Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...

BOSTON- Një gjykatëse federale dënoi të martën një anëtar të Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusetsit me 15 vite burg pasi ai pati pranuar fajësinë për nxjerrjen e dokumenteve ushtarake tepër sekret në lidhje me luftën në Ukrainë.
Jack Teixeira pranoi fajësinë në fillim të këtij viti për gjashtë akuza sipas Aktit të Spiunazhit, për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacionit për mbrojtjen kombëtare, pas arrestimit të tij në kuadrin e çështjes më të rëndësishme hetimore prej vitesh në lidhje me sigurinë kombëtare. I paraqitur në gjykatë i veshur me uniformën ngjyrë portokalli të burgut, ai nuk shfaqi asnjë reagim të dukshëm, ndërsa i jepej dënimi nga gjykatësja e qarkut Indira Talwani. Përpara se të dënohej, ai kërkoi falje për veprimet e tij.
"Doja të them se më vjen keq për të gjithë dëmin që solla dhe shkaktova", tha Texeira, duke iu referuar "vorbullës" që ai u shkaktoi miqve, familjes dhe të gjithë personave të tjerë të prekur që gjenden jashtë vendit. "E kuptoj se e gjithë përgjegjësia dhe pasojat bien vetëm mbi supet e mia dhe pranoj çdo gjë që kjo do të sjellë", tha ai, ndërsa i drejtohej gjyqtares.
Më pas, Teixeira përqafoi një nga avokatët e tij, shikoi nga familja e tij dhe buzëqeshi përpara se të dilte jashtë gjykatës. Shkelja e sigurisë ngriti alarmin mbi aftësinë e Amerikës për të mbrojtur sekretet e saj më të rëndësishme dhe e detyroi administratën e Presidentit Bidenit të përpiqet të frenojë pasojat diplomatike dhe ushtarake. Informacioni i dalë turpëroi Pentagonin, i cili forcoi kontrollet për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe mori masa ndëshkimore ndaj personave që u zbulua se nuk kishin ndërmarrë qëllimisht veprimet e nevojshme për sjelljen e dyshimtë të zotit Teixeira.
Teixeira, nga North Dighton, Masaçusets, pranoi fajësinë në mars për gjashtë akuza për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare, sipas Aktit të Spiunazhit. Kjo erdhi gati një vit pasi ai u arrestua për rrjedhjen më të rëndësishme të të dhënave të sigurisë kombëtare në vite.
Teixeira, i cili shërbente si ushtarak në Degën 102 të Zbulimit në Bazën Otis të Gardës Ajrore Kombëtare në Masaçusets, punonte si specialist i sistemeve të transportit kibernetik, që në thelb është një specialist i teknologjisë së informacionit përgjegjës për rrjetet e komunikimit ushtarak.
Autoritetet thanë se ai fillimisht riprodhonte dokumentet e klasifikuara tek të cilat kishte qasje dhe më pas filloi të shpërndante fotografi të dosjeve që mbanin shenja SEKRET dhe TEPËR SEKRET. Prokurorët thanë gjithashtu se ai u përpoq të mbulonte gjurmët përpara arrestimit të tij dhe autoritetet gjetën një tablet, një kompjuter portativ dhe një tastierë lojrash Xbox të copëtuara në një kosh në shtëpinë e tij.
Nxjerrja e këtyre të dhënave i ekspozoi botës vlerësimet sekrete për luftën e Rusisë në Ukrainë, përfshirë informacionin për lëvizjet e forcave në Ukrainë dhe sigurimin e furnizimeve dhe pajisjeve për njësitë ukrainase. Zoti Teixeira gjithashtu pranoi se kishte postuar informacione në lidhje me planet e një kundërshtari të Shteteve të Bashkuara për të dëmtuar forcat amerikane që shërbejnë jashtë vendit./ VOA
UKRAINA- Forcat ushtarake ruse në dhe përreth Detit Kaspik duket se po sulmojnë Ukrainën dhe ende nuk dihet ndikimi që kanë k&eu...
Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby ANGLI- Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby ka dhënë dorëheqjen pasi një raport zbuloi s...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po vepron me shpejtësi për të plotësuar postet në administ...
Elon Musk SHBA- Donald Trump ka konfirmuar se Elon Musk do të bashkëdrejtojë departamentin e ri të efikasitetit të qeverisë. ...
LINDJE E MESME- Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, përfshir&eum...
Përmbytjet në Kolumbi KOLUMBIA- Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka shpallur "Fatkeqësi Kombëtare" në përgjigje të p&e...
Foto ilustruese FRANCË- Tre fëmijë, një vajzë 13-vjeçare dhe dy djem, 2 dhe 11 vjeç u gjetën të vdekur sot...
Trump dhe Musk SHBA- Një teori konspirative zgjedhore po përhapet në mediat sociale duke pretenduar se miliarderi, Elon Musk hak&e...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga stafi i Shtëpisë s...
BRITANI E BASHKUAR- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta lejojë Ukrainën të pësoj&eum...