BOTA

"Po vepron me shpejtësi për të plotësuar postet në administratë!" Analiza: Kush janë republikanët "më besnikë" ndaj Trump që pritet të emërohen?

M.B. Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 08:04

"Po vepron me shpejtësi për të plotësuar postet në

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po vepron me shpejtësi për të plotësuar postet në administratën e tij të sapolindur me zyrtarë republikanë, të cilët kanë qenë më besnikët politikisht ndaj tij gjatë katër viteve që ai nuk ishte në detyrë. Presidenti i zgjedhur Trump, sipas njoftimeve të ndryshme të mediave amerikane, synon të emërojë Senatorin e Floridas, Marco Rubio si sekretar të shtetit.

Të martën në mbrëmje, ai njoftoi se guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, do të jetë drejtuesja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ndër të përzgjedhurit e tjerë për anëtarë të kabinetit qeveritar është edhe Pete Hegseth, i cili do të drejtojë Departamentin e Mbrojtjes. Zoti Hegseth është ish-ushtarak dhe ka drejtuar emisione në kanalin televiziv Fox News.

Rubio dhe zonja Noem radhiteshin në listën e kandidatëve të mundshëm për nënpresident disa muaj më parë. Ndërsa Trump më vonë përzgjodhi senatorin e Ohajos JD Vance, tashmë nënpresidenti i zgjedhur, si zoti Rubio ashtu edhe zonja Noem vazhduan ta mbështesin zotin Trump, që fitoi bindshëm zgjedhjet javën e kaluar përballë Nënpresidentes demokrate Kamala Harris.

Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi gjithashtu se do të emërojë ish-drejtorin e Zbulimit Kombëtar John Ratcliffe për të shërbyer si drejtor i CIA-s. Zoti Ratcliffe ishte drejtuesi i gjashtë i zbulimit kombëtar, që shërbeu gjatë tetë muajve të fundit të administratës së ish-Presidentit Trump. Zoti Trump njoftoi gjithashtu të martën se ka përzgjedhur zotin William McGinley si këshilltar ligjor të Shtëpisë së Bardhë.

Ndër njoftimet e tjera të bëra nga presidenti i zgjedhur, është se dy sipërmarrësit Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy do të bashkëdrejtojnë Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë. Në njoftim thuhet se ata do të ofrojnë këshilla dhe udhëzime "për të drejtuar reformën strukturore në shkallë të gjerë" të qeverisë federale.

Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu vendosi të emërojë si këshilltar për sigurinë kombëtare ligjvënësin nga Florida, Michael Waltz. Waltz në fillim të këtij viti mbështeti një përpjekje të ligjvënësve republikanë për t’i vënë emrin e zotit Trump aeroportit ndërkombëtar të Uashingtonit.

Presidenti i zgjedhur Trump të hënën emëroi edhe Thomas Homanin, ish-drejtuesin për emigracionin, si "drejtuesin kombëtar për çështjet e kufirit", për të drejtuar përpjekjet për të deportuar drejt vendeve të origjinës ndoshta miliona emigrantë pa dokumente që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Mediat njoftuan se Stephen Miller, një tjetër këshilltar i zëshëm kundër emigracionit, që shërbeu në mandatin e parë të ish-Presidentit Trump, do të emërohej si zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të zgjedhur për politikat.

Presidenti i zgjedhur përzgjodhi një tjetër mbështetëse të vendosur, ligjvënësen nga Nju Jorku, Elise Stefanik, si ambasadoren e re amerikane në Kombet e Bashkuara. Ai emëroi ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee, si ambasador në Izrael.

Pak përpara zgjedhjeve, zoti Trump, i cili rrallë pranon publikisht gabime, i tha drejtuesit të një emisioni podcast Joe Rogan se gabimi i tij më i madh gjatë mandatit të tij nga 2017 deri në 2021 ishte punësimi i "njerëzve të këqij, ose njerëz jo besnikë".

"Përzgjodha disa njerëz që nuk duhej t'i kisha zgjedhur", tha ai.

Disa nga zyrtarët e lartë që ish-Presidenti Trump zgjodhi në atë kohë, përfshirë ish-shefin e kabinetit John Kelly dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton, u bënë kritikë të ashpër publikë të zotit Trump, pasi ai i hoqi nga detyra. Zoti Kelly tha gjatë fushatës së këtij viti se ish-Presidenti Trump përmbushi përkufizimin e një sundimtari fashist. Ish-Presidenti Trump i sulmoi të dy ish-zyrtarët, duke e quajtur zotin Kelly "një ngacmues, por një person të dobët" dhe duke e nënçmuar zotin Bolton si "një idiot".

