Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

IZRAEL- Disa analistë thonë se Izraeli po përpiqet të nxisë ndarje të brendshme në Liban si pjesë e fushatës së tij kundër Hezbollahut. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jacob Russell nga fshati Aitou në veri të Libanit, pavarësisht luftës shkatërruese, disa libanezë shohin një mundësi për ta bashkuar vendin.
Ndërsa Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore kundër Hezbollahut në Liban, shumica e tyre kanë goditur pjesën jugore të vendit dhe periferitë e Bejrutit, zona kryesisht myslimane ku Hezbollahu ka mbështetje dhe infrastrukturë.
Disa predha kane rënë edhe në zona të largëta me popullsi të përzier ose të krishterë, sikurse fshati Aitou, vende që duket se nuk kanë lidhje me luftën më në jug të vendit.
Mbi këto rrënoja dikur qëndronte një ndërtesë që strehonte një familje të madhe refugjatësh të zhvendosur nga Libani jugor. Në fillim të javës, një raketë e rrafshoi ndërtesën, duke shkaktuar 22 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Kombeve të Bashkuara.
Izraeli nuk ka komentuar për këtë apo sulme të tjera të ngjashme, por për shumë njerëz mesazhi duket i qartë se rreziku është i lartë po të jesh pranë myslimanëve të sektit shiite apo shia.
Zëri i Amerikës bisedoi me analistin Michael Young të Qendrës Carnegie për Lindjen e Mesme.
“Mendoj se është një përpjekje izraelite për ta izoluar komunitetin shiit dhe për t'i bërë ata të padëshiruar brenda Libanit. Ata duan që Hezbollahu dhe mbështetësit e tij në thelb, ta kuptojnë se brenda Libanit, ata janë të vetëm kundër Izraelit”.
Për shumë vite, Hezbollahu ishte forca politike më e fuqishme në Liban. Tani i dobësuar rëndë, ekziston frika se një vakum pushteti mund të çojë në paqëndrueshmëri të mëtejshme, situatë që Izraeli e kupton mirë.
“Ju keni një mundësi për ta shpëtuar Libanin përpara se të bjerë në humnerën e një lufte të gjatë që do të çojë në shkatërrim dhe vuajtje sikurse në Gazë. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Kryeministri Netanyahu në një fjalim me video drejtuar popullit libanez.
Vidoeja me titull “Një mesazh për popullin libanez” pati një shikueshmëri të lartë brenda vendit si një nxitje për konflikt civil.
“Fjalimi i Netanyahut drejtuar libanezëve, ku thotë se nëse nuk frenoni Hezbollahun ne do ta bëjmë Libanin si Gazën, është një përpjekje e drejtpërdrejt për të krijuar një përçarje midis popullit libanez dhe komunitetit shia.”, thotë Makram Oueiss me Qendrën Libaneze për Studimin e Politikave.
Privatisht, shumë njerëz shprehin pakënaqësitë ndaj Hezbollahut dhe mbështetësve të tyre dhe kanë frikë nga sulmet izraelite ndaj komunitetit shiit. Për ta është ende e freskët lufta civile e viteve 1970 dhe 1980.
“Askush nuk e dëshiron një luftë civile mes sekteve fetare. Duhet kuptuar se brenda shoqërisë libaneze është i rrënjosur refuzimi i çdo gjëje që mund të çojë në një konflikt sektar”, thotë analisti Michael Young.
Punonjësit e shpëtimit në fshatin Aitou dhe banorët përpiqen ta balancojnë frikën e tyre përballë dëshirës për unitet.
“Njerëzit janë vërtet të frikësuar. Sigurisht të gjithë jemi libanezë. Nuk ka dallim mes nesh dhe atyre”, thotë Jean Hetti, banor i fshatit Aitou.
Disa shohin një mundësi që në fund të luftës, shteti të rimarrë kontrollin e disa pjesëve të kontrolluara nga Hamasi.
“Patjetër që ka mundësi (për ndryshim), por mendoj se do të ishte një gabim i madh për Amerikën dhe Izraelin që të përpiqen ta imponojnë nga jashtë. Kjo do ta nxiste Hezbollahun të reagojë dhe të thotë se të dy vendet po përpiqen të imponojnë një realitet të ri në Liban”, thotë analisti Young.
Situata në Liban nxjerr në pah një tjetër paradoks, ku agresioni izraelit po arrin të mbjellë përçarje dhe të krijojë unitet në të njëjtën kohë, me një ardhme të pasigurte për vendin./VOA
LIBAN- Ushtria izraelite ka njoftuar se ka shkatërruar një qendër komanduese nëntokësore të Hezbollahut, pika më e the...
MALI I ZI- Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, partitë proserbe përsërit&eu...
IZRAEL- Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm me dron në shtëpinë e tij n...
IZRAELI- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell thotë se përvjetori i sulmit terrorist të 7 tetorit në I...
LINDJE E MESME- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të shtunën se Hamasi – i cili është i shpallur or...
SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka thënë se çështje për t&...
LINDJE E MESME- Një dron nga i nisur nga Libani goditi qytetin bregdetar të Cezaresë, ku jeton kryeministri Benjamin Netanyahu teksa dy t&...
BRUKSEL- Vetëm pak javë para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Europian (KE) do të miratojë dhe bëj...
LINDJE E MESME- Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite që kishin n&eum...
UKRAINA- Rusia ia ktheu Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të premten, thanë autoritetet ukrainase. Ky veprim dukej se ishte riatdhesimi m&eu...