I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka thënë se çështje për të cilat SHBA-ja dhe Serbia nuk pajtohen, por se mendon se mund të punojnë së bashku pavarësisht se kanë mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, siç është Kosova.
Hill gjatë intervistës për televizionin serb K1, është pyetur për investimin e SHBA-së, Turqisë e Britanisë së Madhe në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Hill tha se Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka njohur Kosovën vite më parë. Më tej Hill theksoi se kanë mendime të ndryshme për disa çështje që duhet të vazhdohet të punohet për to.
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vendim dhe ja ku jemi. Pra pyetja është nëse ne mund të punojmë së bashku, pavarësisht se kemi mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, çështje që janë të rëndësishme për ju dhe të rëndësishme për ne. Mendimi im është se ne mund të vazhdojmë të punojmë për çështjet, edhe pse kemi mosmarrëveshje, unë nuk jam këtu për t’ju thënë se mund të biem dakord për gjithçka, por unë jam këtu për t’ju thënë se do të përpiqemi të kuptojmë situatën, të ecim përpara,”tha Hill.
Gjithashtu Hill u pyet edhe në lidhje me Rezolutën 1244, duke i thënë se Serbisë askush nuk i ka thënë se e njëjta nuk është në fuqi dhe se ajo nuk respektohet dhe se Amerika, e cila qëndron për sundimin e ligjit, po bën diçka përtej asaj rezolute. Hill tha se nuk mund të diskutojë më për të kaluarën por tha se ajo që ai mund të bëjë është të shikojë se ku jemi sot dhe të shohë nëse ka vend për të punuar më shumë së bashku.
“Dhe mendoj se ka, megjithëse kemi disa mosmarrëveshje”, tha ambasadori amerikan.
Sipas Hill, askush nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan gjërat në vitin 1999, por ato ndodhën dhe më pas tha se arritëm në një situatë dhjetë vjet më vonë, ku kur shikoni se cilat ishin zgjedhjet, asnjë nga zgjedhjet nuk ishte e mrekullueshme dhe ShBA-ja bëri që zgjedhjen e njohjes së Kosovës. Më tej shtoi se Serbia bëri një zgjedhje tjetër, por kjo nuk do të thotë se ShBA-ja dhe Serbia nuk mund të diskutojnë për një milion çështje të tjera.
I pyetur nëse mendon se Kosova rrezikohet nga një kërcënim për sigurinë nga Serbia, siç edhe ka thënë në shumë raste kryeministri Albin Kurti, Hill tha se nuk dëshiron të flasë për atë që mendon Kurti, por theksoi se SHBA-ja dëshiron të jetë e sigurt se ka një mirëkuptim të qartë me Serbinë për atë që po tentohet të arrihet përmes bisedimeve.
“Qëndrimi ynë është se Serbia i mori seriozisht këto bisedime. Ky është një proces diplomatik. Diplomacia nënkupton bisedë. Biseda zgjat shumë. Unë e kuptoj zhgënjimin e njerëzve për këtë çështje, por ne jemi të përkushtuar”, u shpreh Hill.
Hill ths se SHBA-ja po përpiqet të ndihmojë në këtë situatë, për ta bërë rajonin më të mirë dhe më të sigurt dhe për ta bërë situatën në Ballkan shumë më të mirë se sa ishte në të kaluarën. Hill shtoi se ai nuk mund të premtojë ndonjë mrekulli apo të ndryshojë mendjen e njerëzve të tjerë për këtë, por ai mund të premtojë se SHBA-ja është serioze në përpjekjen për të zgjidhur këto çështje dhe serioze për një proces që çon në marrëdhënie më të mira midis SHBA-së dhe Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me fjalimin e presidentit serb, Alleksandar Vuçiç në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe nëse të mëdhenjve u pëlqen të dëgjojnë kritika për veten e tyre, Hill tha se ai e ka parë atë fjalim dhe se në epokën e komunikimeve moderne nuk ka gjë të tillë që t’i drejtohet vetëm një audience.
“Unë e kuptoj se ka zhgënjime në Serbi për shkak të ngjarjeve të dekadave të mëparshme, madje edhe të shekujve, por mendoj se Serbia duhet të kuptojë se disa njerëz do ta kuptojnë, e disa jo. Kur shikon kompleksitetin e Ballkanit sot, ai është po aq kompleks sa ishte 25 vjet më parë, por bota nuk është e fokusuar në të tani. Bota ka probleme të tmerrshme në Lindjen e Mesme, një problem i tmerrshëm me agresionin rus kundër Ukrainës, ka probleme të mëdha ekonomike në mbarë botën”, tha ai dhe shtoi se jo të gjithë do të ndalen dhe do të dëgjojnë gjithçka që po ndodh në Ballkan. Ne që jemi të vendosur këtu, ne që kemi për detyrë të punojmë në këto çështje, duhet t’i kuptojmë ato dhe unë kam shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur t’i kuptoj gjërat”, shtoi ai.
LINDJE E MESME- Një dron nga i nisur nga Libani goditi qytetin bregdetar të Cezaresë, ku jeton kryeministri Benjamin Netanyahu teksa dy t&...
BRUKSEL- Vetëm pak javë para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Europian (KE) do të miratojë dhe bëj...
LINDJE E MESME- Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite që kishin n&eum...
UKRAINA- Rusia ia ktheu Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të premten, thanë autoritetet ukrainase. Ky veprim dukej se ishte riatdhesimi m&eu...
UKRAINA- Kremlini nuk mund të kishte kërkuar një publicitet më të mirë në një kohë më të mirë se k...
LIBAN- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ditën e sotme ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati për tensionet...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, pret që pas vizitës së presidentes së Komisionit Ev...
HAMAS- Hamasi, në të kaluarën e tij, ka humbur shumë liderë, por pas çdo eleminimi ka lufuar edhe më fortë. Sig...
GJERMANIA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë të shpejtë në Gjermani të premten, ndërsa Berlini e nderoi atë me ...
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së b...