Përpara zgjedhjeve, zoti Bolton tha se: “Ajo që Trump-i do të kërkojë nga kandidatët për postet e larta në një mandat të dytë është besnikëria. Ai dëshiron burra që thonë vetëm ‘po’ dhe gra që thonë vetëm ‘po’.”

Senatori Rubio u përplas ashpër me zotin Trump gjatë kandidimit të tyre në vitin 2016 për marrjen e kandidaturës zyrtare për president të Partisë Republikane, që u fitua nga zoti Trump. Zoti Rubio bëri shpoti ndaj zotit Trump duke i thënë se kishte duar të vogla dhe një nxirje të lëkurës ngjyrë portokalli, ndërsa zoti Trump e nënçmoi duke e quajtur "i vogli Marko".

Por senatori Rubio, si shumë kritikë të tjerë të dikurshëm të zotit Trump, ishte një mbështetës i vendosur i tij gjatë fushatës së këtij viti. Vitet e fundit, zoti Rubio ka mbajtur haptazi një linjë të ashpër në politikën e jashtme, duke mbajtur qëndrime të ashpra për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën, Iranin, Venezuelën dhe Kubën.

Ai ka qenë ndonjëherë në mosmarrëveshje me republikanët që ishin skeptikë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konfliktet e largëta, si ndihmat për financimin e luftës së Ukrainës ndaj sulmit të Rusisë në vitin 2022. Por kohët e fundit, ai votoi kundër dërgimit të ndihmave të mëtejshme ushtarake amerikane në Ukrainë, ndërsa zoti Trump ka shprehur gjithashtu skepticizëm për vazhdimësinë e ndihmave amerikane për Kievin.

Zoti Rubio i tha kanalit NBC News në shtator se, “Mendoj se ukrainasit kanë qenë kaq të guximshëm dhe të fortë në përballjen me Rusinë. Por në fund të fundit, ajo që po financojmë këtu është një luftë në ngërç dhe duhet të arrihet në një përfundim, ose ai vend do të kthehet 100 vite prapa”.

"Unë nuk jam në anën e Rusisë - por për fat të keq, realiteti është se mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë është me një zgjidhje të negociuar", tha zoti Rubio.

Zonja Noem mori vëmendje në nivel kombëtar dhe fitoi lëvdata nga konservatorët pasi refuzoi të miratonte një urdhëresë për mbajtje maskash gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2021.

Presidenti i zgjedhur Trump mendohet se po e shqyrtonte madje emrin e saj si kandidate për nënpresidente. Por ajo u përball me kritika të gjera, pasi shkruajti në një libër kujtimesh se pati vrarë me armë një qen "të patrajnueshëm" që ajo "e urrente", në fermën e familjes së saj.

Waltz është një ish-ushtarak i njësive të forcave speciale të ushtrisë amerikane, i cili ndan pikëpamjet e Presidentit të zgjedhur Trump për emigracionin e paligjshëm dhe skepticizmin për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për Ukrainën. Waltz, i cili gjithashtu ka shërbyer në Gardën Kombëtare me gradën kolonel, ka kritikuar aktivitetin e Kinës në rajonin Azi-Paqësor dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë gati për një konflikt të mundshëm në rajon.

Po aq të rëndësishëm sa përzgjedhjet fillestare të Presidentit të zgjedhur Trump janë edhe emrat e dy ish-zyrtarëve që ai i ka refuzuar deri më tani për postet kryesore në administratën e tij të re: Nikki Haley, ish-ambasadorja e tij në Kombet e Bashkuara dhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Zonja Haley kandidoi përballë zotit Trump për të marrë kandidimin zyrtar republikan për president në vitin 2024 dhe zoti Pompeo shqyrtoi mundësinë e kandidimit përballë zotit Trump, por më pas u tërhoq.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump shkon në Uashington të mërkurën për t'u takuar me Presidentin Joe Biden, që fitoi përballë zotit Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Bisedat pritet të përqëndrohen tek transferimi i pushtetit kur Presidenti i zgjedhur Trump të inaugurohet më 20 janar. Zoti Trump po planifikon të takohet edhe me ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan