa fe ka goditur një ithtar të sheriatit, ky është manipulim."

Ky rast tregon edhe njëherë se sa thellë është e përçarë shoqëria turke. Disa janë të mendimit, se e gjitha çfarë ka thënë Diamond Tema, ka të bëjë me lirinë e shprehjes. Të tjerë thonë, se ai e ka nënçmuar Profetin Mohamed dhe ka cënuar ndjenjat religjoze.

Çfarë ka ndodhur?

Në programin në YouTube Diamond Tema, një agnostik dhe laik i bindur, ka folur me influencerin nacional-konservator Asrin Tok. Tok e konsideron sheriatin një sistem më të mirë se sa demokracinë. Për rreth dy orë të dy diskutojnë për tema të ndryshme që nga të drejtat themelore dhe të pakicave e deri tek demokracia dhe barazia mes burrit dhe gruas.

Edhe martesa e Mohamedit me gruan e tij të fundit Aishe është diskutuar. Sipas disa burimeve islamike Aishe përpara fejesës duhet të ketë qenë gjashtë vjeç, dhe në realizimin e martesës pas tre vjetësh kishte mbushur nëntë vjeç.

"A beson ti, që Profeti është martuar me një gjashtëvjeçare? Në një sistem të sheriatit një mysliman lejohet të martohet me një vajzë gjashtë vjeçare. E konsideron ti të drejtë këtë?", me këto pyetje e konfronton Diamond Tema të intervistuarin e tij.

Ka mjaftuar kaq që nisnin sulmet në masë kundër tij: Në rrjetet sociale qysh atëherë po qarkullojnë me miliona herë kërcënime me vrasje kundër YouTuber-it e madje edhe kundër familjes së tij. Diamond Tema është i zhgënjyer, kryesisht prej ndërhyrjes së ministrit turk të Drejtësisë, gjë që duket si një paragjykim. "Ai është edhe ministri im, ai duhet të mbrojë edhe të drejtat e mia", thotë Tema.

Në rrethana të tilla turko-shqiptari vendosi të qendrojë në Shqipëri. Në Turqi ai do të udhëtojë vetëm, kur të jetë qetësuar gjendja.

Turqia është e përçarë

Qysh prej marrjes së pushtetit më 2001 partia islamiste-konservatore AKP e presidentit Rexhep Tayip Erdogan ka nxitur polarizimin e vendit. Ai edhe sot vazhdon të propagandojë narrativën, që qysh prej themelimit të republikës përpara njëqind vjetësh besimtarët dhe konservatorët, pra klientela e Erdoganit, vazhdimisht diskriminohen dhe shtypen.

Në rrjedhën e qendrimit të tij në pushtet kreu 70-vjeçar i shtetit ka krijuar një elitë të vetën të përbërë nga urdhëra dhe vëllazëri ekstremiste, që janë të lidhur fort me njeri-tjetrin. Sot ndihen të shtypur njerëzit që kërkojnë një ndarje strikte të shtetit nga feja.

Studimet sugjerojnë, se sheriati është pak i preferuar në popull

Sipas hulumtimeve të Fondacionit turk për Studimet e Politikave Ekonomike (TEPAV) në vitin 2016 rreth 75 përqind e njerëzve thanë, se duan të jetojnë në një vend laik. Katër vjet më vonë kuota e atyre, që duan një ndarje të qartë mes shtetit dhe fesë u rrit në 81 përqind.

Sheriatin atëherë e dëshironin 22 përind. Katër vjet më vonë, më 2020, kuota e tyre ra në 17 përqind. Rreth 85 përqind në popull thonë, se religjoni luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre. Për grupin e 18 – 24 vjeçarëve religjoni nuk ka shumë rëndësi./ DW

diamond tema turqi sherati

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan