Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...

LINDJE E MESME- Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite që kishin në shënjestër disa shtëpi në një shesh të premten në Xhabalia, kampi më i madh i refugjatëve në Rripin e Gazës, thanë ekipet mjekësore në këtë zonë. Banorë të këtij kampi thanë se tanket hodhën në erë rrugë dhe shtëpi ndërsa vazhdojnë të avancojnë më tej në territorin palestinez.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA tha se të paktën 20 gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vrarëve. Mjekët thanë se të paktën 85 persona të tjerë u plagosën. Autoritetet izraelite ende nuk kanë bërë komente për sulmin.
Para sulmeve të reja, autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës thanë se të paktën 39 palestinezë, 20 prej tyre në Xhabalia, ishin vrarë nga sulmet ushtarake izraelite në të gjithë Gazën të premten. Banorët e kampit Xhabalia në Gazën veriore thanë se tanket izraelite kishin arritur në qendër të kampit, të ndihmuara nga artileria e rëndë dhe sulmet ajrore.
Ata shtuan se ushtria izraelite po shkatërronte dhjetëra shtëpi në ditë, nga ajri dhe toka. Ushtria izraelite tha se forcat e saj, të cilat kanë operuar në Xhabalia në dy javët e fundit, vranë dhjetëra militantë gjatë luftimeve të enjten dhe kryen sulme ajrore, duke shkatërruar infrastrukturën ushtarake të militantëve palestinezë.
Më vonë të premten, banorët në Xhabalie dhe dy qytete aty pranë thanë se komunikimet dhe shërbimet e internetit ishin ndërprerë, duke shkaktuar edhe ndërprerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit nga ekipet mjekësore të ambulancave dhe aftësinë e njerëzve të prekur nga operacionet izraelite për të kërkuar ndihmë.
Përshkallëzimi i operacionit izraelit në Xhabalia vjen një ditë pasi autoritetet izraelite njoftuan se ushtria izraelite kishte vrarë udhëheqësin e Hamasit, Yahya Sinwar. Ai konsiderohej armiku numër një i Izraelit, sepse akuzohej se ishte arkitekt i sulmit të 7 tetorit 2023 në Izraeli jugor, më vdekjeprurësi në historinë e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.
Ushtria izraelite thotë se operacioni i saj në Xhabalia synon të frenojë rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit dhe kryrjen e sulmeve të reja ndaj Izraelit. Izraeli ka goditur vazhdimisht kampet e refugjatëve dhe shkollat që strehojnë personat e zhvendosur në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite thotë se kryen sulme të sakta ndaj militantëve dhe përpiqet të shmangë viktimat mes civilëve, por në sulmet e saj shpesh vriten gra dhe fëmijë.
Lufta e tanishme në Rripin e Gazës filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe rreth 250 të tjerë u morën peng. Më shumë se 42,000 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake izraelite deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës./ VOA
UKRAINA- Rusia ia ktheu Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të premten, thanë autoritetet ukrainase. Ky veprim dukej se ishte riatdhesimi m&eu...
UKRAINA- Kremlini nuk mund të kishte kërkuar një publicitet më të mirë në një kohë më të mirë se k...
LIBAN- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ditën e sotme ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati për tensionet...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, pret që pas vizitës së presidentes së Komisionit Ev...
HAMAS- Hamasi, në të kaluarën e tij, ka humbur shumë liderë, por pas çdo eleminimi ka lufuar edhe më fortë. Sig...
GJERMANIA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë të shpejtë në Gjermani të premten, ndërsa Berlini e nderoi atë me ...
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së b...
HAMAS- Shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hamasit janë vrarë që nga sulmi i grupit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ...
RAFAH- Pamjet e sulmit ndaj liderit të Hamasit, Yahya Shinwar, janë publikuar nga ushtarët izraelit të shoqëruara nga dëshm...
Viktor Orban BRUKSEL- Kritikat kundër Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, brenda Bashkimit Evropian dhe në Budapest po rriten, ndërsa po ...