Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kanë komentuar dështimin e përfshirjes së Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Rohde deklaroi se qëndrimi i qartë i Berlinit dhe Parisit është komunikuar që në fillim të vitit të kaluar. Ai shtoi se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
“E kemi bërë të qartë pozitën tonë; e duam Kosovën në Këshillin e Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur. Por kjo varet nga hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë, ashtu siç janë përshkruar në letrën e vitit të kaluar nga presidenti Macron, kancelari Scholz dhe kryeministrja Meloni. Pra, topi është në fushën e Kosovës. Dërgojeni draftin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rohde në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai theksoi se pa këtë hap nuk mund të ketë përparim drejt anëtarësimit. Sipas tij mosndërmarrja e hapave nuk është zgjidhje.
“Pa përmbushjen e këtij kushti, nuk mund të lëvizet përpara. Dërgojeni atë në institucionin tuaj për të verifikuar nëse është në përputhje me Kushtetutën. Asgjë nuk ka ndodhur deri tani, dhe nëse vazhdon kështu, nuk mund të prisni rezultate të tjera. Mosndërmarrja e hapave nuk është zgjidhje”, theksoi ambasadori gjerman.
Ndërkohë, ambasadori francez, Olivier Guerot, tha se qëndrimi i Francës është i njëjtë me atë të Gjermanisë dhe se Asociacioni nuk përbën kërcënim për sovranitetin e Kosovës.
“Asociacioni është një temë e vjetër që diskutohet prej vitesh. Shohim përsëritje të frikës se ai mund të shndërrohet në një ‘Republikë Serbe’ të re, dhe e kuptoj këtë shqetësim, njerëzit në Kosovë kanë vuajtur dhe kanë luftuar për një shtet sovran e funksional”, u shpreh Guerot.
Ai sqaroi se draft-statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk i jep Asociacionit kompetenca të ngjashme me ato të entitetit serb në Bosnje.
“Republika Serbe ka policinë dhe legjislacionin e vet, Asociacioni nuk do t’i ketë këto. Republika Serbe është pjesë e Kushtetutës së Bosnjës, Asociacioni do të jetë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Janë dy koncepte tërësisht të ndryshme”, përfundoi Guerot.
KOSOVË- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, njëherësh nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas do të jetë...
AUSTRALI- Shira të rrëmbyeshëm goditën Australinë lindore duke shkaktuar përmbytje të gjera që bll...
KRETË- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 06:19 në o...
foto ilustruese TURQI- Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Turqi,&...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes...
trump, rubio SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në SHBA. Trump shprehu ngush...
foto ilustruese SHBA- Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në Uashington janë qëlluar për vdekje ...
SHBA- Një moment tensioni shpërtheu gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump, kur një...
TIRANA- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të...
IZRAEL- Izraeli ka një plan "shumë të organizuar" për të arritur qëllimet e tij të luftës në Gaza, thek...